FTESË PËR PJESËMARRJE NË DITËN E HAPUR/SESIONIN INFORMUES DHE TRAJNIMIN MBI MENAXHIMIN E PROJEKTEVE NË KUADËR TË THIRRJES SË PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË MIRDITË.



Programi i punëve publike në komunitet po zbatohet për të dytin vit radhazi nga Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, dega Mirditë.
Ky program është shndërruar tashmë në një mundësi konkrete punësimi dhe integrimi për punëkërkuesit afatgjatë.
Gjatë takimit të zhvilluar me Kryetarin e Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, Drejtorin Rajonal të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Lezhë, z. Agostin Marku, si dhe Përgjegjësin e Zyrës Vendore të Punësimit Mirditë, z. Dritan Pepkolaj, u prezantuan 12 pjesëmarrësit e rinj të programit.
Ata do të angazhohen me kohë të pjesshme në shërbimet publike të bashkisë dhe njëkohësisht do të përfitojnë trajnime që synojnë rritjen e kompetencave të tyre individuale dhe profesionale.



Më datë 25 Nëntor 2025 u zhvillua vizita monitoruese nga Delegacioni Evropian në Tiranë, JTS, SASPAK dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë për ecurinë e zbatimit të projektit EFFORT të financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit IPA II Shqipëri-Kosovë.
Projekti EFFORT realizohet nga Bashkia Mirditë, Komuna Junik dhe Co-Plan dhe ka për qëllim të përmirësojë efiçencën e energjisë në Bashkinë Mirditë dhe në Komunën Junik/Kosovë.
Ndërhyrjet kryesore të projektit EFFORT synojnë:
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar:
Pas vlerësimit të auditit energjitik dhe analizës së gjetjeve, në Mirditë projekti është në fazën e prokurimeve për:
* Projektimin dhe mbikqyrjen e vendosjes së paneleve diellore.
* Termoizolimin e Infokullës.


Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me Programin ReLOaD3, shpall Thirrjen e Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) që të dorëzojnë projekt-propozime në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Mirditë.
Qëllimi i Programit ReLOaD3 është forcimi i bashkëpunimit mes qeverisjes vendore dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur transparencën, pjesëmarrjen qytetare dhe një mjedis më të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile.
Prioritetet e thirrjes janë:
1. Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe identiteti lokal
1.1 Promovimi i pikave turistike në zona të ndryshme të bashkisë Mirditё, trashëgimisë historike e kulturore të Mirditës, përfshirë figurat, traditat, arkitekturёn, artizanatin, kulinarinë dhe veshjet popullore.
1.2 Hartimi i dokumentave strategjike dhe nisma pёr zhvillimin e turizmit nё Bashkinё Mirditё, interpretimin e monumenteve, dhe përfshirjen e brezit të ri në ruajtjen e identitetit lokal.
1.3 Krijimi i hapësirave të reja muzeale dhe shërbimeve të reja për zhvillimin e potencialve turistike e kulturore dhe informimin mbi to.
2. Mbrojtja e Mjedisit
2.1 Ndërgjegjësim i komunitetit mbi mbrojtjen e mjedisit, parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve në territorin e Bashkisë, nëpërmjet pilotimit të modeleve
3. Rinia
3.1 Nxitja e pjesëmarrjes aktive së të rinjve, me fokus të rinjtë që jetojnë në Njësitë Administrative.
3.2 Strategji lokale pёr rininё, module trajnimi dhe materiale shtesë mbi fusha të ndryshme me interes për rininë.
Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lekë deri 2.500.000 Lekë.
Kohëzgjatja e projektit: 6 – 10 muaj
Afati për dorëzimin e aplikimeve
09 dhjetor 2025– 20 Janar 2026.
Për më shumë informacion dhe për të tërhequr dokumentacionin e aplikimit, kontaktoni në:
Email: info@bashkiamirdite.gov.al
Adresa: Bashkia Mirditë, Zyra e Pritjes së Qytetarëve, Sheshi “Abat Doçi” Rrëshen.
Vizitoni faqen tonë për detaje të tjera: www.bashkiamirdite.gov.al

