Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë

Kamera sigurie në objektet arsimore në Bashkinë Mirditë

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia Mirditë me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt për nxënësit dhe stafin e mësuesve, ka vendosur kamera sigurie në objektet arsimore: Çerdhja dhe Kopshti Rrëshen, Shkolla “Nënë Tereza Rrëshen, Kopshti Rubik, Shkolla e Mesme e Bashkuar Reps, SHMB “Ndrec Ndue Gjoka” Fan.

Gjithashtu janë kryer dezinfektime, rinovime dhe lyerje të pjesshme të ambienteve shkollore.

Zhvillimi dhe mirëqenia e fëmijëve fillon nga një mjedis i sigurt dhe i përshtatshëm.

 

NJOFTIM

Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon të rekrutojë kandidatë për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kriteret për ushtarë/detarë aktivë:

– Të jetë shtetas shqiptar
– Mosha e rekrutimit është 18 vjeç – 27 vjeç.
– Të ketë kryer arsimin, minimumi 9 vjeçar brenda ose jashtë vendit.

Dokumentacioni që do të paraqesin kandidatët:

– Kërkesë me shkrim;
– Fotokopjen e kartës së identitetit;
– Formular i vetëdeklarimit;
– Dy fotografi të përmasave 4×6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9×12cm;
– Fotokopje të noterizuar të çertifikatës së arsimit 9- vjeçar/ diplomës së arsimit të mesëm/ universitetit;
-Diplomë, dëshmi apo çertifikatë për aftësinë profesionale (nëse ka), të noterizuara;
-Dokument i qendrës shëndetësore të lëshuar nga mjeku i familjes;
-Ekzaminimet mjekësore për agjentët infektivë (Hepatit B, Hepatit C, Sifiliz etj.), grupin e gjakut të lëshuar nga drejtoritë e shlndetit publik ose laborator mjekësor të licensuar për këto analiza;
– Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti.

Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtarë / detarë aktivë do të aplikojnë: online nëpërmjet portalit e – Albania në shërbimin ” Aplikim për rekrutimin e Forcave të Armatosura”, në postë, në seksionet e rekrutimit në qarqe, si dhe në QPR.
Afati për regjistrim është deri me datë 26.08.2024