Solidarizim dhe lutje për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri
Në ditën e Zisë Kombëtare 13 shkurt të shpallur nga qeveria shqiptare, Bashkia Mirditë iu bashkua lutjes mbarëkombëtare për viktimat e tragjedisë së madhe të shkaktuar nga tërmeti në kufirin turko-sirian. Përmes kremtimit të një meshe të shenjtë në Katedrale të udhëhequr nga Ipeshkvi i Dioqezës Mons. Gjergj Meta, dhe më pas së bashku me qytetarët e shumtë për të ndezur qirinj, në sheshin “Abat Doci” në shenjë lutjeje për viktimat e shumta nga tërmeti apokaliptik në Turqi dhe në Siri.
Edhe në qytetin tonë mbizotëroi solidariteti kolektiv për të lehtësuar sadopak dhimbje të tejskajshme njerëzore. Mirdita, përmes gjesteve të tilla domëthënëse, vazhdon të ruajë traditën e ndarjes së dhimbjes me të tjerët në raste fatkeqësie, një nga virtytet më hyjnore që e kemi të trashëguar nga të parët tanë.
0 Comments