Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë

Marshimi kundër dhunës me bazë gjinore në Mirditë.

“Investo për të parandaluar dhunën” ishte motoja që mblodhi bashkë nxënës, prindër, mësues, qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore, dhe organizata në marshimin ndërgjegjësues që filloi nga oborri i shkollave 9 vjeçare për të vijuar nëpër rrugët e qytetit dhe për tu përmbyllur në sheshin “Abat Doçi”.

Me pankarta në duar ata dhanë mesazhe sensibilizuese për parandalimin e dhunës.

Marshimi u organizua në kuadër të 16 Ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, në bashkëpunim me NJVKSH Mirditë, ZVAP, shoqatën Vizion OJF dhe fondacionin Mary Ward Loreto.

 

   

              (more…)

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Rubik

Me datë 05.12.2023 vijuam konsultimin publik me banorët e Njësisë Administrative Rubik, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit për vitin 2024.

Së bashku me banorët dëgjuam e diskutuam një sërë problematikash për të renditur një listë prioritetesh për Buxhetin e vitit 2024.

– Përmirësimin e hapësirave publike si: kënd lojrash për fëmijë, stola për të moshuarit, ambjente sportive etj.
-Sistemimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të fshatrave të kësaj njësie.

– Nevojë për zgjerim dhe pastrimin e sipërfaqeve të varrezave.

– Pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse.

 

Njoftim !

Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon të rekrutojë kandidatë për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kriteret për ushtarë/detarë aktivë:
– Të jetë shtetas shqiptar
– Mosha e rekrutimit është 18 vjeç – 27 vjeç.
– Të ketë kryer arsimin, minimumi 9 vjeçar brenda ose jashtë vendit.

Dokumentacioni që do të paraqesin kandidatët:
– Kërkesë me shkrim;
– Fotokopjen e kartës së identitetit;
– Formular i vetëdeklarimit;
– Dy fotografi të përmasave 4×6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9×12cm;
– Fotokopje të noterizuar të çertifikatës së arsimit 9- vjeçar/ diplomës së arsimit të mesëm/ universitetit;
-Diplomë, dëshmi apo çertifikatë për aftësinë profesionale (nëse ka), të noterizuara;
-Dokument i qendrës shëndetësore të lëshuar nga mjeku i familjes;
-Ekzaminimet mjekësore për agjentët infektivë (Hepatit B, Hepatit C, Sifiliz etj.), grupin e gjakut të lëshuar nga drejtoritë e shendetit publik ose laborator mjekësor të licensuar për këto analiza;
– Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti.

Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtarë / detarë aktivë do të aplikojnë: online nëpërmjet portalit e- Albania në shërbimin ” Aplikim për rekrutimin e Forcave të Armatosura”, në postë, në seksionet e rekrutimit në qarqe, si dhe në QPR.
Afati për regjistrim është deri me datë 09.01.2024

 

Bashkohu për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Ditën e Enjte me datë 7 dhjetor 2023, Bashkia Mirditë në bashkëpunim me ZVAP Mirditë, NJVKSH, shoqatën Vizion OJF dhe fondacionin Mary Ward Loreto, ju fton t’i bashkoheni aktivitetit ndërgjegjësues kundër dhunës me bazë gjinore në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit për eliminimin e këtij fenomeni.

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Orosh.

 

 

Konsultimet me publikun në kuadër të hartimit të Buxhetit dhe miratimit të Paketës Fiskale për vitin 2024 vijuan sot gjithashtu dhe në Njësinë Administrative Orosh.
Kryetari i Bashkisë Mirditë Z. Albert Melyshi, bashkë me stafin e tij drejtues si edhe me Kryetarin e Këshillit Bashkiak Z. Aleksandër Picaku, ashtu si në njësitë e tjera administrative u mblodhën për të diskutuar së bashku me banorët për problematikat emergjente, që kanë të bëjnë kryesisht:
▪︎ Me ndërhyrje në infrastrukturë, asfaltim i rrugës hyrëse në qytetin e Repsit, si dhe mirëmbajtjen e rrugëve të fshatrave.
▪︎ Përmirësim i sitemit të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e Njësisë Orosh.
▪︎ Ndriçim publik dhe hapësira të përbashkëta të përmirësuara.
▪︎ Një vëmendje të shtuar i kushtuam planifikimit të nevojshëm të ndërhyrjeve në segmentet rurale rrugore, që lidhin fshatra dhe pjesë të ndryshme të zonës me njëra -tjetrën.

