Kryetari i Bashkisë Mirditë pjesë e forumit BE-Shqipëri për qeverisjen vendore.
Më 27 dhe 28 maj 2025, në Bruksel u zhvillua takimi i parë i Komitetit të Përbashkët Konsultativ (JCC) ndërmjet Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të qeverisjes vendore nga Shqipëria.
Në këtë forum ndërinstitucional mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, si pjesë e delegacionit shqiptar të bashkive.
Ndër të tjera u diskutua për:
-Vlerësimin e impaktit të politikave të BE-së në territor,
-Nxitjen e dialogut të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet politike në BE,
-Përfshirjen aktive të bashkive shqiptare në rrjetet evropiane të qeverisjes vendore.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, duke forcuar dialogun mes autoriteteve vendore shqiptare dhe institucioneve evropiane.
0 Comments