Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë

Bashkia Mirditë mirëpret Atasheun Ekonomik dhe Tregtar të Ambasadës Çeke

  

Më datë 21 maj 2025, në Bashkinë Mirditë mirëpritëm Atasheun Ekonomik dhe Tregtar të Ambasadës Çeke, z. David Černohorský, i shoqëruar nga z. Erion Shehi, Ekspert Ekonomik në Sektorin Komercial të Ambasadës.

Vizita kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe identifikimin e mundësive konkrete për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet sipërmarrjeve të zonës sonë dhe partnerëve të mundshëm çekë.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi mundësinë e aplikimit të Bashkisë Mirditë në grantet e vogla të Ambasadës Çeke, si dhe në fondet e Grupit të Vishegradit, me synimin për të mbështetur projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin lokal dhe ekonomik të komunitetit tonë.

 

Dëgjesa publike mbi Planin Vendor të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë

Ditën e djeshme u zhvillua dëgjesa publike mbi Planin Vendor të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë, ku prezantuam masat që kanë për qëllim të përmirësojnë efiçencën energjetike të ndërtesave publike në Mirditë, përmes projektit “EFFORT” dhe ndërhyrjeve të Bashkisë Mirditë.
Projekti synon të zhvillojë praktikat e qëndrueshme të përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në Mirditë, zvogëlimit të konsumit të energjisë, menaxhimit të ndërtesave, apo edhe rinovimit të ndërtesave me efikasitet energjetik.
Projekti EFFORT zbatohet nga Bashkia Mirditë, Komuna Junik dhe Co-PLAN, si dhe financohet nga Bashkimi Europian përmes programit IPA Cross-Border Shqiperi-Kosovë.

Njoftim !

Bashkia Mirditë fton qytetarët të marrin pjesë në dëgjesën publike mbi Planin Vendor të Veprimit për Efiçencën e Energjisë.

Data:16 Prill 2025
Ora: 10:00
Vendi:Qendra Kulturore e Fëmijëve, Rrëshen

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për një proces sa më gjithëpërfshirës dhe transparent!

Mirdita Pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.

Mirdita, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më të mëdha për industrinë e turizmit në nivel global.

Panairi mbledhë përfaqësues të destinacioneve turistike, operatorë turistikë, kompani ajrore, investitorë dhe ekspertë të industrisë nga mbarë bota.

Si pjesë e promovimit të Shqipërisë si “Vendi i Nderit”, Mirdita po prezantohet si një destinacion turistik që ofron përvoja autentike dhe të pazbuluara.

Nga ecja në malet e larta, te vizitat në fshatrat me kulla tradicionale dhe kishat historike , Mirdita ofron mundësi të panumërta për turistët që kërkojnë një përvojë autentike dhe të veçantë.

Pjesëmarrja në ITB Berlin 2025 është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të promovuar Mirditën si një destinacion turistik tërheqës dhe për të krijuar mundësi bashkëpunimi me operatorët ndërkombëtarë.