Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Mirdita hapi edicionin e IV të Parlamentit Rural Shqiptar, duke bashkuar aktorë lokalë, rajonalë dhe ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar zhvillimin e qëndrueshëm rural.

Në fokus ishte qasja #LEADER, që synon zhvillimin e udhëhequr nga komuniteti dhe krijimin e Grupeve Vendore të Veprimit (GVV) si instrument kyç për zhvillimin territorial.

Aktorët lokalë ndanë sfidat dhe nevojat specifike të komunitetit, ndërsa ekspertët ndërkombëtarë prezantuan metoda praktika të suksesshme nga vendet e tyre, duke ofruar modele të përshtatshme për zhvillimin rural shqiptar.

Ky edicion synon të forcojë sinergjinë mes aktorëve lokalë dhe ekspertëve ndërkombëtarë, duke krijuar një platformë gjithëpërfshirëse për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm rural.ë Parlamentit Rural Shqiptar, duke bashkuar aktorë lokalë, rajonalë dhe ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar zhvillimin e qëndrueshëm rural.

Bashkia Mirditë organizoi takimin me njohës të vetëqeverisjes vendore dhe specialistëve të administratës për Reformën Administrativo-Territoriale 2026

Bashkia Mirditë organizoi me datë 18 Mars një takim me njohës të vetëqeverisjes vendore dhe specialistëve të administratës, nën kryesimin e Kryetarit z. Albert Melyshi.

Takimi u fokusua në diskutime dhe sugjerime mbi mënyrat se si Bashkia Mirditë mund të përfitojë maksimalisht nga Reforma Administrativo-Territoriale 2026, duke vlerësuar peshën historike, kulturore dhe ekonomike të krahinës.

Ky takim shënon nisjen e një serie konsultimesh të mëtejshme me intelektualë, ekspertë, përfaqësues politikë dhe qytetarë, brenda dhe jashtë Mirditës.

Mirditë – Nysë, mundësi të reja bashkëpunimi.

Mirëpritëm në Bashkinë Mirditë një delegacion zyrtar nga Rajoni i Nysës, Poloni, të shoqëruar nga përfaqësues të Këshillit të Qarkut Lezhë, në kuadër të partneritetit mes dy rajoneve.

Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, u diskutua mbi perspektivat e binjakëzimit institucional, si një mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjet ndërinstitucionale dhe të krijojë mundësi të reja zhvillimi për komunitetin, duke hapur rrugën për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Raporti i Transparencës për Vitin 2025, Bashkia Mirditë.

Për të tretin vit radhazi, Bashkia Mirditë vijon të renditet në nivel të lartë të transparencës proaktive .

Bashkëngjitur gjeni Raportin e Indeksit të Transparencës Proaktive të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore për vitin 2025 — publikim i përvitshëm i Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kanë nisur punimet për ndriçimin e Unazës së Madhe në Rrëshen.

Ky segment i rëndësishëm i qytetit, i frekuentuar veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, po transformohet për të ofruar më shumë siguri dhe komoditet për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Ndriçimi i ri, së bashku me vendosjen e stolave, do të krijojë hapësira më të këndshme dhe funksionale për qëndrimin, pushimin dhe jetën sociale të qytetarëve.

Një hap historik për Mirditën: Komuniteti i parë energjetik është drejt realizimit.

Në kuadër të projektit EFFORT, u zhvillua aktiviteti “Ti Je Energjia e Mirditës”, një iniciativë që synon rritjen e efikasitetit energjetik dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme në ndërtesat publike.
Në takimin konsultativ të mbajtur në Bashkinë Mirditë morën pjesë përfaqësues të Komunës Junik, organizatës Co-PLAN, drejtues institucionesh arsimore dhe aktorë të tjerë lokalë.
Pjesëmarrësit u njohën me hapat konkretë të projektit, i cili është drejt përfundimit të fazës fizike dhe teknike dhe do të zbatohet në disa godina publike të Bashkisë Mirditë. Hapi i radhës është faza e tenderimit, që do të mundësojë zbatimin konkret të masave energjetike.
Aktiviteti vijoi në Shkollën 9 vjeçare “Pashko Vasa”, ku nxënësit prezantuan esetë me temën “Unë jam energjia e Mirditës” dhe ekspozitën kreative “Ngjyrosim të ardhmen”, duke përcjellë mesazhe të forta mbi rëndësinë e energjisë së pastër dhe një të ardhmeje të gjelbër.
Ky projekt vendos themelet e një modeli të ri zhvillimi për Mirditën, duke sjellë kursim, qëndrueshmëri dhe më shumë pavarësi energjetike për komunitetin.

