Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë

Takim me përfaqësuesin e Dhomës Zejtare të Dortmundit, në kuadër të Projektit Federal për Shqipërinë mbi Partneritetin e Arsimit Profesional.

Me datë 10 nëntor Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Albert Melyshi është takuar në ambientet e Shkollës Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” me Koordinatorin e projektit PAP – Shqipëri, z. Franc Musolli, në praninë e Padre Michele Leovino – Drejtori i Shkollës “Shën Jozefi Punëtor”, z. Luigj Gjergji – Drejtori Didaktik i Shkollës dhe njëkohësisht bashkëpunëtor i projektit PAP-Shqipëri si dhe Padre Umberto Boero – Zv. Drejtor dhe Përgjegjës i Njësisë së Zhvillimit të Shkollës “Shën Jozefi Punëtor”.

Fokusi i takimit ka qënë zhvillimi i mundësive të bashkëpunimit në mes Bashkisë Mirditë dhe Shkollës Profesionale në kuadër të këtij projekti dhe impaktin e mundshëm që mund të ketë ky bashkëpunim në zhvillimin ekonomik të Mirditës.

Në fjalën e tij z. Melyshi ka falenderuar z. Musolli për këtë projekt kaq të rëndësishëm për zhvillimin e ofertës profesionale dhe impaktin e madh që ka në punësimin e të rinjve dhe rrjedhimisht në zhvillimin ekonomik të familjeve në Mirditë dhe në shumë rrethe të Veriut të Shqipërisë, duke siguruar nga ana e Bashkisë bashkëpunimin aktiv për t’u ardhur në ndihmë personave të papunë dhe ndërmarrjeve të reja në territor.

Gjithashtu z. Melyshi ka falenderuar drejtuesit e Shkollës Profesionale “Shën Jozefi” për aktivitetin e vazhdueshëm të rëndësishëm në formimin profesional dhe në zhvillimin e partneritetit Shkollë-Sipërmarrje private për punësimin e të rinjve si dhe për të gjitha veprimtaritë sociale dhe kulturore që zhvillon në të mirë të komunitetit të Mirditës dhe më gjërë.

Palët në takim kanë konkluduar për banorët e Bashkisë Mirditë si në vijim:

Mundësinë e regjistrimit falas të personave të papunë, banorë të Bashkisë Mirditë, në kurset afatshkurtra që shkolla mundëson si qendër kursesh profesionale.

Këto kurse janë në fushën e Elektrikes, 3 dhe 9 mujore, në fushën e Mekanikës 3 mujore, Hidraulikes 3 mujore si dhe Informatikes 3 mujore.

Po ashtu, dy herë në vit në Shkollë zhvillohet kursi dyjavor i saldimit me certifikim ndërkombëtar në të cilin Bashkia Mirditë mund të regjistrojë personat që kanë dëshirë të formohen në këtë zanat kaq të kërkuar në tregun e punës, një ofertë punësimi e sigurtë brenda vendit.

Personat e interesuar mund të paraqiten pranë Sekretarisë së Bashkisë Mirditë për detajet dhe dokumentacionin e nevojshëm për të ndjekur falas këto kurse profesionale.

Gjatë takimit Kryetari i Bashkisë Mirditë ka siguruar gjatë këtij takimi edhe mundësinë e trajnimit profesional falas të personelit të shërbimeve publike në sektorë të ndryshëm nga ana e mjeshtrave nga Gjermania në profilet: Hidraulikë, Mekanikë, Elektrikë dhe Saldim.

Z. Musolli i ka paraqitur Kryetarit të Bashkisë edhe angazhimin e partnerëve në projektin PAP-Shqipëri për të organizuar dhe zhvilluar, brenda periudhës së dytë 3 vjeçare të projektit, kurse 2-3 ditore në fushën e elektroteknikës, automekanikës dhe hidraulikës, për kompetenca profesionale të reja të tregut të punës në këto sektorë, duke ju ofruar ndërmarrjeve private zhvillimin profesional të punonjësve të tyre për shtimin e punësimit dhe të zhvillimit ekonomik të vendit.
Bashkëpunimi me Bashkinë Mirditë edhe në këtë aspekt do t’u mundësonte ndërmarrjeve private mundësinë e ndjekjes së këtyre kurseve pa pagesë.

