Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Ambasadorja e Zvicrës, vizitë në Bashkinë Mirditë.

Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri znj. Ruth Huber bëri një vizitë zyrtare në Bashkinë Mirditë. Ajo u prit nga kryetari i bashkisë z. Albert Melyshi, në zyrën e të cilit u organizua dhe një takim pune i zgjeruar. Ambasadorja shoqërohej nga ekipi i Bashkive të Forta, përkatësisht nga Menaxheri i projektit z. Norbert Pijls, dhe znj.Valbona Karakaqi si dhe Koordinatori i projektit z. Bukurosh Onuzi, projekte ku Bashkia Mirditë është përfituese prej disa vitesh.
Takimi konsistoi kryesisht në njohjen e Shkëlqesisë së saj me vizionin dhe strategjitë e zhvillimit të Bashkisë Mirditë.
Fillimisht Z. Melyshi falenderoi zonjën Ambasadore për ndalesën në Mirditë, dhe shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të shtetit të Zvicrës me një sërë projektesh për zhvillimin e Mirditës, dhe jo vetëm. Gjithashtu ai paraqiti dhe sfidat me të cilat ndeshet Bashkia Mirditë, që lidhen kryesisht me buxhetin e ulët që delegohet në raport disfavorizues me numrin e popullsisë, gjë që reflektohet në investime si në infrastrukturë dhe në ofrimin e shërbimeve.
Për nga pikëpamja gjeografike dhe atraksionet natyrore, “Rajoni i Mirditës paraqet një Zvicër të vogël”, theksoi kryebashkiaku Melyshi, prandaj ndër pikat e forta në planet strategjike të zhvillimit që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të këtij vendi janë përcaktuar zhvillimi i turizmit dhe bujqësisë.
Z. Melyshi nuk la pa përmendur dhe lënien në harresë të Burgut të Spaçit, dhe rëndësinë që ka rivitalizimi i tij, jo vetëm si memorie kulturore por edhe si atraksion turistik. Ai u shpreh që do bashkëpunojë me çdo aktor të pushtetit vendor, qendror dhe ndërkombëtar për të zhvilluar Mirditën.
Znj. Ambasadore e përgëzoi kryetarin e Bashkisë për fitoren e zgjedhjeve dhe i uroj suksese në detyrë. Gjithashtu u shpreh me konsiderata të larta për mënyrën sesi janë implementuar projektet e Qeverisë Zviceriane, si menaxhimi i riskut, të ardhurave, mbledhja e taksave apo dhe menaxhimi i mbetjeve. Punë të mira janë nisur dhe bërë por kemi dhe shumë punë për të berë në vijim. Ajo u ndal dhe në funksionimin e shoqatës së bashkive, ku zoti Melyshi ka rol të rëndësishëm, duke nxitur bashkëpunimin dhe me shoqatën tjetër të bashkive për t’u fokusuar tek problematikat e përbashkëta që ndeshin bashkitë e vendit si të një krahu apo krahu tjetër politik.
Vizita vazhdoi me një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të Këshillit të Bashkisë Mirditë. Mbështetja e projekteve Zviceriane për Këshillin e Bashkisë është e dukshme me ofrimin e trajnimeve për ngritjen e kapaciteve të këshilltareve, ku vlen të përmendet dhe mbështetja për transmetimin online të mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë duke e bërë procesin vendimmarrës edhe më transparent.
Në përmbyllje të këtij takimi, u vizitua dhe InfoKulla Mirditë, ku ambasadorja pati mundësinë të njihej më shumë me historinë, traditën, kulturën, pozicionin gjeografik, si dhe zhvillimin turistik dhe ekonomik të Mirditës.

   

                

Njoftim Për Mbledhjen e Radhës së Këshillit Bashkiak

Ditën e Hënë, datë 31.07.2023, ora 10:00 do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite:

1.P/ Vendim 2605/1 i Kryetarit të Bashkisë; “Per miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar, për bllok-ndihmën deri në 6%, për periudhën 01-30 Qershor 2023, Bashkia Mirditë.

P/ Vendim 2686/1 i Kryetarit të Bashkisë; “Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike, për bllok-ndihmën me fondin e bashkisë, për periudhën 01-30 Qershor 2023, Bashkia Mirditë.

