Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ftesë Për Pjesëmarrje në Takimin Konsultues për Përcaktimin e Fushave të Përparësive në Kuadër të Thirrjes së Parё Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Bashkinë Mirditё.

Bashkia Mirditё në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Parё Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).
Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes.
Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Mirditё ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OshC-të e interesuara për t’u bërë pjesë e këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 25 Nёntor 2025, ora 10:30 në ambientet e Bashkisë Mirditë,  Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, Kati 1-rё.
Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:
– Prezantim i projektit ReLOaD3;
     – Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e Parë publike për OshC-të në Bashkinë Mirditё, si vijon:
1. Zhvillim turistik dhe mbrojtja e mjedisit
1.1 Promovimi i pikave turistike në zona të ndryshme të bashkisë Mirditё dhe mbrojtja e mjedisit.
1.2 Hartimi i dokumentave strategjike pёr zhvillimin e turizmit nё Bashkinё Mirditё.
1.3 Krijimi i hapësirave të reja muzeale për zhvillimin e potencialve turistike e kulturore.
1.4 Krijimi i shërbimeve të reja për informim mbi turizmin e kulturën.
2. Trashëgimia kulturore dhe identiteti lokal
2.1 Projekte që promovojnë trashëgiminë historike e kulturore të Mirditës, përfshirë figurat, traditat, arkitekturёn, artizanatin , kulinarinë dhe veshjet popullore.
2.2 Nisma për turizmin kulturor dhe interpretimin e monumenteve.
2.3 Aktivitetet për përfshirjen e brezit të ri në ruajtjen e identitetit lokal.
3. Rinia
3.1 Nxitja e pjesëmarrjes aktive së të rinjve, me fokus të rinjtë që jetojnë në Njësitë          Administrative.
3.2  Module trajnimi, strategji lokale pёr rininё dhe materiale shtesë mbi fusha të ndryshme me interes për rininë.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.