Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Komisioni i Mbrojtjes Civile

Nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, z. Albert Mëlyshi, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile, u zhvillua mbledhja e radhës e Komisionit të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e Emergjencave Civile gjatë sezonit veror 2026.

Në këtë takim morën pjesë anëtarët e KMC-së, Drejtori i Mbrojtjes Civile për qarqet Shkodër–Lezhë–Kukës, përfaqësues të Prefektit të Qarkut Lezhë, Nënprefekti i Mirditës, si dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse.

Gjatë mbledhjes u trajtuan masat planizuese, drejtuese, menaxhuese dhe koordinuese që duhet të ndërmerren nga strukturat përgjegjëse për përballimin e situatave të Emergjencave Civile gjatë verës.

U kërkua angazhimi maksimal i të gjitha strukturave përgjegjëse, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe sensibilizimi i qytetarëve për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre.

Bashkëpunimi dhe reagimi në kohë mbeten thelbësore për mbrojtjen e jetës, pronës dhe pasurive natyrore.

Të gjithë së bashku mund të kontribuojmë për një sezon veror më të sigurt për komunitetin tonë.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.