Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Njoftime

Njoftim

Të mërkurën, më 10 dhjetor, në orën 10:00, në hollin e Bashkisë Mirditë do të hapet ekspozita “Abati i Mirditës Prend Doçi”.

Kjo ekspozitë organizohet në kuadër të nismës së Bashkisë Mirditë në bashkëpunim me Unionin Mirdita për vendosjen e shtatores së Abat Prend Doçit në sheshin “Abat Doçi” në Rrëshen.

Gjatë ekspozitës do të prezantohen edhe dy bocete, të cilat paraqesin konceptet fillestare të shtatores.

Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë.

Thirrje për Aplikime – Bashkia Mirditë në Partneritet me Programin ReLOaD3

Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me Programin ReLOaD3, shpall Thirrjen e Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) që të dorëzojnë projekt-propozime në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Mirditë.

Qëllimi i Programit ReLOaD3 është forcimi i bashkëpunimit mes qeverisjes vendore dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur transparencën, pjesëmarrjen qytetare dhe një mjedis më të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile.

Prioritetet e thirrjes janë:

1. Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe identiteti lokal  

1.1 Promovimi i pikave turistike në zona të ndryshme të bashkisë Mirditё, trashëgimisë historike e kulturore të Mirditës, përfshirë figurat, traditat, arkitekturёn, artizanatin, kulinarinë dhe veshjet popullore.

1.2 Hartimi i dokumentave strategjike dhe nisma pёr zhvillimin e turizmit nё Bashkinё Mirditё, interpretimin e monumenteve, dhe përfshirjen e brezit të ri në ruajtjen e identitetit lokal.

1.3 Krijimi i hapësirave të reja muzeale dhe shërbimeve të reja për zhvillimin e potencialve turistike e kulturore dhe informimin mbi to.

2. Mbrojtja e Mjedisit 

2.1 Ndërgjegjësim i komunitetit mbi mbrojtjen e mjedisit, parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve në territorin e Bashkisë, nëpërmjet pilotimit të modeleve

3. Rinia 

3.1 Nxitja e pjesëmarrjes aktive së të rinjve, me fokus të rinjtë që jetojnë në Njësitë Administrative.

3.2  Strategji lokale pёr rininё, module trajnimi dhe materiale shtesë mbi fusha të ndryshme me interes për rininë.

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lekë deri 2.500.000 Lekë.

Kohëzgjatja e projektit: 6 – 10 muaj

Afati për dorëzimin e aplikimeve

09 dhjetor 202520 Janar 2026.

Për më shumë informacion dhe për të tërhequr dokumentacionin e aplikimit, kontaktoni në:

Email: info@bashkiamirdite.gov.al

Adresa: Bashkia Mirditë, Zyra e  Pritjes së QytetarëveSheshi “Abat Doçi” Rrëshen.

Vizitoni faqen tonë për detaje të tjera: www.bashkiamirdite.gov.al

 

Programi i Rijetëzimit të Kullave

Bashkia Mirditë dhe Qarku Lezhë, të njohur për trashëgiminë dhe kullat historike, janë përfshirë në Programin e Rijetëzimit të Kullave, një nismë që synon të ruajë këtë pasuri unike kulturore dhe ta kthejë në një motor të zhvillimit lokal .

Në Mirditë, kullat nuk janë thjesht monumente arkitekturore – ato janë pjesë e identitetit, besës dhe mikpritjes tradicionale .

Ky program i ri, i mbështetur nga GIZ Shqipëri, synon t’i rikthejë këto kulla si hapësira për turizmin, kulturën dhe ekonominë lokale.

  • Takimi i radhës me ekspertët e GIZ do të fokusohet te Faza I (2025–2026), konkretisht në identifikimin e kullave me potencial për restaurim.
  • Thirrje për pronarët e kullave dhe komunitetin lokal.
    Bashkia Mirditë fton të gjithë pronarët e kullave dhe familjet që i trashëgojnë këto objekte të shprehin interesin për t’u përfshirë në procesin e identifikimit.
  • Data: 03.12.2025
  • Vendi: Salla e Këshillit Bashkiak, Mirditë⏰ Ora: 11:00

Ju mirëpresim!

Ftesë Për Pjesëmarrje në Takimin Konsultues për Përcaktimin e Fushave të Përparësive në Kuadër të Thirrjes së Parё Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Bashkinë Mirditё.

Bashkia Mirditё në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Parё Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).
Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes.
Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Mirditё ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OshC-të e interesuara për t’u bërë pjesë e këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 25 Nёntor 2025, ora 10:30 në ambientet e Bashkisë Mirditë,  Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, Kati 1-rё.
Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:
– Prezantim i projektit ReLOaD3;
     – Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e Parë publike për OshC-të në Bashkinë Mirditё, si vijon:
1. Zhvillim turistik dhe mbrojtja e mjedisit
1.1 Promovimi i pikave turistike në zona të ndryshme të bashkisë Mirditё dhe mbrojtja e mjedisit.
1.2 Hartimi i dokumentave strategjike pёr zhvillimin e turizmit nё Bashkinё Mirditё.
1.3 Krijimi i hapësirave të reja muzeale për zhvillimin e potencialve turistike e kulturore.
1.4 Krijimi i shërbimeve të reja për informim mbi turizmin e kulturën.
2. Trashëgimia kulturore dhe identiteti lokal
2.1 Projekte që promovojnë trashëgiminë historike e kulturore të Mirditës, përfshirë figurat, traditat, arkitekturёn, artizanatin , kulinarinë dhe veshjet popullore.
2.2 Nisma për turizmin kulturor dhe interpretimin e monumenteve.
2.3 Aktivitetet për përfshirjen e brezit të ri në ruajtjen e identitetit lokal.
3. Rinia
3.1 Nxitja e pjesëmarrjes aktive së të rinjve, me fokus të rinjtë që jetojnë në Njësitë          Administrative.
3.2  Module trajnimi, strategji lokale pёr rininё dhe materiale shtesë mbi fusha të ndryshme me interes për rininë.

NJOFTIM PËR KONSULTIMET PUBLIKE

Mbështetur në Ligjin 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore, në Ligjin  nr. 9936 date 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, në ligjin nr.68/2017  Për financat e Vetëqeverisjes Vendore, Udhëzimin Nr. 9 datë 20.07.2018 Për Procedurat Standarte të Zbatimit të Buxhetit, si dhe në Urdhërin Nr. 500 dt. 23.10.2025 të Kryetarit të Bashkisë Mirditë  “Për Ngritjen e Komisionit Për Konsultimet Publike” në kuadër të hartimit të Buxhetit Vjetor dhe Paketës Fiskale për vitin 2026, si dhe miratimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028, të Bashkisë Mirditë.
Bashkia Mirditë fton të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e biznesit, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit të marrin pjesë në konsultimet publike, duke dhënë mendimet, propozimet dhe sugjerimet e tyre mbi prioritetet e zhvillimit dhe planifikimin e buxhetit vendor.
 Konsultimet publike do të zhvillohen sipas grafikut të mëposhtëm:

N J O F T I M

Të nderuar qytetarë,

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Mirditë, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe trajtimin me prioritet të procedurave administrative të papërfunduara, për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonat me prioritet zhvillimi urban dhe zonat informale të banimit”, ju njoftojmë se:

Të gjithë Ju që keni ndërtime në proces legalizimi, në zonat e përcaktuara, mund të paraqiteni pranë Bashkisë Mirditë për të marrë informacion mbi ecurinë e aplikimeve dhe procedurat e mëtejshme.

Zyra e Pritjes së Qytetarëve, Bashkia Mirditë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!