Fëmijët e artistët e vegjël janë ata që gjallërojnë çdo rast feste dhe gëzimi në Mirditë, duke na bërë të gjithëve krenar për talentin dhe energjinë e tyre.
Në shenjë vlerësimi për përkushtimin e tyre ndaj mësimdhënies dhe vazhdimësisë së trashëgëmisë sonë artistike, kryetari i Bashkisë Mirditë ndau certifikata mirënjohjeje për:
Z. Kol Picaku, Z. Fran Gjergji, Z. Ilirjan Simoni dhe Z. Angjelo Gjoka, si dhe për të gjithë artistët pjesëmarrës.
Aktiviteti u mbyll me një performancë të fëmijëve në çifteli duke shfaqur pasionin për muzikën tonë tradicionale.





Më 20 nëntor 2025, Kardinali Ernest Simoni Troshani vizitoi Katedralen “Jezusi i Vetmi Shpëtimtar i Botës” në Rrëshen, ku kremtoi Meshën e Shenjtë për komunitetin e Mirditës.
Kardinali Simoni, i lindur në vitin 1928 në Troshan të Lezhës, ka kaluar 28 vite burg dhe punë të detyruar gjatë regjimit komunist.
Pas viteve ’90, ai vijoi shërbimin meshtar dhe në vitin 2016 u nderua me titullin Kardinal nga Papa Françesku.
Prania e tij në Rrëshen përbën një kujtesë të gjallë të forcës së shpirtit njerëzor, të qëndresës dhe besimit të palëkundur.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, i dorëzoi Kardinalit Ernest Simoni Troshani, një mirënjohje në emër të Bashkisë Mirditë, në nder të kontributit të tij të jashtëzakonshëm.




Bashkia Mirditë dhe Qarku Lezhë, të njohur për trashëgiminë dhe kullat historike, janë përfshirë në Programin e Rijetëzimit të Kullave, një nismë që synon të ruajë këtë pasuri unike kulturore dhe ta kthejë në një motor të zhvillimit lokal .
Në Mirditë, kullat nuk janë thjesht monumente arkitekturore – ato janë pjesë e identitetit, besës dhe mikpritjes tradicionale .
Ky program i ri, i mbështetur nga GIZ Shqipëri, synon t’i rikthejë këto kulla si hapësira për turizmin, kulturën dhe ekonominë lokale.
Ju mirëpresim!


Më datë 18 Nëntor 2025, Delegacioni i Kongresit të Autoriteteve Vendore të Këshillit të Evropës zhvilloi një vizitë monitorimi në Bashkinë Mirditë, në kuadër të procesit të vlerësimit të zbatimit të angazhimeve të vendeve anëtare ndaj Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore.
Delegacioni u drejtua nga Z. Anders Knape (Suedia) dhe Z. Sören Schumacher (Gjermania), të shoqëruar nga përfaqësuesja e Sekretariatit të Kongresit, znj. Svitlana Pereverten, si dhe Prof. Zoltán Szente, ekspert i pavarur i Kartës së Vetëqeverisjes Vendore.
Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë Mirditë, Z. Albert Melyshi, u diskutuan çështje kyçe që lidhen me funksionimin e pushtetit vendor, përfshirë:
– autonominë e njësive të vetëqeverisjes vendore,
– çështjet e decentralizimit financiar,
– ndërhyrjet në kompetencat e bashkive,
– sfidat në funksionimin efektiv të institucioneve vendore.
Kryetari i Bashkisë Mirditë paraqiti shqetësimet kryesore të bashkisë duke theksuar nevojën për rritjen e mbështetjes nga niveli qendror dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim garantimin e një funksionimi të qëndrueshëm dhe efektiv të vetëqeverisjes vendore.
Pas përfundimit të të gjitha vizitave monitoruese në Shqipëri, do të përgatitet një Raport dhe një Rekomandim zyrtar për Shqipërinë, të cilat do t’i paraqiten për shqyrtim dhe miratim Kongresit të Autoriteteve Vendore të Këshillit të Evropës në sesionet e radhës.

Ditën e Mërkurë , datë 26.11.2025, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:
