Finalizohet me sukses projekti “Mbrojtja dhe Parandalimi i Zjarreve në Pyje”
– Ditën e sotme u zhvillua ceremonia përmbyllëse e projektit pilot “Mbrojtja dhe Parandalimi i Zjarreve në Pyje” i cili u mundësua nga financimi i Marianne Graf-AAP në bashkëpunim më Bashkinë Mirditë.
Ky projekt konsistoi në rritjen e kapaciteteve lokale për shuarjen e zjarreve në pyje duke i shtuar sherbimeve ndaj pyjeve një zjarrëfikëse dhe materialet për krijimin e pesë pikave për shuarjen e zjarreve të vendosura në njësitë administrative që kanë më shumë pyje.
Kryetari i Bashkisë Z. Ndrec Dedaj falendëroi Znj. M Graf për ndihmën e saj bujare të dhënë ndër vite e veçanërisht në vitet e fundit. Ai tha se ky projekt ndikon në rritjen kapaciteteve lokale për t’u përballur me fenomin e rrezikshëm të zjarreve në pyje. Gjithashtu Z. Dedaj falenderoi Qeverinë Austriake dhe popullin austriak për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Bashkisë Mirditë.
Znj Marinne Graf theksoi se është detyrë e të gjithëve që të mbrojmë pyjet dhe krijimin dhe jo vetëm e zjarrëfikësve. Pajisja me mjetet e nevojshme për shuarjen e zjarreve në pyje dhe sensibilizimi i të rinjvë është një nevojë urgjente, theksoi ajo.
Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Sh.K.T. Christian Steiner i pranishëm në këtë event në nderim të Znj. Graf theksoi se vullnetarizmi do të ishte një kontribut i çmuar në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.
Ipeshkvi i Rrëshenit Imzot Gjergj Meta konsideroi komunitetin si hallkën kryesore në mbrotjen e mjedisit dhe pyjeve.
Ekperti i pyjeve Abdulla Diku vuri në dukje lidhjen e pandashme ndërmjet njeriut dhe pyjeve.
Ky event përfshiu edhe të rinjtë e shkollave të cilët ishin të pranishëm më punimet e tyre kushtuar pyjeve dhe mjedisit.
Përfaqesuaes nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Sherbimit Zjarrëfikës, Zonave të mbrojtura dhe shoqërisë civile u bënë pjesë e këtij eventi.
0 Comments