Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023

Njoftim!
Të nderuar qytetarë!
Duke nisur nga data 18 shtator do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023, që do të kryhet nga Instituti i Statistikave, anketim i cili do të zgjasë deri me 30 tetor.
Anketuesi do të trokasë në çdo derë, dhe në rast se nuk jeni në shtëpi, do të ju lërë një letër dhe do të rikthehet një ditë tjetër.
Bashkia Mirditë fton të gjithë qytetarët që të jenë sa më bashkëpunues dhe ti përgjigjen pyetjeve të anketuesit në mënyrë sa më të saktë, sepse në këtë mënyrë do të kemi të dhëna të sakta e të azhornuara, rreth numrit të popullsisë, banesave, kushteve të jetesës, shkollimit, e punësimit, si dhe të dhëna të tjera statistikore.

                 

Viti i ri shkollor 2023-2024

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor të arsimit parauniversitar 2023-2024, Kryetari i Bashkisë Mirditë Z.Albert Melyshi përshëndeti nga afër mësuesit, nxënësit dhe prindërit.
Z. Melyshi vizitoi shkollën 9- vjeçare “Nënë Tereza” Rrëshen, nga ku ju uroj të gjithë nxënësve një vit sa më të mbarë shkollor, në veçanti atyre që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Gjithashtu ju uroj mësuesve shumë suksese dhe mbarësi në misionin e tyre fisnik.
Kryetari i Bashkisë shprehu angazhimin maksimal në mbështetjen dhe motivimin e arsimimit të të rinjve të Mirditës.

Njoftim Për Mbledhjen e Radhës së Këshillit Bashkiak

Ditën e Hënë, datë 31.07.2023, ora 10:00 do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite:

1.P/ Vendim 2605/1 i Kryetarit të Bashkisë; “Per miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar, për bllok-ndihmën deri në 6%, për periudhën 01-30 Qershor 2023, Bashkia Mirditë.

P/ Vendim 2686/1 i Kryetarit të Bashkisë; “Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike, për bllok-ndihmën me fondin e bashkisë, për periudhën 01-30 Qershor 2023, Bashkia Mirditë.

3. P/ Vendim 2732/1 i Kryetarit të Bashkisë; “Për miratimin e tavaneve përfundimtare, të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2024-2026”, Bashkia Mirditë.

4.P/ Vendim 2791/1 i Kryetarit të Bashkisë; “Për caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të administratës së bashkisë Mirditë dhe institucioneve në varësi, në mbështetje të VKM nr. 328, date 31.05.2023, “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civil e të punonjësve të vetëqeverisjes vendore”, Bashkia Mirditë.

Mbledhja e Komisionit Vendor për Planifikimin e Përballimin e Mbrojtjes Civile për Parandalimin e Shuarjen e Zjarreve për vitin 2023



Njoftim

Të nderuar qytetarë!
Ju njoftojmë se ditën e premte, datë 21.07.2023 Kryetari i Bashkisë e ka të pamundur të ju presë në zyrë, për shkak të agjendës së tij.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Njoftim !

Të nderuar qytetarë!
Duke filluar nga data 10.07.2023, ju njoftojmë se orari për pritjen e qytetarëve nga kryetari i Bashkisë Mirditë do të jetë :
Çdo të enjte nga ora 09:00 – 14:00
Çdo të premte nga ora 09:00 – 14:00
Tel: +35521622233
Për çdo informacion të detajuar, mund të drejtoheni pranë zyrës së informacionit.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Betimi për mandatin e Kryetarit të Bashkisë Mirditë, z. Albert Mëlyshi dhe Konstituimi i Këshillit Bashkiak.

Ditën e sotme, datë 27.06.2023 në Pallatin e Kulturës Rrëshen, u mbajt konstituimi i Këshillit të Bashkisë Mirditë.
Në këtë mbledhje u mandatuan dhe u betuan, anëtarët e rinj të këshillit bashkiak Mirditë:
1. Dila Prenga
2. Aleksandër Picaku
3. Marjana Prenga
4. Nikolin Kaçorri
5. Albina Vuka
6. Fran Ndrejaj
7. Florenc Gjonaj
8. Mark Gjoka
9. Esmeralda Prenga
10. Aleksandër Lusha
11. Dava Simoni
12. Ndue Beci
13. Ertor Ndreu
14. Marjana Molla
15. Arben Lekgegaj
16. Brixhilda Noka
17. Leonard Lleshaj
18. Silva Gjomarkaj
19. Erion Nikolli
20. Ndue Halili
21. Rigerta Loku.
Kryetar i Këshillit të Bashkisë Mirditë u zgjodh z. Aleksandër Picaku.
Zv.Kryetarë të Këshillit të Bashkisë Mirditë u zgjodhën:
1. Albina Vuka
2. Florenc Gjonaj.
Përfaqësues në Këshillin e Qarkut Lezhë u zgjodhën:
1. Ertor Ndreu
2. Mark Gjoka
3. Esmeralda Prenga.

Kryetari i Këshillit, z. Picaku deklaroi vlefshmërinë e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Mirditë, z. Albert Mëlyshi.
Z. Mëlyshi u betua në kushtetutë, përpara të gjithë qytetarëve të Mirditës, dhe të ftuarve të nderit, si dhe firmosi aktin e betimit.
Pas firmosjes së aktit të betimit, z. Mëlyshi iu drejtua Bashkisë Mirditë, ku në zyrë pritej nga paraardhësi i tij, z. Ndrec Dedaj për dorëzimin e detyrës, sipas protokollit, duke treguar kështu një sjellje qytetare, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, nga të dyja palët.

Njoftim !

Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se shorti publik i datës 09.06.2023 , për përfituesit e njësive të banimit në banesat individuale, të ndërtuara në zonën e re zhvillimore do të anullohet për arsye teknike dhe proceduriale.
Hedhja e shortit publik për përfituesit, do të zhvillohet në datën 22.06.2023, ora 11:00 në ambientet e sallës së Këshillit Bashkiak (Godina e Re).
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!
Lista e 35 familjeve përfituese nga rindërtimi i banesave individuale në zonën e re zhvëllimore,Rrëshen, Mirditë