Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Fëmijët e QKF Mirditë pjesëmarrës në Festivalin Mbarëkombëtar të Instrumentistëve të Vegjël Popullorë.

Qendra Kulturore e Fëmijëve – Mirditë ishte pjesë e edicionit të 21-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Instrumentistëve të Vegjël Popullorë, organizuar çdo vit në Fushë-Arrëz.

Ky festival tashmë i kthyer në traditë, është një përvojë e jashtëzakonshme artistike për fëmijët dhe organizatorët.

Mes shumë grupeve pjesëmarrëse nga treva të ndryshme shqiptare, instrumentistët e vegjël të QKF-Mirditë u vlerësuan me Çmimin e Parë, me motivacionin:
“Për performimin me cilësi të lartë.”

Ky vlerësim përfaqëson një shpërblim të merituar për talentin dhe përkushtimin e fëmijëve tanë, si dhe një nxitje për të vijuar rrugëtimin artistik me pasion dhe seriozitet.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.