Njoftim për Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Mirditë, 16 Korrik 2025
Ditën e Merkurë, datë 16.07.2025, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:

Ditën e Merkurë, datë 16.07.2025, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:


Më 11 korrik 2025, një ekip speleologësh realizoi një eksplorim nënujor në shpellën “Kusia e Nue Gjonit” në Kurbnesh, duke zbuluar lidhjen midis dy liqeneve të brendshme dhe arritur një thellësi prej 11 metrash.
Nën drejtimin e speleologëve Roland Doja dhe Alket Camaj, ekspedita u zhvillua me pjesëmarrjen e zhytësve, studiuesve, përfaqësuesve të Info-Kullës dhe të rinjve pasionantë, duke theksuar rëndësinë turistike dhe shkencore të shpellës.
Kjo ekspeditë shënon një hap të rëndësishëm për speleologjinë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri – duke vendosur Mirditën si një pikë referimi për natyrën, aventurën dhe zbulimet e reja.


U mbyll me sukses kampi veror dyjavor “Mirdita Vizion 2025”, një hapësirë e rëndësishme zhvillimi, energjie dhe gëzimi për 85 fëmijë.
Ceremonia përmbyllëse u kurorëzua me ndarjen e çertifikatave, ku e pranishme ishte dhe Znj. Nora Malaj, e cila përçoi mesazhe edukuese dhe frymëzuese për fëmijët.
Mirënjohje për stafin e VIZION OJF dhe QKF-Mirditë për përkushtimin, energjinë dhe organizimin.


Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, mirëpriti sot përfaqësuesit e Muzeut Historik Kombëtar në Mirditë.
Gjatë takimit u diskutua për nevojën që Bashkia Mirditë ka për të promovuar pasurinë historike të zonës dhe për të përmirësuar Muzeun Historik të Mirditës.
Ekipi i njësisë së edukimit të Muzeut Historik Kombëtar, i udhëhequr nga Drejtoresha znj. Elenita Roshi, zhvilloi një sërë aktivitetesh edukative dhe argëtuese me fëmijët e qytetit të Rrëshenit, të cilat kulmuan me hapjen e ekspozitës fotografike “Thesaret e Muzeut”.
Kjo ekspozitë solli para tyre disa nga objektet më të çmuara të koleksionit të Muzeut Historik Kombëtar.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, i falënderoi përfaqësuesit e Muzeut për bashkëpunimin, duke theksuar rëndësinë e këtyre iniciativave që fuqizojnë njohuritë historike dhe kulturore tek brezat e rinj.


Bashkia Mirditë njofton të gjithë të rinjtë e interesuar se në kuadër të Thirrjes së Dhjetë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, janë hapur aplikimet për praktika profesionale në administratën publike.
🗓 Periudha e aplikimeve:
Nga data 27 qershor deri më 10 gusht 2025
Aplikimet realizohen vetëm online përmes platformës zyrtare:
praktika.riniafemijet.gov.al
Pozicionet që ofrohen në Bashkinë Mirditë janë si më poshtë:
• 2 praktikantë në pozicionin Inxhinier
• 2 praktikantë në pozicionin Arkitekt
• 2 praktikantë në pozicionin Jurist
• 2 praktikantë në pozicionin Punonjës Social
Ftojmë të gjithë të rinjtë e diplomuar apo që janë në përfundim të studimeve të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij programi me qëllim fitimin e përvojës praktike në administratën publike.
Për më shumë informacion, vizitoni platformën zyrtare të programit ose kontaktoni me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Mirditë.
Faleminderit për bashkëpunimin!
Bashkia Mirditë vijon punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat rurale.
Aktualisht ndërhyrjet po kryhen në:
Fshatin Tharri– Njësia Administrative Kthellë.
Drejt Kroit të Bardhë – Njësia Administrative Selitë.
Fshatin Gëziq – Njësia Administrative Rrëshen.



Me datë 25 qershor në hollin e Bashkisë Mirditë, u organizua ekspozita fotografike me titull: “Personalitete historike nga Mirdita”.
Në këtë ekspozitë u prezantuan fotografi të personaliteteve të shquara mirditore, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e Mirditës dhe në trashëgiminë tonë kombëtare.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, u shpreh se këto personalitete përfaqësojnë vlerat më të mira të vendit dhe janë një shembull frymëzimi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, si dhe fotografitë e tyre do të vendosen në ambientet e Bashkisë Mirditë, si një vlerësim dhe kujtesë e përhershme për kontributin e tyre .
Kjo ekspozitë shërben si një kujtesë vizuale e trashëgimisë së pasur që mbart Mirdita dhe një nxitje për të ruajtur e promovuar më tej vlerat tona historike e kulturore.
