Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Bota e Xhupave të Zanave të Mirditës në InfoKullë

Falë mbështetjes së z. Marianne Graf, InfoKullës i shtohet një dhomë dedikuar veshjes tradicionale të gruas mirditore.

Veshja e gruas mirditore është shpallur Kryevlerë Kombëtare e Trashëgëmisë Kulturore Jomateriale.

Vizitorët që do të ndalojnë në Qendrën e Informacionit Turistik do të kenë mundësinë të eksplorojnë një nga thesaret më të veçanta të trashëgimisë jomateriale, e cila reflekton elemente autentike kulturore dhe etnografike të krahinës së Mirditës.

U hap sot ekspozita “Rrathët e Ferrit” në Mirditë

Ekspozita me punimet e fëmijëve të Qendrës Kulturore Mirditë, u organizua në kuadër të marrëveshjes së Bashkisë Mirditë dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Pikturat e fëmijëve ishin bazuar në librin me të njëjtin titull si ekspozita të një prej të mbijetuarve të ish-kampeve të internimit dhe burgjeve komuniste, Lekë Pervizi.

Kryetari i Bashkisë, Albert Melyshi, dhe Drejtori Ekzekutiv i ISKK-së, Çelo Hoxha, theksuan rëndësinë e këtyre aktiviteteve që edukojnë dhe informojnë të rinjtë mbi krimet e komunizmit.

Këto iniciativa ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë historinë dhe të vlerësojnë lirinë, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të vetëdijshme dhe më të përgjegjshme.

Përfunduam konsultimet publike për hartimin e Paketës Fiskake dhe Buxhetit për vitin 2025, me banorët e Njësisë Administrative Kaçinar.

Përfunduam konsultimet publike për hartimin e Paketës Fiskake dhe Buxhetit për vitin 2025, me banorët e Njësisë Administrative Kaçinar.

Falenderojmë banorët e çdo njësie administrative, që gjetën kohë për të diskutuar dhe ndarë mendimet e tyre .

Kontributi juaj është i çmuar dhe ndihmon në përmirësimin e vendimmarrjes.

Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri vizitë në Bashkinë Mirditë.

Kishim kënaqësinë të mirëprisnim në një vizitë zyrtare në Bashkinë Mirditë, Sh.T.Z Albin Otruba, Ambasador i Sllovakisë në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, Kryetari i Bashkisë z. Albert Melyshi e informoi Sh.T.Z Albin Otruba mbi potencialin e jashtëzakonshëm të Mirditës dhe mundësitë për zhvillim ekonomik.

Vizitat në Kantinën “Arbëri”, Qendrën e Informacionit Turistik Info-Kulla dhe Kishën e Rubikut, ofruan një pamje më të qartë mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit të qëndrueshëm.

SH.T.Z Albin Otruba shprehu vullnetin për bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zhvillimin e perspektivave të reja për qytetarët e Mirditës.

Ndihma Juridike Falas

U zhvillua takimi ndërinstitucional me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së
Ndihmës Juridike Falas Z. Ergys Cirici, ku morën pjesë përfaqësues të
administratës së Bashkisë Mirditë, dhe punonjësit social të të gjitha njësive administrative.

Në këtë takim u diskutua, rëndësia e ndihmës juridike falas për qytetarët sidomos ata më në nevojë.
Nënkryetari i Bashkisë Mirditë z. Gjergj Prenga theksoi rëndësinë e krijimit të një Zyre të Ndihmës Juridike në Mirditë pasi do të ofronte akses më të lehtë për qytetarët.

Aktualisht, qytetarët që kanë nevojë për ndihmë juridike dhe përfshihen në kategorinë e shtresave në nevojë, mund të drejtohen në Qendrat e Shërbimit Juridik Parësorë në Lezhë dhe Kurbin, ose të kontaktojnë:
Cel : 08001010
▶️ https://juristionline.al/

Bashkia Mirditë binjakëzim me Komunën San Cosmo Albanese.

Kryetari i Bashkisë Mirditë Z. Albert Melyshi ka udhëtuar drejt rajonit të Kalabrisë, duke vizituar Komunitetin Arbëreshë në Itali.

Të shpërngulur dhe të vendosur në mesjetë në zonën e Kalabrisë nga trojet shqiptare, arbëreshët kanë ruajtur dhe trashëguar gjuhën, zakonet dhe traditat e të parëve siç ka bërë dhe Mirdita ndër shekuj.

Arbëreshi Terenzo Tocci ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e kombit tonë, ku me 26 prill të vitit 1911, në Kuvendin Ndërkrahinor të Fanit u deklarua vullneti i shqiptarëve, për shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe rezultati i këtij kuvendi ishte krijimi i Qeverisë së Përkohshme të Kimzës.

Me datë 27.09.2024, u nënshkrua marrëveshja e binjakëzimit ndërmjet Bashkisë Mirditë dhe Komunës San Cosmo Albanese, një ngjarje e rëndësishme që forcon lidhjet mes dy komuniteteve.

Marrëveshja thekson potencialin për bashkëpunim në sektorët e historisë, ekonomisë, arsimit, produkteve tipike dhe peizazhit, duke ofruar mundësi të reja për zhvillim në turizëm, ekonomi, si dhe në fushat sociale dhe kulturore.

Gjatë takimeve, përfaqësuesit e dy bashkive diskutuan mbi iniciativat e përbashkëta që do të nxisin shkëmbimin e përvojave dhe hapjen e rrugës për projekte që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve dhe arbëreshëve.

Mirënjohje ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Begaj dhe miqve të Mirditës që ndihmojnë në bashkëpunime të tilla të frytshme, që synojnë lartësimin e traditave atdhetare dhe zhvillimet kulturore bashkëkohore me Arbëreshët.