Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Festë

Ndezja e Dritave të Pemës së Krishtlindjes

Ndërsa përgatitemi për periudhën më të bukur të vitit, më datë 6 dhjetor, ora 17:00, ju ftojmë të mblidhemi së bashku në sheshin “Abat Doci”, për të ndezur dritat e Pemës së Krishtlindjes dhe për të hapur atmosferën magjike të festave.

Ju mirëpresim!

Festo n’Mirditë

Në datat 17 – 18 tetor 2025, në kuadër të projektit “Mirdita–Junik”, u zhvilluan aktivitetet festive “Festo n’Mirditë”, të cilat sollën gjallëri, kulturë dhe traditë në disa zona të Mirditës.

Aktivitetet nisën me hapjen e panairit të artizanëve në sheshin “Abat Doçi” në Rrëshen, ku artizanë vendas ekspozuan produkte tradicionale e punime artistike.

Në orët e pasdites, vizitorët u drejtuan drejt fshatit Domgjon, ku vizituan Gurrën e Domgjonit, Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, një ujësjellës unik që dëshmon mjeshtërinë tradicionale të përpunimit të gurit nga brezat e kaluar.

Mbrëmja u mbyll me një koncert festiv, që solli atmosferë gëzimi dhe bashkimi për banorët dhe vizitorët.

Dita e dytë vijoi me vizitë në panairin e artizanëve, ndjekur nga një aktivitet në ish- Burgun e Spaçit, organizuar nga Shoqata “Tek Bunkeri”, ku të pranishmit patën mundësinë të njihen me një tjetër dimension të së kaluarës sonë dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.”

Pasdite, pjesëmarrësit vizituan Kishën e Rubikut, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë shpirtërore në Mirditë, ndërsa aktivitetet u mbyllën me një koncert recital nga artistët e Musica Nova Ensemble pranë Infokullës Rubik.

Aktivitetet u mbështetën nga Bashkimi Evropian, përmes programit IPA CBC Shqipëri–Kosovë, dhe u zbatuan nga CHwB Kosovë, Bashkia Mirditë, Komuna Junik dhe Qendra UET.

Projekti synon të krijojë një infrastrukturë turistike të qëndrueshme në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke promovuar atraksionet kulturore dhe natyrore, dhe duke sjellë përfitime ekonomike dhe sociale për komunitetet lokale.

Ansambli “Mirdita” performon në San Cosmo Albanese, Itali.

 

Më datë 19 gusht 2025, Ansambli “Mirdita” zhvilloi një performancë artistike në komunën San Cosmo Albanese, Itali.

Artistët e Ansamblit “Mirdita” ishin pjesë e festës tradicionale të zonës “La Sagra del Fico”, ku përmes këngëve dhe valleve popullore dhuruan emocione të veçanta për publikun vendas dhe vizitorët e shumtë.

Kryetari i komunës San Cosmo Albanese, z. Dammiano Baffa, i dorëzoi Ansamblit “Mirdita” emblemën e komunës, si shenjë mirënjohjeje dhe respekti për pjesëmarrjen e tyre dhe për promovimin e traditave kulturore shqiptare.

Pjesëmarrja e Ansamblit ‘Mirdita’ vjen si rezultat i binjakëzimit të Bashkisë Mirditë dhe komunës San Cosmo Albanese, një marrëveshje që synon të forcojë shkëmbimet kulturore, ekonomike dhe sociale mes dy komuniteteve.

Bashkia Mirditë falenderon komunën San Cosmo Albanese për mikpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe shpreh përkushtimin për të vijuar projekte të përbashkëta që ruajnë dhe promovojnë identitetin tonë kulturor.

     

 

Koncerti i T’Shëlbuemit

Në datat 26 dhe 27 maj 2025, qyteti i Rubikut u vesh me atmosferë festive për Festën e T’Shëlbuemit, duke sjellë së bashku komunitetin përmes besimit, muzikës dhe sportit.

Mbrëmja e 26 majit u hap me një koncert emocionues në Qendrën Kulturore “Abat Doçi”, organizuar nga Motrat e Shën Xhovana Antidës me këngëtarët e mirënjohura Marie Lajçaj dhe Fatmira Breçani.

27 maji nisi me ritmin e garës në fushën e sportit, ku u zhvillua ndeshja “Kupa e T’Shëlbuemit” për grupmoshën U-11, me ekipe nga Rubiku, Rrësheni, Porto dhe Lezha ku ekipi i Rubikut doli fitues, duke marrë trofeun e kësaj dite festive.

Pasdite qytetarët u mblodhën në Kishën e T’Shëlbuemit për Meshën e Shenjtë.

Mbrëmja kulmoi me një koncert festiv pranë Kishës, ku Ansambli “Mirdita” dhe Rovena Dilo sollën një performancë plot energji duke mbyllur dy ditë festimesh me emocion dhe krenari.

             

Mirdita N’fest…

22 dhjetori vazhdoi me aktivitete të jashtëzakonshme që sollën së bashku komunitetin dhe vizitorët për të festuar trashëgiminë kulturore dhe traditat e rajonit tonë.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë Panairin e Artizanëve, të shijojnë një koncert të mrekullueshëm në Sheshin “Abat Doçi”, dhe të eksplorojnë Infokullën, ku u zhvillua edhe një rrjetëzim ndërmjet grupeve të interesit.

Ky aktivitet eshtë pjesë e projektit “Mirdita Junik”,
i cili realizohet ne partneritet me CHwB Kosovë, Komunën Junik, Bashkine Mirdite dhe Qendrën UET.

Njoftim !

Për të krijuar një atmosferë festive dhe mikëpritëse për qytetarët dhe vizitorët, si dhe për të mbështetur dhe promovuar bizneset vendase dhe artizanët, Bashkia Mirditë shpall ftesë të hapur për paraqitjen e ofertave për ushtrim të aktivitetetit gjatë muajit dhjetor në sheshin “Abat Doçi” Rrëshen, si pjesë e iniciativës “FESTO N’MIRDITË”!

Të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë, mund të paraqesin kërkesën e tyre deri më 05.12.2024.

Koncert festiv në ditën e Pashkëve në Mirditë

Mbrëmjen e datës 31.04.2024 u zhvillua koncerti festiv i Ditës së Pashkëve i organizuar nga Bashkia Mirditë.
Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre, banda muzikore:
-Jurgen Cara në kitarë, Blerta Dodaj dhe Endrik Beba në vocal, Beriland Kadeli në bateri, si dhe Klodjan Rexhepaj në sint. Emigrantë të kthyer për të festuar me familjet e tyre, qytetarë të shumtë dhe fëmijë u bashkuan për të
shijuar muzikën dhe atmosferën festive.