Festo n’Mirditë
Tregu i Krishtlindjeve rikthehet edhe këtë vit në Sheshin “Abat Doçi”, në Rrëshen!
Bashkia Mirditë fton bizneset vendase, artizanët dhe prodhuesit të bëhen pjesë e këtij aktiviteti festiv, duke prezantuar dhe promovuar produktet tradicionale, punimet artizanale dhe kulinarinë e zonës.
📅 6 dhjetor 2026 – 6 janar 2027
Të gjithë subjektet e interesuara janë të ftuara të shprehin interesin për pjesëmarrje deri më 27 nëntor 2026.
ℹ️ Për informacion të mëtejshëm mbi kushtet e pjesëmarrjes, mund t’i drejtoheni Bashkisë Mirditë.
0 Comments