Vendim i Bashkise Mirdite per përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet per afishimin e tyre gjate fushates zgjedhore.
Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” në zbatim të nenit 79 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar”, të ndryshuar me ligjin nr. 101/2020, udhëzimit nr.1 datë 31.05.2017 (ndryshuar me vendimin nr 153 datë 11.04.2019) të KQZ “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”, nenit 24 të ligjit 90/2017 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8580 datë 17.02.2020 “Për partitë politike”, ligjit nr. 8224 datë 15.05.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës” azhornuar me ligjin nr.8335 datë 23.04.1998;
VENDOS:
1. Të gjitha subjektet zgjedhore në Bashkinë Mirditë të veprojnë në përputhje me dispozitat e përcaktuara.
2. Pranë zyrave dhe ambjenteve të çdo njësie administrative të Bashkisë Mirditë të kryhet afishimi i materiale edukative zgjedhore, në dispozicion të KQZ ose palëve të treta që nuk promovojnë fushatën e një subjekti të caktuar zgjedhor.
3. Në vendet e afishimit, subjektet zgjedhore lejohen të afishojnë vetëm materiale të programeve të tyre zgjedhore.
4. Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore lejohet përdorimi dhe afishimi i çdo materiali statik për propagandë zgjedhore, përfshirë flamujt dhe posterat, vetëm në një largësi prej deri 5 metrash nga zyra zgjedhore e partisë politike apo subjektit zgjedhor përkatës.
5. Të gjitha subjektet zgjedhore duhet të japin informacion për adresat e sakta të zyrave elektorale.
6. Nëse materialet propagandistike të subjekteve zgjedhore vendosen në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në ligjet dhe udhëzimet e sipërcituara, Policia Bashkiake merr masa të menjëhershme për heqjen e tyre.
0 Comments