Njoftime
Njoftim
Të mërkurën, më 10 dhjetor, në orën 10:00, në hollin e Bashkisë Mirditë do të hapet ekspozita “Abati i Mirditës Prend Doçi”.
Kjo ekspozitë organizohet në kuadër të nismës së Bashkisë Mirditë në bashkëpunim me Unionin Mirdita për vendosjen e shtatores së Abat Prend Doçit në sheshin “Abat Doçi” në Rrëshen.
Gjatë ekspozitës do të prezantohen edhe dy bocete, të cilat paraqesin konceptet fillestare të shtatores.
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë.

Thirrje për Aplikime – Bashkia Mirditë në Partneritet me Programin ReLOaD3

Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me Programin ReLOaD3, shpall Thirrjen e Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) që të dorëzojnë projekt-propozime në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Mirditë.
Qëllimi i Programit ReLOaD3 është forcimi i bashkëpunimit mes qeverisjes vendore dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur transparencën, pjesëmarrjen qytetare dhe një mjedis më të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile.
Prioritetet e thirrjes janë:
1. Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe identiteti lokal
1.1 Promovimi i pikave turistike në zona të ndryshme të bashkisë Mirditё, trashëgimisë historike e kulturore të Mirditës, përfshirë figurat, traditat, arkitekturёn, artizanatin, kulinarinë dhe veshjet popullore.
1.2 Hartimi i dokumentave strategjike dhe nisma pёr zhvillimin e turizmit nё Bashkinё Mirditё, interpretimin e monumenteve, dhe përfshirjen e brezit të ri në ruajtjen e identitetit lokal.
1.3 Krijimi i hapësirave të reja muzeale dhe shërbimeve të reja për zhvillimin e potencialve turistike e kulturore dhe informimin mbi to.
2. Mbrojtja e Mjedisit
2.1 Ndërgjegjësim i komunitetit mbi mbrojtjen e mjedisit, parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve në territorin e Bashkisë, nëpërmjet pilotimit të modeleve
3. Rinia
3.1 Nxitja e pjesëmarrjes aktive së të rinjve, me fokus të rinjtë që jetojnë në Njësitë Administrative.
3.2 Strategji lokale pёr rininё, module trajnimi dhe materiale shtesë mbi fusha të ndryshme me interes për rininë.
Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lekë deri 2.500.000 Lekë.
Kohëzgjatja e projektit: 6 – 10 muaj
Afati për dorëzimin e aplikimeve
09 dhjetor 2025– 20 Janar 2026.
Për më shumë informacion dhe për të tërhequr dokumentacionin e aplikimit, kontaktoni në:
Email: info@bashkiamirdite.gov.al
Adresa: Bashkia Mirditë, Zyra e Pritjes së Qytetarëve, Sheshi “Abat Doçi” Rrëshen.
Vizitoni faqen tonë për detaje të tjera: www.bashkiamirdite.gov.al
- LISTA E KONTROLLIT
- DEKLARATA PËR PLOTËSIMIN E KRITEREVE
- FORMULARI I IDENTIFIKIMIT FINANCIAR
- FORMULARI I IDENTIFIKIMIT ADMINISTRATIV
- PLANI I AKTIVITETEVE DHE DUKSHMËRISË
- KORNIZA LOGJIKE
- BUXHETI I NDARË SIPAS ZËRAVE
- PROJEKT-PROPOZIMI
- OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM
- DEKLARATA PËR SHMANGIEN E KONFLIKTIT TË INTERESIT
- DEKLARATË PARTNERITETI
- THIRRJA E PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 3 (ReLOaD3)
Njoftim për Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Mirditë, Dhjetor 2025
Ditën e Mërkurë , datë 10.12.2025, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:

Programi i Rijetëzimit të Kullave

Bashkia Mirditë dhe Qarku Lezhë, të njohur për trashëgiminë dhe kullat historike, janë përfshirë në Programin e Rijetëzimit të Kullave, një nismë që synon të ruajë këtë pasuri unike kulturore dhe ta kthejë në një motor të zhvillimit lokal .
Në Mirditë, kullat nuk janë thjesht monumente arkitekturore – ato janë pjesë e identitetit, besës dhe mikpritjes tradicionale .
Ky program i ri, i mbështetur nga GIZ Shqipëri, synon t’i rikthejë këto kulla si hapësira për turizmin, kulturën dhe ekonominë lokale.
- Takimi i radhës me ekspertët e GIZ do të fokusohet te Faza I (2025–2026), konkretisht në identifikimin e kullave me potencial për restaurim.
- Thirrje për pronarët e kullave dhe komunitetin lokal.
Bashkia Mirditë fton të gjithë pronarët e kullave dhe familjet që i trashëgojnë këto objekte të shprehin interesin për t’u përfshirë në procesin e identifikimit. - Data: 03.12.2025
- Vendi: Salla e Këshillit Bashkiak, Mirditë⏰ Ora: 11:00
Ju mirëpresim!

Njoftim për Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Mirditë, Nëntor 2025
Ditën e Mërkurë , datë 26.11.2025, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:

Njoftim për Subvencionimin e Bonusit të Qirasë.

Te nderuar qytetarë,
Ju informojme se jane hapur aplikimet per Subvencionimin e Bonusit të Qirasë.
Dokumentacionin e nevojshem per aplikim e gjeni bashkëngjitur.
Afati i aplikimeve deri me datë 20.12.2025
Ftesë Për Pjesëmarrje në Takimin Konsultues për Përcaktimin e Fushave të Përparësive në Kuadër të Thirrjes së Parё Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Bashkinë Mirditё.

Njoftim për Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Mirditë, Tetor 2025
Ditën e Premte, datë 31.10.2025, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:

NJOFTIM PËR KONSULTIMET PUBLIKE
