Panairi i zejtarëve dhe prodhimeve vendase të zonës së Mirditës.
Në sheshin ” Abat Doçi ” Rrëshen u zhvillua panairi i zejtarëve dhe prodhimeve vendase të zonës së Mirditës.
Në panair u shfaqën zejet dhe ushqimet tradicionale të zonës si dhe u promovua potenciali turistik i zonës.
Kishim kënaqësinë të mirëprisnim në këtë panair:
-Znj. Sabine Kania, Menaxhere e UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën.
– Z. Estevan Ikonomi, Menaxher Grantesh pranë UNOPS Albania.
-Z. Sokol Muça, Drejtor në Institutin Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgëmisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
-Znj. Valbona Mazreku, Drejtuesen e Milieukontakt Albania.
Z. Andi Tepelena, Drejtues i Art Kontakt.
-Përfaqësuesit e organizatës Tek Bunkeri.
Kryetari i Bashkisë Mirditë Z. Albert Melyshi përshëndeti të pranishmit si dhe i falenderoi organizatat fituese për implementinin e projekteve të tyre në Mirditë, duke kontribuar kështu në promovimin e kulturës dhe traditës sonë si dhe në zhvillimin turistik të Mirditës. Ai u shpreh se Bashkia Mirditë do të jetë e hapur ndaj çdo bashkëpunimi që ka si qëllim asistencën ndaj qytetarëve dhe zhvillimin e Mirditës.
Panairi u organizua në kuadër të programit EU4Culture, i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.
0 Comments