Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Bashkojmë zemrat e dhurojmë dashuri!

FTESË E HAPUR
Bashkojmë zemrat e dhurojmë dashuri!
Rrëshen, më 23 dhjetor 2023,

Drejtuar çdo mirditori vullnetmirë e zemërgjerë, që në këtë prag festash të bashkohemi të gjithë, duke treguar si gjithmonë vlerat e larta njerëzore dhe bujarinë që ndër shekuj na ka karakterizuar! Le të heqim diçka nga vetja, familja jonë, për ta ndarë me ata që kanë më shumë nevojë e më pak mundësi!
Me iniciativën e Bashkisë Mirditë në bashkëpunim me Motrat e Shën Xhovanna Antidës dhe Vizion OJF është ndërmarrë një nismë bamirësie, e cila ka filluar me kontributin e të gjithë punonjësve të Bashkisë, duke vijuar më tej me këtë ftesë të hapur drejtuar çdo qytetari mirditas, brenda dhe jashtë kufijve të vendit, biznesmenë e kushdo tjetër, për të kontribuar me zemër sipas mundësisë, për familjet në nevojë në zonën tonë.
Faleminderit dhe për shumë mot Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2024!
Urojmë begati në familjet tuaja!

*Komisioni i mbledhjes së kontributeve ndodhet në sallën e
Këshillit Bashkiak Mirditë, ditën e martë, datë 26 dhjetor ora 08:00- 14:00.

Email: info@bashkiamirditë.gov.al
Nr. Kontakti:
☎️+3552162333
+355695755444
+355696890984

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.