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Fan.

 

 

Në Njësinë Administrative Fan vijuam sot konsultimet publike me banorët dhe gjithë të interesuarit mbi hartimin e Buxhetit 2024 dhe miratimin e Paketës Fiskale 2024.
Diskutuam për prioritetet e investimeve në zonë si dhe dëgjuam të gjitha mendimet për t’i patur në vëmendje gjatë hartimit të Buxhetit për vitin e ardhshëm.
▪︎ Nevojë për ndërhyrje dhe mirëmbajtje të rrugëve që lidhin fshatrat e kësaj njësie me rrugën kryesore dhe me njësinë qendër ku ndodhet shkolla dhe qendra shëndetësore.
▪︎ Nevojë për përmirësim të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm për disa nga fshatrat si dhe në shkollën e mesme Fan.
▪︎ Nevojë për përmirësim të sistemit vaditës dhe vendosje tombinash në disa vende problematike.

Diskutojmë dhe vendosim së bashku!

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Kthellë.

Sot në konsultimin publik për miratimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2024 me banorët e Njësisë Administrative Kthellë.
Së bashku për të degjuar dhe konsultuar nevojat dhe kërkesat e komunitetit, në menyrë që të mund të vendosim piketat tona kryesore.
Mbajtëm shënim gjithashtu shqetësimet e shumta të prezantuara nga banorët dhe sipëmarrjet të cilat do t’i përfshijmë në projekt-buxhet!
Duke filluar nga investimet publike në infrastrukturën rrugore, që lidh Rrëshenin me të gjithë fshatrat përgjatë segmentit rrugor Rrëshen- Perlat, si dhe rrugët qe lidhin fshatrat ndërmjet tyre.
-Përmirësim dhe mirembajtje e sistemit vaditës.
-Nevojë imediate për një qendër shëndetësore me kushte optimale dhe furnizim me ujë të pijshëm.

       

Konsultimi publik me banorët e Njësisë Administrative Selitë.

Vijuam konsultimin publik me banorët e Njësisë Administrative Selitë, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit për vitin 2024.

Së bashku me banorët dëgjuam e diskutuam një sërë problematikash për të renditur një listë prioritetesh për Buxhetin e vitit 2024.

-Sistemimin dhe mirëmbajtjen e aksit rrugor Rrëshen – Kurbnesh, si dhe të rrugëve lidhëse të fshatrave: Zajs, Selitë, Bardhaj, Lufaj, Lëkundë, Kthellë e Epër etj.

– Sistemimin e rrugës për te Kisha dhe varrezat e Kthellës së Epërme si dhe pastrimin e gjithë sipërfaqeve të varrezave.

– Pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve vaditëse.

Konsultimi Publik me banorët e Njësisë Administrative Kaçinar

       

          

Bashkia Mirditë ka zhvilluar me date 30 nëntor konsultimin publik me banorët e njësisë Administrative Kaçinar, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit për vitin 2024.
Banorët shprehën kërkesat dhe shqetësimet e tyre ku ndër kryesoret ishin:
– Sistemimi i segmentit rrugor Rrëshen – Kaçinar dhe rrugëve të fshatrave.
– Rregullimi i urave të shembura, turbinave të bllokuara dhe kanaleve vaditëse.
– Krijimi i një tregu në Rrëshen për shitjen e prodhimeve të zonës.