3. P/ Vendim 2732/1 i Kryetarit të Bashkisë; “Për miratimin e tavaneve përfundimtare, të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2024-2026”, Bashkia Mirditë.

4.P/ Vendim 2791/1 i Kryetarit të Bashkisë; “Për caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të administratës së bashkisë Mirditë dhe institucioneve në varësi, në mbështetje të VKM nr. 328, date 31.05.2023, “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civil e të punonjësve të vetëqeverisjes vendore”, Bashkia Mirditë.

Mbledhja e Komisionit Vendor për Planifikimin e Përballimin e Mbrojtjes Civile për Parandalimin e Shuarjen e Zjarreve për vitin 2023



Betimi për mandatin e Kryetarit të Bashkisë Mirditë, z. Albert Mëlyshi dhe Konstituimi i Këshillit Bashkiak.

Ditën e sotme, datë 27.06.2023 në Pallatin e Kulturës Rrëshen, u mbajt konstituimi i Këshillit të Bashkisë Mirditë.
Në këtë mbledhje u mandatuan dhe u betuan, anëtarët e rinj të këshillit bashkiak Mirditë:
1. Dila Prenga
2. Aleksandër Picaku
3. Marjana Prenga
4. Nikolin Kaçorri
5. Albina Vuka
6. Fran Ndrejaj
7. Florenc Gjonaj
8. Mark Gjoka
9. Esmeralda Prenga
10. Aleksandër Lusha
11. Dava Simoni
12. Ndue Beci
13. Ertor Ndreu
14. Marjana Molla
15. Arben Lekgegaj
16. Brixhilda Noka
17. Leonard Lleshaj
18. Silva Gjomarkaj
19. Erion Nikolli
20. Ndue Halili
21. Rigerta Loku.
Kryetar i Këshillit të Bashkisë Mirditë u zgjodh z. Aleksandër Picaku.
Zv.Kryetarë të Këshillit të Bashkisë Mirditë u zgjodhën:
1. Albina Vuka
2. Florenc Gjonaj.
Përfaqësues në Këshillin e Qarkut Lezhë u zgjodhën:
1. Ertor Ndreu
2. Mark Gjoka
3. Esmeralda Prenga.

Kryetari i Këshillit, z. Picaku deklaroi vlefshmërinë e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Mirditë, z. Albert Mëlyshi.
Z. Mëlyshi u betua në kushtetutë, përpara të gjithë qytetarëve të Mirditës, dhe të ftuarve të nderit, si dhe firmosi aktin e betimit.
Pas firmosjes së aktit të betimit, z. Mëlyshi iu drejtua Bashkisë Mirditë, ku në zyrë pritej nga paraardhësi i tij, z. Ndrec Dedaj për dorëzimin e detyrës, sipas protokollit, duke treguar kështu një sjellje qytetare, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, nga të dyja palët.

5 Maji – Dita e Dëshmorëve



Njoftim per mbledhjen e radhes se Keshillit Bashkiak

Ditën e Martë, datë 02.05.2023, ora 10:00 do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite:

1. P/ Vendim “Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar, për bllok-ndihmën deri në 6%, për periudhën 01 – 31 Mars 2023”, bashkia Mirditë.

2. P/ Vendim “Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike, për bllok-ndihmën, me fondine bashkisë, për periudhën 01 – 31 Mars 2023”, bashkia Mirditë.

3. P/ Vendim “Për kalimin e pronësisë dhe regjistrimin e pasurisë së paluajtshme nr. 3/222, në zonën kadastrale 3224, në bashkinë Mirditë, sipas VKM. nr. 329, datë 22.05.2019”.

4. P/ Vendim “Për miratimin e planit 5-vjeçar, të strehimit social, për familjet e pastrehë”, bashkia Mirditë.

5. P/ Vendim “Për një korigjim gabimi në listën emërore të përfituesve në VKB nr. 9, datë 31.01.2023, “Për miratimin e pagesës së qirasë dhe një shtesë familje në listën emërore, për një periudhë 1 (një) vjeçare, sipas vlerës së tregut, për familjet e pastrehë”, bashkia Mirditë.

6. P/ Vendim “Për një shpërblim mujor, për punonjësen që mban protokollin e mbledhjeve të këshillit këshillit bashkiak”, bashkia Mirditë.