Drejtori i Shkollës ka falenderuar z. Musolli për iniciativën e takimit dhe për vazhdimësinë e këtij projekti kaq të rëndësishëm për veprimtarinë e “Shën Jozefit” në të mirë të territorit.
Në fjalën e tij Padre Michele Leovino ka theksuar me vlerësim vazhdimësinë e bashkëpunimit që institucioni “Shën Jozefi” ka me të gjitha institucionet publike lokale ndër vite si dhe i ka siguruar Kryetarit të Bashkisë, i cili e njeh aq mirë aktivitetin e kësaj shkolle, vazhdimësinë e kësaj tradite bashkëpunimi gjithnjë e më efikase në të mirë të banorëve të Mirditës.

Në fund të takimit, për një zhvillim sa më të frytshëm të këtij bashkëpunimi, z. Musolli ka ftuar z. Melyshi për një vizitë të një delegacioni të Bashkisë Mirditë tek Dhoma Zejtare në qytetin e Dortmundit, për të shqyrtuar dhe promovuar mundësi të reja të bashkëveprimit me institucione gjermane për zhvillim ekonomik, me projekte dhe iniciativa të tjera të rëndësishme.

KALENDARI I TAKIMEVE “PËR ZGJEDHJEN E KRYESIVE DHE KRYETARËVE TË FSHATRAVE

Në zbatim të Vendimit nr. 19 datë 29. 09. 2023, “Për miratimin e programit të punës të këshillit bashkiak Mirditë, për nisjen e procedurave për organizimin dhe zhvlillimin e zgjedhjeve për kryesinë dhe kryetarët e fshatrave, caktimin e anëtarëve të kryesisë së fshatrave respektive të bashkisë Mirditë”, e konfirmuar me nr. 803/2 prot, datë 12.10.2023, nga Prefekti i Qarkut Lezhë, Kryetari i Bashkisë të angazhojë administratorët e njësive administrative respektive për të asistuar në këtë proces si dhe njoftimin e banorëve me të drejtë vote

  • Njësia Administrative Rrëshen.

 

Nr. Emërtimi i Fshatit Numri i anëtarëve të kryesisë së fshatit Data Ora
1 BUKMIRË 3 14. 11. 2023 10 : 00
2 GËZIQ 5 15. 11. 2023 10 : 00
3 NDËRFANË 5 15. 11. 2023 12 : 00
4 NDËRFUSHAZ 5 15. 11. 2023 14 : 00
5 FUSHË  LUMTH 7 16. 11. 2023 10 : 00
6 KODËR  RRËSHEN 5 17. 11. 2023 14 : 00
7 TENË 3 18. 11. 2023 14 : 00
8 MALAJ 5 18. 11. 2023 12 : 00
9 MALAJ  EPËRM 3 18. 11. 2023 10 : 00
10 TARAZH 5 20. 11. 2023 12 : 00
11 JEZULL 3 20. 11. 2023 14 : 00
12 SHESHAJ 5 21. 11. 2023 10 : 00
13 LURTH 3 21. 11. 2023 12 : 00
14 KULME 3 22. 11. 2023 10 : 00

 

  • Njësia Administrative RubiK.

 

Nr. Emërtimi i Fshatit Numri i anëtarëve të kryesisë së fshatit Data Ora
1 FIERZË 3 11. 12. 2023 10 : 00
2 BULSHIZË 3 11. 12. 2023 12 : 00
3 FANG 5 11. 12. 2023 14 : 00
4 RRASFIK 5 12. 12. 2023 12 : 00
5 KATUND  I  VJETËR 5 12. 12. 2023 14 : 00
6 MUNAZ 3 12. 12. 2023 10 : 00
7 RREJA E VELËS 5 13. 12. 2023 10 : 00
8 RREJA  E  ZEZË 3 13. 12. 2023 12 : 00
9 VAU  SHKEZË 3 13. 12. 2023 14 : 00
10 RRETHI  I  EPËRM 3 14. 12. 2023 13 : 00
11 LIVADHËZ 3 14. 12. 2023 10 : 00

 

  • Njësia Administrative Kaçinar.

