Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës dhe ambienteve publike, Bashkia Mirditë ka përfunduar vijëzimin e rrugëve dhe është në proces të vendosjes së tabelave rrugore në qytetin Rrëshen, duke ndikuar në organizimin më të mirë të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.
Gjithashtu janë vendosur kosha për mbeturina në pikat kryesore, duke inkurajuar qytetarët të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit.
Koncert festiv me rastin e festës së Pashkës. Ju ftojmë të na bashkoheni në sheshin “Abat Doçi”, ditën e Dielë në orën 19:00, për të festuar të gjithë së bashku. Ju mirëpresim!




