Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë

Skema Kombëtare e Investimeve 2025

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 është një program që ofron grante deri në 50% për investime në bujqësi, blegtori, agroturizëm dhe akuakulturë.

Në të njëjtën kohë, kredia e butë ofron financim me normë interesi të ulët prej 2% dhe garanci shtetërore për 70% të vlerës së kredisë, duke lehtësuar aksesin e fermerëve në hua për zhvillimin dhe modernizimin e veprimtarive të tyre.

Së bashku, grantet dhe kredia krijojnë një paketë financimi të plotë për rritjen dhe përmirësimin e bujqësisë në vend.

Çdo fermer individual, subjekt me status fizik apo juridik dhe SHBB mund të aplikojë për mbështetje në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për 9 masa mbështetëse:

-Ndërtimi i serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës.
-Mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta.
-Rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese.
-Sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta.
-Ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë.
-Mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale.
-Pajisje për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri.
-Investime në agroturizëm.
-Koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë.

-Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 janë të hapura deri më 30 Shtator 2025.

Ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural janë të gatshëm për çdo pyetje apo ndihmë nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor pranë zonës suaj.
Për më shumë informacion, ju mund të kontaktoni në:
Numrin falas: 0800 83 83
Website: www.azhbr.gov.al
Email: info@azhbr.gov.al

Zyra e Ekstensionit Bujqësor Mirditë.
+355 68 851 2897

Njoftim për Murtajën e Rumitantëve të Vegjël.

Sektori i Shërbimit Veterinar, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë Mirditë, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, janë në monitorim të territorit, përmes informimit të fermerëve dhe kontrollit të fermave, tregjeve dhe rrugëve, me qëllim parandalimin e lëvizjes së pakontrolluar të kafshëve.

Deri më tani, në territorin e Bashkisë Mirditë nuk është konstatuar asnjë rast pozitiv i murtajës së ruminantëve të vegjël.

Nisur nga disa raste të shkeljes së detyrimeve ligjore për lëvizjen, shitjen dhe blerjen e kafshëve – raste të cilat janë referuar menjëherë pranë organeve të ndjekjes penale – njoftojmë të gjithë fermerët se:

NDALOHET:
1. Lëvizja e kafshëve (dele dhe dhi) nga ferma në fermë.
2. Shitja e kafshëve të llojit dele dhe dhi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Blerja e deleve dhe dhive në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

LEJOHET:

Vetëm lëvizja e deleve dhe dhive drejt thertoreve të licencuara, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, e lëshuar nga veterineri zyrtar i shërbimit.

Në rast se konstatoni simptoma të dyshimta te kafshët e imta, duhet të njoftoni menjëherë:

+355 68696 5380
-dajana.gjoka@bashkiamirdite.gov.al

Ose të kontaktoni Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve:

– info@akvmb.gov.al
-0800 3366

 

FTESË PËR PJESËMARRJE

Bashkia Mirditë ju fton të merrni pjesë në aktivitetin “Investo në Mirditë”, që do të zhvillohet më 12 Gusht 2025, ora 10:00, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, pranë Agroturizëm “Arbëri” Rrëshen.

Ky takim i hapur synon të krijojë një bashkëpunim institucional për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Mirditës, mbi bazën e aseteve ekzistuese dhe mundësive konkrete për përdorimin e tyre, si dhe në kuadër të nismës “Paketa e Maleve”.

Ftojmë të gjithë mirditorët / investitorë të tjerë që me përvojën e tyre dëshirojnë të kontribuojnë dhe të investojnë në Mirditë me projekte konkrete biznesi apo dhe në fushën sociale.

Për konfirmim pjesëmarrjeje ose për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni në:
info@bashkiamirdite.gov.al
+355 216 22 233

Bashkia Mirditë fituese në thirrjen e programit ReLOaD3!

Bashkia Mirditë është shpallur fituese në thirrjen e programit ReLOaD3, të financuar nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe të zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

ReLOaD3 synon të forcojë demokracinë vendore përmes bashkëpunimit të pushtetit vendor dhe organizatave të shoqërisë civile, duke rritur njëkohësisht pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Përfitimet për Bashkinë Mirditë përfshijnë:
• Rritje të kapaciteteve institucionale.
• Asistencë teknike nga ekspertë të programit.
• Mbështetje financiare për nxitjen e partneriteteve me organizatat e shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve publike duke u bazuar në prioritetet vendore.

Ky projekt do të sjellë përfitime konkrete për komunitetin, nëpërmjet bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile.

NJOFTIM

 

 Njoftojmë të gjithë qytetarët se në portalin E-Albania është hapur shërbimi:
“Shprehje interesi për identifikimin e zonave zhvillimore për Paketën e Maleve”.

Gjithashtu, është funksionale edhe faqja zyrtare ku mund të gjeni informacionet e nevojshme dhe procedurat që duhet të ndiqni për të aplikuar.
 https://paketaemaleve.gov.al/al

Kujdes! Toka poseduese nuk duhet të jetë në zonë të mbrojtur.

Pas përfundimit të fazës së shprehjes së interesit, Bashkia Mirditë do të organizojë një takim me të gjithë personat e interesuar, për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm të Paketës së Maleve.

Për çdo paqartësi ose për të marrë asistencën e nevojshme, jeni të mirëpritur pranë Zyrës së Informacionit, kati 1, në Bashkinë Mirditë.

Moment historik për speleologjinë shqiptare – Mirdita shkëlqen me pasuritë e saj natyrore!

Më 11 korrik 2025, një ekip speleologësh realizoi një eksplorim nënujor në shpellën “Kusia e Nue Gjonit” në Kurbnesh, duke zbuluar lidhjen midis dy liqeneve të brendshme dhe arritur një thellësi prej 11 metrash.

Nën drejtimin e speleologëve Roland Doja dhe Alket Camaj, ekspedita u zhvillua me pjesëmarrjen e zhytësve, studiuesve, përfaqësuesve të Info-Kullës dhe të rinjve pasionantë, duke theksuar rëndësinë turistike dhe shkencore të shpellës.

Kjo ekspeditë shënon një hap të rëndësishëm për speleologjinë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri – duke vendosur Mirditën si një pikë referimi për natyrën, aventurën dhe zbulimet e reja.