Ftesë Për Pjesëmarrje në Takimin Konsultues për Përcaktimin e Fushave të Përparësive në Kuadër të Thirrjes së Parё Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Bashkinë Mirditё.



Me datë 14 Nëntor 2025 u zhvillua takimi konsultues me banorët dhe përfaqësuesit e bizneseve të Njësisë Administrative Rrëshen, në kuadër të përgatitjes së Buxhetit dhe Paketës Fiskale të Bashkisë Mirditë për vitin 2026.
Pjesëmarrësit ndanë shqetësimet dhe sugjerimet e tyre gjatë diskutimeve për projekt-buxhetin e vitit 2026.




Nga dritat e fushës së volejbollit, vajzat e ekipit të volejbollit Mirdita sollën dritë edhe në fushën e ndërgjegjes.
Përmes këtij seti fotografik, ato përcollën mesazhe të fuqishme kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke na kujtuar se ndërgjegjësimi fillon nga secili prej nesh.
Ky set fotografik u realizua nga Fondacioni Mary Ward Loreto, në kuadër të projektit “Shërbe & Ndriço”, një nismë e bazuar në metodologjinë “Service Learning”, ku të rinjtë mësojnë duke shërbyer për komunitetin e tyre.


Më datë 3 nëntor 2025, pranë QKF Mirditë, u zhvillua konkursi i prezantimit të ideve (Demo Day) nga aplikantët e Programit Mbështetës për të Rinjtë e Bashkisë Mirditë – TIP Mirdita 2025.
Aktiviteti u organizua nga Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me ekspertët e GIZ, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të nxitur inovacionin, sipërmarrjen rinore dhe zhvillimin e start-up-eve lokale në fushat e turizmit, blegtorisë dhe bujqësisë.
Demo Day i TIP Mirdita 2025 solli bashkë energjinë, kreativitetin dhe vizionin e ndërmarrësve lokalë, duke dëshmuar potencialin e Mirditës për zhvillim të qëndrueshëm rural dhe ekonomik.
Urime të përzemërta 13 fituesve që do të marrin mbështetje nga Bashkia Mirditë për të zhvilluar më tej idetë e tyre.



Bashkia Mirditë lançoi në shtator, për herë të parë, një program mbështetës për të rinjtë e moshës 18–35 vjeç me vendbanim në Mirditë.
Qëllimi i programit “Tip Mirdita” është të nxisë sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin e ideve të reja që kontribuojnë në përmirësimin e jetës komunitare dhe ekonomike në Mirditë.
Thirrjes iu përgjigjën pozitivisht shumë të rinj dhe të reja me projekt-ide kreative dhe premtuese.
Të hënën, më 3 nëntor 2025, në QKF Rrëshen, nga ora 11:00 deri në 14:30, do të zhvillohet Konkursi i Prezantimit të Ideve, ku të rinjtë që kanë aplikuar do të prezantojnë idetë e tyre para jurisë.
Në përbërje të jurisë janë përfaqësues të Bashkisë Mirditë dhe ekspertë të GIZ Albania, të cilët do të vlerësojnë idetë më të mira për përfshirje në fazën e dytë të programit.
Konkursi është i hapur për të gjithë ata që duan të ndjekin procesin dhe të mbështesin inovatorët e rinj.
Suksese të gjithë të rinjve konkurentë!
Në datat 17 – 18 tetor 2025, në kuadër të projektit “Mirdita–Junik”, u zhvilluan aktivitetet festive “Festo n’Mirditë”, të cilat sollën gjallëri, kulturë dhe traditë në disa zona të Mirditës.
Aktivitetet nisën me hapjen e panairit të artizanëve në sheshin “Abat Doçi” në Rrëshen, ku artizanë vendas ekspozuan produkte tradicionale e punime artistike.
Në orët e pasdites, vizitorët u drejtuan drejt fshatit Domgjon, ku vizituan Gurrën e Domgjonit, Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, një ujësjellës unik që dëshmon mjeshtërinë tradicionale të përpunimit të gurit nga brezat e kaluar.
Mbrëmja u mbyll me një koncert festiv, që solli atmosferë gëzimi dhe bashkimi për banorët dhe vizitorët.
Dita e dytë vijoi me vizitë në panairin e artizanëve, ndjekur nga një aktivitet në ish- Burgun e Spaçit, organizuar nga Shoqata “Tek Bunkeri”, ku të pranishmit patën mundësinë të njihen me një tjetër dimension të së kaluarës sonë dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.”
Pasdite, pjesëmarrësit vizituan Kishën e Rubikut, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë shpirtërore në Mirditë, ndërsa aktivitetet u mbyllën me një koncert recital nga artistët e Musica Nova Ensemble pranë Infokullës Rubik.
Aktivitetet u mbështetën nga Bashkimi Evropian, përmes programit IPA CBC Shqipëri–Kosovë, dhe u zbatuan nga CHwB Kosovë, Bashkia Mirditë, Komuna Junik dhe Qendra UET.
Projekti synon të krijojë një infrastrukturë turistike të qëndrueshme në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke promovuar atraksionet kulturore dhe natyrore, dhe duke sjellë përfitime ekonomike dhe sociale për komunitetet lokale.
Ditën e Premte, datë 31.10.2025, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:

