NJOFTIM PËR KONSULTIMET PUBLIKE


Bazuar në VKM nr 247, datë 30.4.2015 “Për përcaktimin e rregullave, të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimarrjen mjedisore si dhe Ligjit nr 10448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit” i ndryshuar.
Ditën e Enjte, me datë 11.09.2025, në orën 11:00, në afërsi të subjektit do të zhvillohet konsultimi me publikun për Shoqërinë “Prima Energy” shpk me vendodhje “Suka e Kuqe”, fshati Shpal, Njësia Administrative Orosh.


Përfunduam konsultimet publike për hartimin e Paketës Fiskake dhe Buxhetit për vitin 2025, me banorët e Njësisë Administrative Kaçinar.
Falenderojmë banorët e çdo njësie administrative, që gjetën kohë për të diskutuar dhe ndarë mendimet e tyre .
Kontributi juaj është i çmuar dhe ndihmon në përmirësimin e vendimmarrjes.


U zhvilluan konsultimet publike me banorët e Njësive Administrative Rubik dhe Rrëshen, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit të Bashkisë Mirditë për vitin 2025.
Qytetarët adresuan kërkesat dhe shqetësimet e tyre, pavarësisht institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e tyre.


Vijuam konsultimet publike me banorët e Njësive Administrative Fan dhe Orosh, për të shqyrtuar problematikat dhe shqetësimet e drejta që ata kanë.
Në bashkëpunim me komunitetin do angazhohemi për zgjidhjen e sa më shumë problematikave.


Me banorët e Njësive Administrative Selitë dhe Kthellë, ku bashkëbiseduam mbi problematikat dhe sugjerimet e tyre në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit të Bashkisë Mirditë për vitin 2025.

Bashkia Mirditë fton të gjithë qytetarët për të marrë pjesë dhe shprehur mendimet e tyre, në konsultimet publike, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit për vitin 2025.
Konsultimet publike do të zhvillohen nga të gjitha drejtoritë dhe agjencitë e Bashkisë Mirditë sipas grafikut të mëposhtëm.

Ditën e Martë, datë 24.09.2024, ora 10:30, do të zhvillohet Konsultim me Publikun për Shoqërinë “TETE ALBANIA TUNEL & MIINING” sh.a, në afërsi të subjektit, për përcaktimin e koordinatave të sheshit të venddepozitimit të mbetjeve në lejen mjedisore me PN-1842-06-2023.