Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Arsim

Njoftim publik – Kriteret e përfitimit të bursës për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike për vitin shkollor 2024-2025

Bashkia Mirditë njofton të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar dhe arsimit të mesëm profesional se aplikimet për burse për vitin shkollor 2024-2025 kanë filluar.

Kriteret dhe listën e dokumenteve i gjeni bashkëngjitur njoftimit.

Për çdo informacion të mëtejshëm dhe për dorëzimin e dokumentacionit, ju lutemi të paraqiteni pranë Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në katin e parë të Bashkisë Mirditë.

 

Kamera sigurie në objektet arsimore në Bashkinë Mirditë

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia Mirditë me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt për nxënësit dhe stafin e mësuesve, ka vendosur kamera sigurie në objektet arsimore: Çerdhja dhe Kopshti Rrëshen, Shkolla “Nënë Tereza Rrëshen, Kopshti Rubik, Shkolla e Mesme e Bashkuar Reps, SHMB “Ndrec Ndue Gjoka” Fan.

Gjithashtu janë kryer dezinfektime, rinovime dhe lyerje të pjesshme të ambienteve shkollore.

Zhvillimi dhe mirëqenia e fëmijëve fillon nga një mjedis i sigurt dhe i përshtatshëm.

 

Mirëpritëm në Bashkinë Mirditë, nxënës të shkollës Hoteleri-Turizëm “BS03 Hamburg” së bashku me nxënës të shkollës profesionale “Shën Jozefi Punëtor” Rrëshen

Mirëpritëm me datë 12.06.2024 në Bashkinë Mirditë, nxënës të shkollës Hoteleri-Turizëm “BS03 Hamburg” së bashku me nxënës të shkollës profesionale “Shën Jozefi Punëtor” Rrëshen, të cilët ndodhen në Mirditë në kuadër të programit Erasmus +.

Bashkëpunimi ndërmjet shkollave, në fushën e Hoteleri-Turizmit, do të sjellë një shkëmbim të vlefshëm të dijeve dhe përvojave për të gjithë nxënësit.

Aplikimi i njohurive të fituara gjatë këtyre shkëmbimeve profesionale, do të aftësojë të rinjtë, për tu përshtatur me tregun e punës si dhe përparim të zhvillimit të sektorit të turizmit.

 

Mirënjohje për mirditorin Z. Kol Gjoka, Konsull Nderi në Gjermani, për iniciativën dhe bashkëpunimin në dobi të zhvillimit të Mirditës

Laboratori i Sukseseve në Mirditë

Në kuadër të projektit “Laboratori i Sukseseve Mirditë” departamenti Brain Gain dhe Ekselenca në bashkëpunim me Eugenius Fondation dhuruan disa kompjutera në shkollat e Mirditës.

Eugenius Foundation, fitoi një projekt nga Komisioni Europian dhe aktualisht po shpërndan kompjutera nëpër shkolla të ndryshme në Ballkanin Perëndimor.

Ndër të tjera u zgjodhën dy shkolla të Mirditës për të dhuruar kompjutera, shkolla e mesme “Marianne Graf” në Reps dhe shkolla e mesme “Ndrec Ndue Gjoka” në Fan”.

Bashkia Mirditë i falenderon për përkushtimin ndaj arsimit dhe zhvillimit të komunitetit tonë.