 

Nr. Emërtimi i Fshatit Numri i anëtarëve të kryesisë së fshatit Data Ora
1 ARRËZ 3 15. 12. 2023 10 : 00
2 KAÇINAR 3 15. 12. 2023 12 : 00
3 KUZHNEN 3 15. 12. 2023 14 : 00
4 SIMON 3 16. 12. 2023 10 : 00
5 SHËNGJERGJ 3 16. 12. 2023 12 : 00
6 SHTUF 3 16. 12. 2023 14 : 00
7 SHPËRDHAZ 3 17. 12. 2023 12 : 00

 

  • Njësia Administrative Orosh

 

Nr. Emërtimi i Fshatit Numri i anëtarëve të kryesisë së fshatit Data Ora
1 BLINISHT 3 30. 11. 2023 10 : 00
2 PESHQESH 3 30. 11. 2023 12 : 00
3 KULLAXHI 3 30. 11. 2023 14 : 30
4 MASHTERKOR 3 Pëfunduar procesi
5 SHËMRI 3 1. 12. 2023 10 : 00
6 LGJIN 3 1. 12. 2023 12 : 00
7 GRYK – OROSH 3 1.12. 2023 14 : 00
8 BULSHAR 3 2. 12. 2023 14 : 00
9 PLANET 3 2. 12. 2023 12 : 00
10 NDËRSHEN 3 2. 12. 2023 10 : 00
11 NËNSHEJT 3 2. 12. 2023 14 : 00
12 LAJTHIZË 3 3. 12. 2023 12 : 00
13 GURTH – SPAÇ 3 4. 12. 2023 11 : 00
14 KODER – SPAÇ 3 4. 12. 2023 13 : 00

 

  • Njësia Administrative Fan.

 

Nr. Emërtimi i Fshatit Numri i anëtarëve të kryesisë së fshatit Data Ora
1 SHTRUNGAJ 3 15. 11. 2023 10 : 00
2 GJAKËZ 3 16. 11. 2023 14 : 00
3 MUNELL 3 16. 11. 2023 10 : 00
4 DOMGJON 5 16. 11. 2023 12 : 00
5 HEBE 3 17. 11. 2023 14 : 00
6 SANG 3 17. 11. 2023 10 : 00
7 DARDHAZ 3 17. 11. 2023 12 : 00
8 XHUXHË 3 14. 11. 2023 10 : 00
9 THIRRË 3 17. 11. 2023 14 : 00
10 BISAK 3 15. 11. 2023 14 : 00
11 KLOS 3 20. 11. 2023 10 : 00
12 FAN 3 20. 11. 2023 12 : 00
13 KATUND  I  RI 3 20. 11. 2023 14 : 00
14 KONAJ 3 20. 11. 2023 15 : 00
15 SHËNGJIN 3 13. 11. 2023 14 : 00
16 PETOQ 3 13. 11. 2023 10 : 00
17 ZALL  XHUXHË 5 21. 11. 2023 10 : 00

 

  • Njësia Administrative Kthellë.

 

Nr. Emërtimi i Fshatit Numri i anëtarëve të kryesisë së fshatit Data Ora
1 THARRI 3 24. 11. 2023 10 : 00
2 SHEBE 3 24. 11. 2023 12 : 00
3 PËRLAT  EPËRM 5 24. 11. 2023 14 : 00
4 PËRLAT  QENDËR 5 25. 11. 2023 10 : 00
5 TROJE 3 25. 11. 2023 12 : 00
6 PROSEK 5 25. 11. 2023 14 : 00
7 RRUSHKULL 3 26. 11. 2023 10 : 00
8 UJË 3 26. 11. 2023 12 : 00
9 SHTREZ 3 26. 11. 2023 14 : 00

 

  • Njësia Administrative Selitë.

 

Nr. Emërtimi i Fshatit Numri i anëtarëve të kryesisë së fshatit Data Ora
1 F. KURBNESH 3 17. 11. 2023 12 : 00
2 ZAJS 3 17. 11. 2023 14 : 00
3 KUMBULL 3 17. 11. 2023 10 : 00
4 MËRKURTH 3 18. 11. 2023 10 : 00
5 KTHELLË  EPËR 3 18. 11. 2023 13 : 00
6 BARDHAJ 3 19. 11. 2023 10 : 00
7 LËKUNDË 3 19. 11. 2023 12 : 00
8 LUFAJ 3 19. 11. 2023 14 : 00

Zëvëndës Shefi i Misionit të Zvicrës vizitë në Bashkinë Mirditë.