7. P/ Vendim “Për miratimin e shtesës së listës së inventarit të rrugëve rurale të bashkisë Mirditë”.

8. P/ Vendim “Për përdorim fond rezervë”, bashkia Mirditë.

9. P/ Vendim “Për miratimin e hapjes së rrugës këmbësore dhe kthimin e saj në rrugë aotumobilistike, e cila fillon nga aksi i rrugës “Kodra e Xhuxhës 03210027”, deri në banes banesën 15/1, fshati Petoq, njësia administrative Fan, 4608”, bashkia Mirditë.

10. P/ Vendim “Për miratimin e hapjes së rrugës këmbësore dhe kthimin e saj në rrugë aotumobilistike, e cila fillon nga aksi i rrugës “Shëngjergj 03220025”, kryqëzohet me rrugën “Gjinalaj 03220025” (varianti I) dhe hapje e re, që fillon nga aksi i rrugës “Gjinalaj 03220010”, deri në lagjen Bilaj, (varianti i II), fshati Shëngjergj, njësia administrative Kaçinar, 4607”, bashkia Mirditë.

JU NJOFTOJMË MBLEDHJEN E KOMISIONEVE;

KOMISIONI I EKONOMISË, FINANCAVE DHE BUXHETIT: ditën e premte, datë 28. 04. 2023, ora 10:00.

KOMISIONI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE INFRASTRUKTURËS: ditën e premte, datë 28. 04. 2023, ora 10:40.

Ditën e Premte, datë 31. 03. 2023, ora 10:00 pritet të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite:

1. P/ Vendim nr. 1060/1 prot, i Kryetarit të Bashkisë; “Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar, për bllok-ndihmën deri në 6%, për periudhën 01 – 28 Shkurt 2023”, bashkia Mirditë.

2. P/ Vendim nr. 1135/1 prot, i Kryetarit të Bashkisë; “Për miratimin e planit të masave, për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje dhe kullota si dhe për krijimin e njësive vullnetare të shuarjes së zjarreve për vitin 2023”, bashkia Mirditë.

3. P/ Vendim nr. 1195/1 prot, i Kryetarit të Bashkisë; “Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike, për bllok-ndihmën, me fondin

4. e bashkisë, për periudhën 01 – 28 Shkurt 2023”, bashkia Mirditë.

5. P/ Vendim nr. 1197/1 prot, i Kryetarit të Bashkisë; “Për miratimin e tavaneve përgatitore, të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2024-2026”, bashkia Mirditë.

6. P/ Vendim nr. 1198/1 prot, i Kryetarit të Bashkisë; “Për përdorim fond rezervë”, bashkia Mirditë.

7. P/ Vendim nr. 1199/1 prot, i Kryetarit të Bashkisë; “Për përdorim fond rezervë”, bashkia Mirditë.

8. P/ Vendim nr. 1200 prot, i Kryetarit të Bashkisë; “Për përdorim fond emergjence civile (fond i bashkisë)”, bashkia Mirditë.

9. P/ Vendim nr. 1206/1 prot, i Kryetarit të Bashkisë; “Për disa ndryshime në VKB nr. 84, datë 28.09.2022, “Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i zhvillimit të zonave të reja dhe programi i rindërtimit në të njëjtin truall në bashkinë Mirditë”.

10. Analiza e pyetsorit, në lidhje me proritetet e publikut, për projektbuxhetin afatmesëm 2024-2026.

11. Raport për punën/veprimtarinë e këshillit bashkiak Mirditë, për vitin 2022.

12. Shqyrtim në seancë; kërkesave/ankesave të qytetarëve, adersuar Këshillit Bashkiak Mirditë.

Vendim i Bashkise Mirdite per përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet per afishimin e tyre gjate fushates zgjedhore.

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” në zbatim të nenit 79 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar”, të ndryshuar me ligjin nr. 101/2020, udhëzimit nr.1 datë 31.05.2017 (ndryshuar me vendimin nr 153 datë 11.04.2019) të KQZ “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”, nenit 24 të ligjit 90/2017 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8580 datë 17.02.2020 “Për partitë politike”, ligjit nr. 8224 datë 15.05.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës” azhornuar me ligjin nr.8335 datë 23.04.1998;

VENDOS:

1. Të gjitha subjektet zgjedhore në Bashkinë Mirditë të veprojnë në përputhje me dispozitat e përcaktuara.

2. Pranë zyrave dhe ambjenteve të çdo njësie administrative të Bashkisë Mirditë të kryhet afishimi i materiale edukative zgjedhore, në dispozicion të KQZ ose palëve të treta që nuk promovojnë fushatën e një subjekti të caktuar zgjedhor.

