Në Njësinë Administrative Rubik, u zhvillua takimi i radhës në kuadër të procesit të konsultimit publik për hartimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale së Bashkisë Mirditë për vitin 2026.

Më datë 18 nëntor 2025, në Njësinë Administrative Rubik, u zhvillua takimi i radhës në kuadër të procesit të konsultimit publik për hartimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale së Bashkisë Mirditë për vitin 2026.
Ky takim shënon përmbylljen e procesit të konsultimeve në të gjitha njësitë administrative .
Gjatë konsultimeve, qytetarët paraqitën mendimet dhe sugjerimet e tyre, të cilat do të vlerësohen dhe do të merren në konsideratë gjatë finalizimit të dokumenteve buxhetorë dhe fiskale, në përputhje me mundësitë financiare të bashkisë.
Bashkia Mirditë falenderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen, kontributin dhe sugjerimet e tyre të vlefshme.


0 Comments