Projekti EFFORT zbatohet nga Bashkia Mirditë, Komuna Junik në Kosovë dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me financim të Bashkimit Evropian përmes Programit Ndërkufitar IPA Shqipëri–Kosovë.

Takim me fermerët e Mirditës për bashkëpunimin me Madeo Group.

Në ambientet e Bashkisë Mirditë, më 27 janar 2026, u zhvillua takimi i radhës me fermerët e zonës, të interesuar për bashkëpunimin me kompaninë italiane Madeo Group.

Ky takim vjen në vazhdimësi të takimeve dhe diskutimeve të vazhdueshme të Bashkisë Mirditë, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe krijimin e mundësive të reja për fermerët dhe bizneset e zonës.

Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, së bashku me përfaqësuesit e Madeo Group, znj. Anna Madeo dhe z. Ernesto Madeo, zhvilluan një diskutim të hapur me fermerët mbi hapat praktikë dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit të ardhshëm.

“Aktivizimi i potencialit bujqësor dhe blegtoral është një prioritet për zhvillimin ekonomik të zonës.
Bashkia Mirditë është e angazhuar të krijojë mundësi të reja për fermerët tanë dhe të nxisë investime që sjellin zhvillim të qëndrueshëm,” – u shpreh kryetari i bashkisë, z. Melyshi.

Nga ana e saj, znj. Anna Madeo rikonfirmoi gatishmërinë e Madeo Group për një bashkëpunim afatgjatë dhe konkret me fermerët, veçanërisht në fushat e rritjes së derrit, përpunimit të mishit dhe kultivimit të specave.

Gjatë takimit, fermerët patën mundësinë të prezantonin aktivitetet e tyre dhe të njiheshin më nga afër me modelin e bashkëpunimit të Madeo Group.

Të gjithë fermerët e interesuar për t’u bërë pjesë e kësaj nisme mund të paraqiten pranë Bashkisë Mirditë për të plotësuar kërkesën për shprehje interesi.

“EFFORT”: Një hap konkret drejt efikasitetit energjetik në ndërtesat publike

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër, Bashkia Mirditë ndan me kënaqësi një nga nismat më të rëndësishme në nivel vendor për avancimin e efikasitetit energjetik në Shqipëri.

Përmes projektit “EFFORT”, janë kryer vlerësimet teknike dhe ka nisur përgatitja e masave për përdorimin e energjisë së rinovueshme në mbi 10 ndërtesa publike në Bashkinë Mirditë dhe Komunën Junik.

Pak ditë më parë, modeli i projektit “EFFORT” u diskutua gjerësisht edhe në një panel të dedikuar gjatë Forumit Kombëtar për Energjinë, të organizuar nga Co-PLAN, projekti “EFFORT” si dhe programi GreenAL.

Gjatë panelit, me prani të Kryetarit të Bashkisë Mirditë, z.Albert Melyshi, Kryetarit të Komunës Junik, z. Ruzhdi Shehu, si dhe Menaxherit të projektit, z. Elvis Ndreka, u theksua roli i “EFFORT” në zhvillimin e politikave energjetike lokale dhe në transformimin e godinave në ndërtesa më eficiente dhe të qëndrueshme.

Por energjia e pastër shkon përtej ndërhyrjeve teknike. Ajo kërkon ndërgjegjësim dhe përfshirje të komuniteteve. Në këtë drejtim, projekti “EFFORT” ka zhvilluar dhe vijon të zhvillojë fushata ndërgjegjësimi, veçanërisht me të rinjtë, për rëndësinë e efikasitetit energjetik, energjisë së rinovueshme dhe kursimit të energjisë.

Projekti “EFFORT”, zbatohet nga Bashkia Mirditë, Komuna Junik në Kosovë dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me financim të Bashkimit Evropian përmes Programit Ndërkufitar IPA Shqipëri–Kosovë.