FTESË PËR PJESËMARRJE NË SESIONET E MENTORIMIT

Bashkia Mirditë, në partneritet me programin ReLOaD3 (financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP), do të organizojë një sesion mentorimi për organizatat e shoqërisë civile në kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Projekt-Propozime.
Sesioni i mentorimit do të mbahet online më 24 Dhjetor 2025, në ora 09:00 ku një ekspert i fushës do të ofrojë mbështetje dhe udhëzime praktike.
Organizatat e interesuara për të marrë pjesë në sesionin e mentorimit, duhet të dërgojnë një email konfirmimi në adresat:
info@bashkiamirdite.gov.al dhe reload.al@undp.org
0 Comments