Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë

NJOFTIM PËR KONSULTIMET PUBLIKE

Mbështetur në Ligjin 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore, në Ligjin  nr. 9936 date 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, në ligjin nr.68/2017  Për financat e Vetëqeverisjes Vendore, Udhëzimin Nr. 9 datë 20.07.2018 Për Procedurat Standarte të Zbatimit të Buxhetit, si dhe në Urdhërin Nr. 500 dt. 23.10.2025 të Kryetarit të Bashkisë Mirditë  “Për Ngritjen e Komisionit Për Konsultimet Publike” në kuadër të hartimit të Buxhetit Vjetor dhe Paketës Fiskale për vitin 2026, si dhe miratimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028, të Bashkisë Mirditë.
Bashkia Mirditë fton të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e biznesit, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit të marrin pjesë në konsultimet publike, duke dhënë mendimet, propozimet dhe sugjerimet e tyre mbi prioritetet e zhvillimit dhe planifikimin e buxhetit vendor.
 Konsultimet publike do të zhvillohen sipas grafikut të mëposhtëm:

N J O F T I M

Të nderuar qytetarë,

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Mirditë, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe trajtimin me prioritet të procedurave administrative të papërfunduara, për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonat me prioritet zhvillimi urban dhe zonat informale të banimit”, ju njoftojmë se:

Të gjithë Ju që keni ndërtime në proces legalizimi, në zonat e përcaktuara, mund të paraqiteni pranë Bashkisë Mirditë për të marrë informacion mbi ecurinë e aplikimeve dhe procedurat e mëtejshme.

Zyra e Pritjes së Qytetarëve, Bashkia Mirditë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!

Njoftim publik – Kriteret e përfitimit të bursës për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike për vitin shkollor 2025-2026

Bashkia Mirditë njofton të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar dhe nxënësit e arsimit të mesëm profesional se janë hapur aplikimet për bursa për vitin shkollor 2025–2026.

Kriteret dhe listën e dokumenteve i gjeni bashkëngjitur njoftimit.

Për çdo informacion shtesë, si dhe për dorëzimin e dokumentacionit përkatës, lutemi të paraqiteni pranë Zyrës së Pritjes së Qytetarëve, në katin e parë të Bashkisë Mirditë.

Afati i aplikimeve: 21 Nëntor 2025

Tetori Rozë – Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit

Tetori është muaji që na fton të ndalojmë për një moment dhe të kujtojmë një të vërtetë të rëndësishme: kontrolli dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë.

Gratë dhe vajzat janë themeli i shoqërisë sonë.

Në këtë muaj ndërgjegjësimi, të gjithë ne mund të bëjmë një hap të vogël me një ndikim të madh: të nxisim kontrollin periodik, të informojmë dhe të mbështesim të gjitha ato që po përballen me këtë sfidë.

Kontrolli shpëton jetë, bëje për vete, bëje për ata që të duan. Bëje për shoqërinë tonë.

Aktiviteti u organizua nga Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mirditë, Aleancën e Këshilltareve Bashkiake Mirditë, ZVAP Mirditë, Vizion Ojf, Mary Ward Loreto dhe Opportunity, Balance & Overcoming.

#TetoriRoze #KontrolliShpëtonJetë #DiagnostikimiIHershëm

 

Një ndër prioritetet kryesore të Bashkisë Mirditë mbetet mbështetja për zhvillimin e bujqësisë.

Gjatë këtij viti u realizua blerja dhe shpërndarja e tubave vaditës në të gjitha njësitë administrative, me synim lehtësimin e procesit të vaditjes dhe rritjen e prodhimit bujqësor.

Plani i shpërndarjes u hartua mbi bazën e kërkesave të paraqitura nga njësitë administrative, duke përcaktuar sasitë dhe llojet e tubave të nevojshëm:
• Nj.A. Rrëshen – 6 220 ml
• Nj.A. Rubik – 4 600 ml
• Nj.A. Selitë – 792 ml
• Nj.A. Kthellë – 796 ml
• Nj.A. Orosh – 772 ml
• Nj.A. Fan – 3 500 ml
• Nj.A. Kaçinar – 328 ml

Falënderojmë banorët për bashkëpunimin e treguar, si në procesin e shpërndarjes, ashtu edhe në vendosjen e tyre menjëherë në funksion të vaditjes së tokave bujqësore.

