Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Njoftime

FTESË ZYRTARE

[14:09, 5/8/2026] Diana Laska: Bashkia Mirditë ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në aktivitetin:

🇦🇱 “Mirdita drejt Europës” 🇪🇺

Ky aktivitet synon prezantimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian, të cilat kontribuojnë në zhvillimin social, ekonomik dhe institucional të Mirditës, si dhe forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, partnerëve dhe komunitetit.

📋 Axhenda e aktivitetit

🇪🇺 Investimet Evropiane në Mirditë

🕘 09:30 – 09:55
📍 Bashkia Mirditë / Sheshi “Abat Doçi”

🏛️ BE për Bashkitë 2

📌 Lançimi rajonal i fazës së dytë të programit EU4Municipalities
🕙 10:00 – 11:00

🏗️ Inaugurimi i punimeve të rikonstruksionit dhe termoizolimit të objektit “Info-Kulla”

🕦 11:30 – 12:10
📍 Info-Kulla

📚 Prezantimi i librit “Mirdita” nga Marianne Graf

🕛 12:10 – 13:15

Ju mirëpresim!

Mbi ecurinë e Paketës së Maleve – Bashkia Mirditë

Në vijim të interesit publik për Paketën e Maleve, Bashkia Mirditë informon qytetarët se procesi ka vijuar dhe do të vijojë në mënyrë të hapur, transparente dhe të aksesueshme për të gjithë.

Që nga hyrja në fuqi e Ligjit nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve”, janë ndërmarrë këto hapa:

– Njoftimi i parë zyrtar më 29 maj 2025
– Njoftimi i dytë më 16 korrik 2025, pas hapjes së aplikimeve në e-Albania, për Shprehje Interesi.
– Ftesa publike e hapur për takimin “Investo në Mirditë” më 1 gusht 2025
– Zhvillimi i takimit konsultativ të hapur më 12 gusht 2025.

Gjatë gjithë procesit është ofruar informim dhe asistencë për qytetarët, duke garantuar transparencë dhe përfshirje.

Deri më sot janë regjistruar mbi 200 shprehje interesi, duke reflektuar një pjesëmarrje të gjerë dhe duke shërbyer si bazë për përcaktimin e zonave prioritare për zhvillim.

Në zbatim të Ligjit nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve”, Udhëzimit nr. 2, datë 15.10.2025 dhe VKM nr. 180, datë 19.03.2026, për zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Mirditë, është miratuar Udhëzimi i Bashkisë Mirditë nr. 25, datë 15.04.2026, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për mënyrën e paraqitjes së aplikimit dhe procedurën administrative për njohjen si posedues jo pronar.”

Aplikimet do të kryhen online në portalin e-Albania https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16987 .

Kërkesa duhet të shoqërohet me plan rilevimi të sipërfaqes së poseduar, të hartuar nga një ekspert gjeodet i licensuar, si dhe me një ose më shumë nga dokumentet e mëposhtme:

•Dokumentacion tatimor që vërteton ushtrimin e aktivitetit ekonomik mbi pasurinë;
•Fatura të shërbimeve te lidhura me pasurinë si: pagesat per energjinë elektrike, uje etj.;
•Deklarata/dëshmi të banorëve dhe autoriteteve vendore që vertetojnë perdorimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të pakten 10 (dhjetë) vitesh;
•Fotografi, ortofoto ose prova të tjera material që vërtetojnë posedimin;
•Çdo dokument tjeter i cili provon lidhjen e subjektit aplikues me pasurinë.

Për çdo paqartësi apo asistencë, gjatë procesit të aplikimit dhe për informacion mbi kriteret, qytetarët mund të paraqiten pranë Zyrës së Pritjes së Qytetarëve, Bashkia Mirditë.

Bashkia Mirditë do të vijojë procesin duke ofruar të gjithë asistencën e nevojshme dhe duke garantuar transparencë të plotë.

 

NJOFTIM ZYRTAR (Për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Mirditë.)

 

Bashkia Mirditë informon qytetarët, bizneset dhe të gjitha palët e interesuara se, në zbatim të Ligjit nr.20/2025 për Paketën e Maleve është bërë shpallja e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në territorin e Bashkisë Mirditë me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 180, datë 19.3.2026.

1. Zonat e shpallura janë si më poshtë:

Zona nr. 1, fshatrat Fan, Bisakë, Klos, Konaj, Shëngjin, Sang, Thirrë, Xhuxhë, Shtrungaj, Zall Xhuxhë, Katundi i Ri, Dardhëz, Hebe, Domgjon, Gjakëz dhe Munellë, pjesë e Njësisë Administrative Fan, Bashkia Mirditë, qarku Lezhë, me sipërfaqe 17088 (shtatëmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

Zona nr. 2, fshatrat Lurth dhe Ujë, pjesë e njësive administrative Kthellë dhe Rrëshen, Bashkia Mirditë, qarku Lezhë, me sipërfaqe 1470 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

Zona nr. 3, fshatrat Kullaxhi, Ndërshen, Lgjin, Bulshar, Planet, Nënshejt, Grykë-Orosh, Mashtërkor, Shtrungaj dhe Lajthizë, pjesë e njësive administrative Orosh dhe Fan, Bashkia Mirditë, qarku Lezhë, me sipërfaqe 9078 (nëntë mijë e shtatëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

Zona nr. 4, fshatrat Kodër-Rrëshen, Tarazh, Malaj, Malaj i Epërm, Perlat Qendër, Perlat i Sipërm, Shebe, Tharr, Trojë, Prosek; qyteti Kurbnesh, fshatrat Lufaj, Bardhaj, Lëkundë, Zajs, Kthellë e Sipërme, Kurbnesh-fshat, Mërkuth, Kumbull, pjesë e njësive administrative Rrëshen, Kthellë dhe Selitë, Bashkia Mirditë, qarku Lezhë, me sipërfaqe 19731 (nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tridhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

Zona nr. 5, fshatrat Gëziq, Kullaxh dhe Pshqesh, pjesë e njësive administrative Rrëshen dhe Orosh, Bashkia Mirditë, qarku Lezhë, me sipërfaqe 1565 (një mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr. 6, fshatrat Kaçinar, Arrëz, Kuzhnen, Simon, Shëngjergj, Shtuf, Shpërdhezë, Bukmirë dhe Pshqesh, pjesë e njësive administrative Kaçinar, Orosh dhe Rrëshen, Bashkia Mirditë, qarku Lezhë, me sipërfaqe 10599 (dhjetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

Zona nr. 7, fshatrat Fierzë, Bulshizë, Fang, Rasfik, Katund i Vjetër, Munaz, Rreja e Zezë, Rreja e Velës, Vau Shkezë, Rrethi i Sipërm, Livadhëz, Bulger, pjesë e Njësisë Administrative Rubik, Bashkia Mirditë, qarku Lezhë, me sipërfaqe 12563 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këto zona, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.

Bashkëlidhur gjeni dhe vendimin përkatës:

https://qbz.gov.al/share/M9B8POYsS9Sp1IicHBpLeQ

 

ReLOaD 3

 

 Edhe një ditë nga mbyllja e aplikimeve! 
Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me Programin ReLOaD3, fton Organizatat e Shoqërisë Civile të aplikojnë në Thirrjen e Parë Publike për Projekt-Propozime, e financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Undp.
Afati i fundit për të aplikuar: 20 janar 2026