Tip Mirdita– Konkursi i Prezantimit të Ideve

Bashkia Mirditë lançoi në shtator, për herë të parë, një program mbështetës për të rinjtë e moshës 18–35 vjeç me vendbanim në Mirditë.
Qëllimi i programit “Tip Mirdita” është të nxisë sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin e ideve të reja që kontribuojnë në përmirësimin e jetës komunitare dhe ekonomike në Mirditë.
Thirrjes iu përgjigjën pozitivisht shumë të rinj dhe të reja me projekt-ide kreative dhe premtuese.
Të hënën, më 3 nëntor 2025, në QKF Rrëshen, nga ora 11:00 deri në 14:30, do të zhvillohet Konkursi i Prezantimit të Ideve, ku të rinjtë që kanë aplikuar do të prezantojnë idetë e tyre para jurisë.
Në përbërje të jurisë janë përfaqësues të Bashkisë Mirditë dhe ekspertë të GIZ Albania, të cilët do të vlerësojnë idetë më të mira për përfshirje në fazën e dytë të programit.
Konkursi është i hapur për të gjithë ata që duan të ndjekin procesin dhe të mbështesin inovatorët e rinj.
Suksese të gjithë të rinjve konkurentë!
0 Comments