Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Njoftime

Thirrje për shprehje interesi – Paketa e Maleve

NJOFTIM

Thirrje për shprehje interesi – Paketa e Maleve

Në mbështetje të Ligjit Nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve”, i cili synon të nxisë dhe tërheqë investime për zhvillimin ekonomik dhe turistik në zonat malore me përparësi zhvillimi, Bashkia Mirditë fton të gjithë të interesuarit të shprehin interesin e tyre për përfitim nga kjo paketë.
Projekt-idetë mund të paraqiten: nëpërmjet adresës elektronike info@bashkiamirdite.gov.al ose pranë Zyrës së Informacionit, Bashkia Mirditë, Kati 1.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!

Njoftim !

Bashkia Mirditë fton qytetarët të marrin pjesë në dëgjesën publike mbi Planin Vendor të Veprimit për Efiçencën e Energjisë.

Data:16 Prill 2025
Ora: 10:00
Vendi:Qendra Kulturore e Fëmijëve, Rrëshen

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për një proces sa më gjithëpërfshirës dhe transparent!

Promovimi i Librit “Narkodiktatura Shqiptare në Oborrin e Europës”

Ditën e mërkurë, më datë 12.02.2025, në orën 11:00 në QKF Rrëshen, do të zhvillohet promovimi i librit:
“Narkodiktatura Shqiptare në Oborrin e Europës”,
nga studiuesi dhe publicisti z. Ndriçim Kulla, së bashku me Shtëpinë Botuese Plejad dhe Fondacionin për Liri dhe Demokraci.
Ju mirëpresim!

Njoftim për konsultim publik për projektin “Ndërtimin e Urës Uzina Rubik”.

Bazuar në VKM Nr.247, datë 30.04.2015 “Për përcaktimin e rregullave, të kërkesave e të procedurave për informimin dhë përfshirjen e publikut në vendimarrjen mjedisore”

Subjekti: Njësia e menaxhimikt  të Projektit të Bankës  Botërore (PIT) në Varësi të Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Për projektin: “Ndërtimin e Urës Uzina Rubik”.

Ditën e martë , me datë 04.02.2025, në orën 09:00, në ambjentet e zyrave  të Njësisë Administrative Rubik , Qyteti Rubik , Bashkia Mirditë, do të zhvillohet konsultimi me publikun me objekt “Ndërtimin e Urës Uzina Rubik”.

Ndihma Juridike Falas

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ofron shërbime ligjore pa pagesë për qytetarët që plotësojnë kriteret ligjore.
Për të përfituar, mund të drejtoheni në Qendrat e Shërbimit Juridik Parësor në Lezhë dhe Kurbin, ose të kontaktoni:
 08001010
 Ndani këtë informacion me ata që mund të kenë nevojë për ndihmë juridike.