Kishim kënaqësinë të mirëprisnim dje në Bashkinë Mirditë në një vizitë zyrtare, Zëvendës Shefin e Misionit të Zvicrës në Shqipëri z. Philipp Arnold.

Vizita e Zëvëndës Shefit të Misionit Zvicerian vjen vetëm një muaj nga vizita e fundit e Shkëlqësisë Ruth Huber në Mirditë në kuadër të vazhdimësisë së bashkëpunimeve me bashkinë Mirditë.
Në këtë vizitë Zëvëndës z. Philipp Arnold shoqërohej nga ekipi i projektit Financat Lokale.

Bashkia Mirditë është pjesë e projektit Financat Lokale prej vitesh, projekt i cili ka si qëllim përmirësimin e manaxhimit të financave vendore (MPV) në Shqipëri, mundësimin e një disipline financiare, përdorimin efiçent të burimeve, dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Kryetari i Bashkisë Mirditë i falenderoi për vizitën si dhe shprehu mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite nga Qeveria Zvicerianë për zhvillimin e zonës së Mirditës.
Gjithashtu u ndal në prioritetet kryesore që synon të arrijë në zhvillimin ekonomiko- social, arsimin, infrastrukturën, bujqësinë, turizmin malor, dhe menaxhimin e mbetjeve.

Bashkia Mirditë do të vazhdojë të bashkëpunojë me ekipin e Financave Lokale, për të zhvilluar dhe për të aplikuar proceset e MFP për të pasur të ardhura më të larta, si dhe për të formuluar një buxhet pranë nevojave të qytetarëve.

Njoftim për Bursa për Nxënësit e Arsimit Parauniversitar !

Agjencia e Shërbimeve Sociale, Arsimit dhe Kulturës në Bashkinë Mirditë njofton të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar të interesuar për bursë, që janë hapur aplikimet dhe afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është data 15 Nëntor 2023.
Dokumentet dorëzohen me poste ose dorazi pranë Bashkisë Mirdite në zyrën  e pritjes së qytetarëve, kati I-rë.
Bashkëngjitur gjeni listën e dokumenteve!

M͏i͏n͏i͏s͏t͏r͏i͏ i͏ S͏h͏t͏e͏t͏i͏t͏ p͏e͏̈r͏ P͏u͏s͏h͏t͏e͏t͏i͏n͏ V͏e͏n͏d͏o͏r͏ v͏i͏z͏i͏t͏e͏̈ n͏e͏̈ B͏a͏s͏h͏k͏i͏n͏e͏̈ M͏i͏r͏d͏i͏t͏e͏̈.

Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Albert Melyshi priti në një vizitë zyrtare Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor z. Arbjan Mazniku .
Kryetari i Bashkisë e falenderoi për vizitën në Mirditë, si dhe i uroi suksese në detyrën e re si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.
Ai u shpreh se pushteti lokal ka nevojë për një zë të fortë në qeveri.
Z. Mazniku u shpreh se stafi i Ministrisë për Pushtetin Vendor do të bashkëpunojë ngushtë me stafet e bashkive në mënyrë që të identifikohen problematikat ku kryesojnë problemet financiare, rregullatore dhe niveli i kapaciteteve, për të ju ardhur në ndihmë bashkive në përmbushjen e objektivave dhe ofrimit të shërbimeve.
Gjatë takimit kryebashkiaku parashtroi problematikat dhe prioritetet kryesore të bashkisë Mirditë.
– Zhvillimi infrastrukturor (Investime publike në infrastrukturën rurale si faktor zhvillimi ekonomik.
– Proçesi i rindërtimit, dislokimi i fondeve, bonusi i strehimit social.
– Mekanizma bashkëpunimi me ASHKN- në në proçedurat e kthimit të pronësisë të pronave shtet Bashkisë Mirditë .
-Përfundimin e proçesit të kalimit të pronësisë, Ligji nr. 20/2020.
– Rikonstruksioni i ish- Burgut të Spaçit dhe kthimi në një atraksion turistik.
-Rikonstruksioni i ish- Uzinës së përpunimit të bakrit në Rubik dhe përdorimi i saj në zhvillimin socio-ekonomik të qytetarëve.
-Infrastruktura në shkolla dhe qendrat shëndetësore.

Takimi u konsiderua i suksesshëm pasi pati diskutime dhe shkembime idesh persa i perket mireqeverisjes dhe zhvillimit të Bashkisë Mirditë.

   

Kryetari i Bashkisë priti në ambjentet e Bashkisë Mirditë, Ministrin e Brendshëm.

Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Albert Melyshi priti në një takim zyrtar Ministrin e Brendshëm z. Taulant Balla, ku u diskutua kryesisht për situatën e rendit publik në Mirditë dhe rritjes së efiçencës së bashkëpunimit në mes institucioneve.

Ministri Balla, i cili shoqërohej nga Drejtori i Policisë së Shtetit z. Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të policisë së Shtetit si dhe nga Drejtoria e Qarkut Lezhë, Prefekti z. Gjergj Prendi, Drejtues të Drejtorisë Arsimore tha se:
Institucioni që drejton me gjithë trupën policore do të jetë në krah të komunitetit mirditas për t’i sjellë sa më shpejt rend të sigurtë.
Duke folur për disa masa të marra në rifreskimin e trupës drejtuese të policisë në Mirditë, ai theksoi dhe disa masa konkrete që do të merren në këtë drejtim, duke kërkuar bashkëpunim në mes institucionit të Bashkisë, Nënprefekturës, Prefektit si dhe të vetë komunitetit.
Ministri i Brendshëm ka folur dhe për probleme organizative të policisë në Mirditë, duke premtuar rifreskim të të gjithë strukturës policore dhe rritjes së aftësisë goditëse ndaj krimit.
Kryetari i bashkisë z. Albert Melyshi, duke e falënderuar Minstrin e Brendshëm, sidomos për shtimin e masave të sigurisë kohët e fundit në qytet dhe në gjithë rajonin e Mirditës me impakt të dukshëm për qytetarët, tha se Mirdita është nga të rrallat krahina që edhe vitin e mbrapshtë 1997- ës e ka kaluar me paqti dhe solidaritet në mes banorëve të saj, pa patur as dhe një ngjarje të rëndë.
Ai ka apeluar që Ministria e Brendshme dhe e gjithë policia të jetë në krah të Mirditës dhe mirditorëve në këto momente pasigurie, të cilat në një qytet të vogël, ndikojnë në largimin e banorëve dhe rrudhjen e mëtejshme të krahinës së Mirditës.
Ai u shpreh i gatshëm për cdo bashkëpunim, qoftë përmes policisë bashkiake apo institucioneve të tjera të vartësisë.
Ministri Balla theksoi se një nga bashkëpunimet konkrete do të jetë dhe një projekt ku dhe bashkia duhet të ndihmojë për të vënë sistemin e kamerave inteligjente në një territor të gjerë, ku të jetë mundësia e “alertimit” të cdo ngjarje kriminale, për të cilën u ra dakord të nënshkruhet një marrëveshje e vecantë dypalëshe.
Gjithashtu kryetari i Bashkisë z. Melyshi i kërkoi Ministrit Balla që si anëtar i Kabinetit Qeveritar në projektet zhvilluese të mos lihet pas dore Bashkia Mirditë, duke u ndalur edhe tek Rruga e Lurës për të cilën Ministri Balla theksoi se punimet atje po vazhdojnë dhe si aks rrugor do të përfundojë në kohën e duhur për të sjellë impakte në zhvillimin e turizmit në krahinat nga ajo kalon.
Më pastaj ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë z. Albert Melyshi me personalitete të tjera nga policia dhe prefektura bashkëbiseduan me gjimnazistet, senatin e nxënësve dhe stafin arsimor të “Gjimnazit Rrëshen” për të nxitur një bashkëpunim më të ngushtë me Policinë dhe Bashkinë, për të ndarë çdo shqetësim e fenomen që kërcënon sigurinë e nxënësve.
Duke folur rreth Paketës së Sigurisë, Ministri Balla u shpreh se “shkollat” për ne janë objekt i rëndësisë së veçantë dhe kushdo që do të tentojë të afrohet brenda këtij perimetri duhet ta pyesë shumë herë veten sepse reagimi do të jetë shumë i fortë.
Në lidhje me fenomenet problematike që mund të shfaqen në perimetrin e sigurisë në shkolla, z. Balla kërkoi një bashkëveprim më të shpejtë mes gjithë strukturave të përfshira në Paketën e Sigurisë, përkatësisht stafit arsimor, policisë, pushtetit vendor, autoritetit ushqimor për t’i paraprirë çdo situate të mundshme.