Mundesi të reja për fermerët dhe bizneset lokale në Mirditë.

Bashkia Mirditë në kuadër të bashkëpunimeve dhe iniciativave të vazhdueshme për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe social, (Binjakëzimi me Komunën San Cosmo Albanese Itali, Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me Dhomen e Tregtisë, Industrisë dhe Agrikulturës së Cosenzës Itali, si dhe Partneritetit me Madeo Group.)

Fton të gjithë fermerët, agroturizmat dhe bizneset lokale të marrin pjesë në një takim me përfaqësues të bizneseve italiane – një mundësi e vlefshme për bashkëpunime, investime dhe ide të reja.

Data: 11 Tetor 2025
Ora: 10:00
Vendi: QKF Mirditë

Aktiviteti synon të forcojë bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare dhe italiane, të nxisë mundësi të reja investimi në Mirditë dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe sipërmarrës.

Në datat 24 – 27 shtator 2025, Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, ishte në një vizitë zyrtare në Dhomën e Tregtisë, Industrisë dhe Agrikulturës së Kozenzës Itali, vizitë e organizuar me mbështetjen e Konsulles së Nderit të Shqipërisë në Kalabri, znj. Anna Madeo.

Në veprimtaritë e organizuara me këtë rast ishin të pranishëm gjithashtu përfaqësues të biznesit shqiptar, të shoqëruar nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka.

Gjatë vizitës u zhvilluan takime B2B me rreth 70 sipërmarrës italianë, ku në qendër të diskutimeve ishin fushat e prodhimit vendas, bujqësia dhe agroturizmi.

Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, theksoi se këto bashkëpunime janë një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe për promovimin e produkteve vendase.

Në kuadër të ketij bashkëpunimi, së shpejti do të kemi mundësinë të mirëpresim në Mirditë sipërmarrësit italianë, duke i afruar ata me fermerët lokalë dhe agroturizmat e zonës, për të krijuar mundësi konkrete për zhvillim dhe bashkëpunim.

Mirdita hap dyer të reja bashkëpunimi në Europë – Binjakëzohet me Bashkinë e Pezinokut në Sllovaki.

Mirdita hap dyer të reja bashkëpunimi në Europë – Binjakëzohet me Bashkinë e Pezinokut në Sllovaki.

Më 19 shtator 2025, Bashkia Mirditë hodhi një hap të ri në forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit duke u binjakëzuar me Bashkinë e Pezinokut në Sllovaki.

Ceremonia solemne u zhvillua në qytetin e Pezinokut, ku kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, dhe homologu i tij sllovak, z. Roman Mács, nënshkruan Memorandumin e Binjakëzimit në prani të personaliteteve të larta diplomatike.

Në këtë event morën pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Sllovaki, z. Arten Hanku, Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, z. Albin Otruba, si dhe Presidenti i Rajonit të Bratislavës, z. Juraj Droba.

Ky binjakëzim, i cili u kurorëzua me mbështetjen e Ambasadës sonë në Sllovaki dhe asaj Sllovake në Tiranë, do të sjellë më afër komunitetet e Bashkive respektive në promovimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme, përfshirë zhvillimin ekonomik, arsimin, kulturën dhe ruajtjen e traditave folklorike.

Marrëveshja e bashkëpunimit është e dyta për Bashkinë Mirditë brenda këtij viti, duke dëshmuar përkushtimin ndaj zhvillimit dhe bashkëpunimit.

Së shpejti pritet finalizimi i një marrëveshjeje tjetër, ndërsa binjakëzimet e reja krijojnë mundësi për aplikime të përbashkëta në projektet e Bashkimit Evropian, duke fuqizuar zhvillimin lokal dhe rritjen e mundësive financiare për shërbime ndaj komunitetit.