Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë
Bashkia Mirditë binjakëzim me Komunën San Cosmo Albanese.

Kryetari i Bashkisë Mirditë Z. Albert Melyshi ka udhëtuar drejt rajonit të Kalabrisë, duke vizituar Komunitetin Arbëreshë në Itali.
Të shpërngulur dhe të vendosur në mesjetë në zonën e Kalabrisë nga trojet shqiptare, arbëreshët kanë ruajtur dhe trashëguar gjuhën, zakonet dhe traditat e të parëve siç ka bërë dhe Mirdita ndër shekuj.
Arbëreshi Terenzo Tocci ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e kombit tonë, ku me 26 prill të vitit 1911, në Kuvendin Ndërkrahinor të Fanit u deklarua vullneti i shqiptarëve, për shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe rezultati i këtij kuvendi ishte krijimi i Qeverisë së Përkohshme të Kimzës.
Me datë 27.09.2024, u nënshkrua marrëveshja e binjakëzimit ndërmjet Bashkisë Mirditë dhe Komunës San Cosmo Albanese, një ngjarje e rëndësishme që forcon lidhjet mes dy komuniteteve.
Marrëveshja thekson potencialin për bashkëpunim në sektorët e historisë, ekonomisë, arsimit, produkteve tipike dhe peizazhit, duke ofruar mundësi të reja për zhvillim në turizëm, ekonomi, si dhe në fushat sociale dhe kulturore.
Gjatë takimeve, përfaqësuesit e dy bashkive diskutuan mbi iniciativat e përbashkëta që do të nxisin shkëmbimin e përvojave dhe hapjen e rrugës për projekte që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve dhe arbëreshëve.
Mirënjohje ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Begaj dhe miqve të Mirditës që ndihmojnë në bashkëpunime të tilla të frytshme, që synojnë lartësimin e traditave atdhetare dhe zhvillimet kulturore bashkëkohore me Arbëreshët.





Njoftim !
Ditën e Martë, datë 24.09.2024, ora 10:30, do të zhvillohet Konsultim me Publikun për Shoqërinë “TETE ALBANIA TUNEL & MIINING” sh.a, në afërsi të subjektit, për përcaktimin e koordinatave të sheshit të venddepozitimit të mbetjeve në lejen mjedisore me PN-1842-06-2023.
Njoftim për Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Mirditë, Shtator 2024
Ditën e Mërkurë, datë 25.09.2024, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:

Kamera sigurie në objektet arsimore në Bashkinë Mirditë
Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia Mirditë me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt për nxënësit dhe stafin e mësuesve, ka vendosur kamera sigurie në objektet arsimore: Çerdhja dhe Kopshti Rrëshen, Shkolla “Nënë Tereza Rrëshen, Kopshti Rubik, Shkolla e Mesme e Bashkuar Reps, SHMB “Ndrec Ndue Gjoka” Fan.
Gjithashtu janë kryer dezinfektime, rinovime dhe lyerje të pjesshme të ambienteve shkollore.
Zhvillimi dhe mirëqenia e fëmijëve fillon nga një mjedis i sigurt dhe i përshtatshëm.
Njoftim për Konsultim me Publikun!
Ditën e Premte, datë 23.08.2024, ora 11:30, do të zhvillohet Konsultim me Publikun për Shoqërinë “TETË ALBANIA TUNEL & MING” sh.a, në afërsi të subjektit, për përcaktimin e koordinatave të sheshit të venddepozitimit të mbetjeve në lejen mjedisore me PN-1842-06-2023.

Njoftim për Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Mirditë, Gusht 2024
Ditën e Enjte, datë 15.08.2024, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:
NJOFTIM

Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon të rekrutojë kandidatë për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Kriteret për ushtarë/detarë aktivë:
– Të jetë shtetas shqiptar
– Mosha e rekrutimit është 18 vjeç – 27 vjeç.
– Të ketë kryer arsimin, minimumi 9 vjeçar brenda ose jashtë vendit.
Dokumentacioni që do të paraqesin kandidatët:
– Kërkesë me shkrim;
– Fotokopjen e kartës së identitetit;
– Formular i vetëdeklarimit;
– Dy fotografi të përmasave 4×6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9×12cm;
– Fotokopje të noterizuar të çertifikatës së arsimit 9- vjeçar/ diplomës së arsimit të mesëm/ universitetit;
-Diplomë, dëshmi apo çertifikatë për aftësinë profesionale (nëse ka), të noterizuara;
-Dokument i qendrës shëndetësore të lëshuar nga mjeku i familjes;
-Ekzaminimet mjekësore për agjentët infektivë (Hepatit B, Hepatit C, Sifiliz etj.), grupin e gjakut të lëshuar nga drejtoritë e shlndetit publik ose laborator mjekësor të licensuar për këto analiza;
– Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti.
Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtarë / detarë aktivë do të aplikojnë: online nëpërmjet portalit e – Albania në shërbimin ” Aplikim për rekrutimin e Forcave të Armatosura”, në postë, në seksionet e rekrutimit në qarqe, si dhe në QPR.
Afati për regjistrim është deri me datë 26.08.2024


