Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë

FTESË PËR PJESËMARRJE

Bashkia Mirditë ju fton të merrni pjesë në aktivitetin “Investo në Mirditë”, që do të zhvillohet më 12 Gusht 2025, ora 10:00, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, pranë Agroturizëm “Arbëri” Rrëshen.

Ky takim i hapur synon të krijojë një bashkëpunim institucional për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Mirditës, mbi bazën e aseteve ekzistuese dhe mundësive konkrete për përdorimin e tyre, si dhe në kuadër të nismës “Paketa e Maleve”.

Ftojmë të gjithë mirditorët / investitorë të tjerë që me përvojën e tyre dëshirojnë të kontribuojnë dhe të investojnë në Mirditë me projekte konkrete biznesi apo dhe në fushën sociale.

Për konfirmim pjesëmarrjeje ose për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni në:
info@bashkiamirdite.gov.al
+355 216 22 233

Bashkia Mirditë fituese në thirrjen e programit ReLOaD3!

Bashkia Mirditë është shpallur fituese në thirrjen e programit ReLOaD3, të financuar nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe të zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

ReLOaD3 synon të forcojë demokracinë vendore përmes bashkëpunimit të pushtetit vendor dhe organizatave të shoqërisë civile, duke rritur njëkohësisht pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Përfitimet për Bashkinë Mirditë përfshijnë:
• Rritje të kapaciteteve institucionale.
• Asistencë teknike nga ekspertë të programit.
• Mbështetje financiare për nxitjen e partneriteteve me organizatat e shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve publike duke u bazuar në prioritetet vendore.

Ky projekt do të sjellë përfitime konkrete për komunitetin, nëpërmjet bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile.

NJOFTIM

 

 Njoftojmë të gjithë qytetarët se në portalin E-Albania është hapur shërbimi:
“Shprehje interesi për identifikimin e zonave zhvillimore për Paketën e Maleve”.

Gjithashtu, është funksionale edhe faqja zyrtare ku mund të gjeni informacionet e nevojshme dhe procedurat që duhet të ndiqni për të aplikuar.
 https://paketaemaleve.gov.al/al

Kujdes! Toka poseduese nuk duhet të jetë në zonë të mbrojtur.

Pas përfundimit të fazës së shprehjes së interesit, Bashkia Mirditë do të organizojë një takim me të gjithë personat e interesuar, për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm të Paketës së Maleve.

Për çdo paqartësi ose për të marrë asistencën e nevojshme, jeni të mirëpritur pranë Zyrës së Informacionit, kati 1, në Bashkinë Mirditë.

Moment historik për speleologjinë shqiptare – Mirdita shkëlqen me pasuritë e saj natyrore!

Më 11 korrik 2025, një ekip speleologësh realizoi një eksplorim nënujor në shpellën “Kusia e Nue Gjonit” në Kurbnesh, duke zbuluar lidhjen midis dy liqeneve të brendshme dhe arritur një thellësi prej 11 metrash.

Nën drejtimin e speleologëve Roland Doja dhe Alket Camaj, ekspedita u zhvillua me pjesëmarrjen e zhytësve, studiuesve, përfaqësuesve të Info-Kullës dhe të rinjve pasionantë, duke theksuar rëndësinë turistike dhe shkencore të shpellës.

Kjo ekspeditë shënon një hap të rëndësishëm për speleologjinë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri – duke vendosur Mirditën si një pikë referimi për natyrën, aventurën dhe zbulimet e reja.

Kampi veror “Mirdita Vizion 2025”

U mbyll me sukses kampi veror dyjavor “Mirdita Vizion 2025”, një hapësirë e rëndësishme zhvillimi, energjie dhe gëzimi për 85 fëmijë.
Ceremonia përmbyllëse u kurorëzua me ndarjen e çertifikatave, ku e pranishme ishte dhe Znj. Nora Malaj, e cila përçoi mesazhe edukuese dhe frymëzuese për fëmijët.

Mirënjohje për stafin e VIZION OJF dhe QKF-Mirditë për përkushtimin, energjinë dhe organizimin.