Programi i Rijetëzimit të Kullave

Bashkia Mirditë dhe Qarku Lezhë, të njohur për trashëgiminë dhe kullat historike, janë përfshirë në Programin e Rijetëzimit të Kullave, një nismë që synon të ruajë këtë pasuri unike kulturore dhe ta kthejë në një motor të zhvillimit lokal .
Në Mirditë, kullat nuk janë thjesht monumente arkitekturore – ato janë pjesë e identitetit, besës dhe mikpritjes tradicionale .
Ky program i ri, i mbështetur nga GIZ Shqipëri, synon t’i rikthejë këto kulla si hapësira për turizmin, kulturën dhe ekonominë lokale.
- Takimi i radhës me ekspertët e GIZ do të fokusohet te Faza I (2025–2026), konkretisht në identifikimin e kullave me potencial për restaurim.
- Thirrje për pronarët e kullave dhe komunitetin lokal.
Bashkia Mirditë fton të gjithë pronarët e kullave dhe familjet që i trashëgojnë këto objekte të shprehin interesin për t’u përfshirë në procesin e identifikimit. - Data: 03.12.2025
- Vendi: Salla e Këshillit Bashkiak, Mirditë⏰ Ora: 11:00
Ju mirëpresim!

0 Comments