Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Njoftime

THIRRJE E HAPUR PËR TË RINJTË!

Je një i ri në moshën 18–35 vjeç?
Ke ide, pyetje, dëshirë për të kontribuar apo thjesht për të ndarë mendimet e tua?

Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, ju fton në një takim të hapur me të rinjtë, më datë 4 Korrik 2025, në orën 10:00, në sallën e Këshillit Bashkiak Mirditë.

Le të diskutojmë së bashku për çështjet që na prekin, për mundësitë që kemi dhe për atë çfarë mund të ndërtojmë së bashku.

Thirrje për shprehje interesi – Paketa e Maleve

NJOFTIM

Thirrje për shprehje interesi – Paketa e Maleve

Në mbështetje të Ligjit Nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve”, i cili synon të nxisë dhe tërheqë investime për zhvillimin ekonomik dhe turistik në zonat malore me përparësi zhvillimi, Bashkia Mirditë fton të gjithë të interesuarit të shprehin interesin e tyre për përfitim nga kjo paketë.
Projekt-idetë mund të paraqiten: nëpërmjet adresës elektronike info@bashkiamirdite.gov.al ose pranë Zyrës së Informacionit, Bashkia Mirditë, Kati 1.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!

Njoftim !

Bashkia Mirditë fton qytetarët të marrin pjesë në dëgjesën publike mbi Planin Vendor të Veprimit për Efiçencën e Energjisë.

Data:16 Prill 2025
Ora: 10:00
Vendi:Qendra Kulturore e Fëmijëve, Rrëshen

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për një proces sa më gjithëpërfshirës dhe transparent!

Promovimi i Librit “Narkodiktatura Shqiptare në Oborrin e Europës”

Ditën e mërkurë, më datë 12.02.2025, në orën 11:00 në QKF Rrëshen, do të zhvillohet promovimi i librit:
“Narkodiktatura Shqiptare në Oborrin e Europës”,
nga studiuesi dhe publicisti z. Ndriçim Kulla, së bashku me Shtëpinë Botuese Plejad dhe Fondacionin për Liri dhe Demokraci.
Ju mirëpresim!