3. Në vendet e afishimit, subjektet zgjedhore lejohen të afishojnë vetëm materiale të programeve të tyre zgjedhore.

4. Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore lejohet përdorimi dhe afishimi i çdo materiali statik për propagandë zgjedhore, përfshirë flamujt dhe posterat, vetëm në një largësi prej deri 5 metrash nga zyra zgjedhore e partisë politike apo subjektit zgjedhor përkatës.

5. Të gjitha subjektet zgjedhore duhet të japin informacion për adresat e sakta të zyrave elektorale.

6. Nëse materialet propagandistike të subjekteve zgjedhore vendosen në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në ligjet dhe udhëzimet e sipërcituara, Policia Bashkiake merr masa të menjëhershme për heqjen e tyre.

Kliko Këtu, për më shumë.

Pyetësor i hartuar nga Këshilli Bashkiak Mirditë, mbi përcaktimin e prioriteteve të bashkisë Mirditë në hartimin e buxhetit për vitin 2024.

Këshilli Bashkiak Mirdite, ka publikuar një pyetësor përmes të cilit synon tërheqjen e mendimeve, rekomandimeve dhe sugjerimeve të qytetarëve lidhur me prioritetet që duhen marrë parasysh nga Bashkia në procesin e hartimit të Buxhetit Vjetor 2024.

Pyetësori është hartuar dhe menaxhohet nga Këshilli Bashkiak dhe do të jetë i hapur për publikun përgjatë periudhës: 01 Shkurt 2023 – 28 SHkurt 2023.

Tërheqja e mendimeve dhe rekomandimeve Tuaja, do t’i shërbejë Këshillit për t’i rekomanduar administratës një listë prioritetesh për përdorimin e fondeve publike në ofrimin e shërbimeve në buxhetin e vitit 2024 dhe PBA 2024 – 2026.

Rezulatet e këtij pyetësori do të publikohen në vazhdimësi në faqen e Këshillit Bashkiak.
(Klikoni mbi Linkun poshte per ta plotesuar ate )

Kliko Këtu

Mledhja e Këshillit Bashkiak Mirditë për muajin shkurt 2023 

Ditën e Premte, datë 17. 02. 2023, ora 10:00 pritet të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite: 

  1. P/ Vendim “Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar, për bllok-ndihmën deri në 6%, për periudhën 01 – 31 Janar 2023”, bashkia Mirditë. 
  2. P/ Vendim “Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar, për bllok-ndihmën me fondet e bashkisë, për periudhën 01 – 31 Janar 2023”, bashkia Mirditë. 
  3. P/ Vendim “Për miratim, amendim kontrate nr. 2874, prot, datë 21.07.2021, lidhur ndërmjet bashkisë Mirditë dhe subjektit “Real Park MKR”, shpk, “Për dhënie në përdorim të tokës, nga fondi pyjor/kullosor të sipërfaqes 0.9998 ha, në ekonominë pyjore, “Lugina e Fanit të Madh”, në pronësi të bashkisë Mirditë, për qëllime pushimi, argëtimi dhe ambjente çlodhëse”. 
  4. P/ Vendim “Për miratimin e fondeve të trashëguara nga buxheti i vitit 2022, për vitin 2023”, bashkia Mirditë. 
  5. P/ Vendim “Për miratimin e anekseve të monitorimit të buxhetit, të vitit 2022”, bashkia Mirditë. 
  6. P/ Vendim “Për miratimin e tabelave, të situatës financiare të bashkisë, datë 31.12.2022”, bashkia Mirditë. 

Raport për njohje Këshillit, “Raportin e Vlerësimit dhe Parashikimeve Afatmesëm të të Ardhurave, të bashkisë Mirditë” 

Komisioni i Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit do të mblidhet ditën e Enjte, datë 16. 02. 2023, ora 09:30. 

Komisioni i Bujqësisë dhe Shëndetit Publik do të mblidhet ditën e  Enjte, datë 16. 02. 2023, ora 10:30