Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Situata nga reshjet në Mirditë.

Komisioni Vendor i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile u mblodh sot për të koordinuar dhe menaxhuar situatën e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, që po sjellin dëmtime në rrugë, ura dhe disa banesa në territorin e Mirditës.

Në fshatin Jezull (Njësia Administrative Rrëshen), është dëmtuar shpatulla mbështetëse e një ure tip Bejli, duke bërë të pamundur kalimin e rrugës dhe duke e nxjerrë urën jashtë funksionit.

Aksi rrugor Rrëshen–Bukmirë është problematik, me gurë të rrëshqitur dhe gërryerje të bazamentit të rrugës.

Në fshatin Kodër-Rrëshen ka rrëshqitje toke pranë një banese.

Në lagjen Mollaj, dalja e përroit ka sjellë gurë në rrugë.

Në Njësinë Administrative Orosh janë dëmtuar rrugët e fshatrave Bulshar, Grykë-Orosh, Nënshejt, Pëshqesh dhe Kullaxhi.

Në Njësinë Administrative Selitë është bllokuar rruga që lidh fshatrat Bardhaj dhe Lëkundë.

Në Njësinë Administrative Kthellë paraqiten dëmtime në fshtrat: Tharri, Shebe, Përlat Qendër, Troje dhe Prosek, veçanërisht në lagjet Vadhishtë, Kabal dhe Curgu.

Në Njësinë Administrative Kaçinar është dëmtuar ura që lidh fshatin Shpërdhazë dhe rruga lidhëse me lagjen Preçaj në Simon, si pasojë e rritjes së nivelit të përrojt.

Në Njësinë Administrative Fan janë dëmtuar rrugët që lidhin fshatrat Shëngjin, Klos, Munellë dhe Zall Xhuxhë; disa ura pasarela në Thirrë, Bisakë dhe Xhakëz mbahen nën monitorim, ndërsa pas qetësimit të situatës do ndërhyhet për riparimin e tyre.

Në aksin Përlat–Lurë ka gurë dhe dhera në rrugë; firma kontraktore që po ndërton segmentin është njoftuar dhe pritet ndërhyrja.

Sipas informacioneve për Hidrocentralin e Qafmollës nuk parashikohen shkarkime gjatë orëve në vijim, por po mbahet kontakt i vazhdueshëm me përfaqësuesit e Hec-it.

Ekipet e Bashkisë Mirditë janë në terren dhe po ndërhyjnë aty ku është e mundur për rehabilitimin e rrugëve, ndërsa struktura e Mbrojtjes Civile po monitoron situatën dhe mbetet në gatishmëri për çdo emergjencë.

 

 

 

Situata në territorin e Bashkisë Mirditë paraqitet e rënduar si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

Ekipet e Bashkisë Mirditë ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin dhe normalizimin e situatës.

Apelojmë qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar deri në stabilizimin e kushteve atmosferike.

Për çdo problematikë kontaktoni:

Kryetari i Bashkisë: 068 521 0722
Emergjencat Civile: 069 350 0874
Agjencia e Punëve Publike dhe Mirëmbajtjes: 068 570 6627
Zjarrëfikëse: 069 411 1486
Policia Bashkiake: 067 576 8439
Nj. Adm Rrëshen: 068 236 5274
Nj. Adm Rubik: 068 555 8558
Nj. Adm Selitë: 068 208 0119
Nj. Adm Kthellë: 068 539 4190
Nj. Adm Kaçinar: 069 980 3502
Nj. Adm Orosh: 069 554 2750
Nj. Adm Fan: 068 867 7377

 

Ftesë Për Pjesëmarrje në Takimin Konsultues për Përcaktimin e Fushave të Përparësive në Kuadër të Thirrjes së Parё Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Bashkinë Mirditё.

Bashkia Mirditё në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Parё Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).
Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes.
Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Mirditё ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OshC-të e interesuara për t’u bërë pjesë e këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 25 Nёntor 2025, ora 10:30 në ambientet e Bashkisë Mirditë,  Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, Kati 1-rё.
Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:
– Prezantim i projektit ReLOaD3;
     – Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e Parë publike për OshC-të në Bashkinë Mirditё, si vijon:
1. Zhvillim turistik dhe mbrojtja e mjedisit
1.1 Promovimi i pikave turistike në zona të ndryshme të bashkisë Mirditё dhe mbrojtja e mjedisit.
1.2 Hartimi i dokumentave strategjike pёr zhvillimin e turizmit nё Bashkinё Mirditё.
1.3 Krijimi i hapësirave të reja muzeale për zhvillimin e potencialve turistike e kulturore.
1.4 Krijimi i shërbimeve të reja për informim mbi turizmin e kulturën.
2. Trashëgimia kulturore dhe identiteti lokal
2.1 Projekte që promovojnë trashëgiminë historike e kulturore të Mirditës, përfshirë figurat, traditat, arkitekturёn, artizanatin , kulinarinë dhe veshjet popullore.
2.2 Nisma për turizmin kulturor dhe interpretimin e monumenteve.
2.3 Aktivitetet për përfshirjen e brezit të ri në ruajtjen e identitetit lokal.
3. Rinia
3.1 Nxitja e pjesëmarrjes aktive së të rinjve, me fokus të rinjtë që jetojnë në Njësitë          Administrative.
3.2  Module trajnimi, strategji lokale pёr rininё dhe materiale shtesë mbi fusha të ndryshme me interes për rininë.

Në kuadër të procesit të hartimit të Buxhetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2026, Bashkia Mirditë ka nisur zhvillimin e takimeve konsultuese me qytetarët në të gjitha njësitë administrative.

Deri më tani, janë zhvilluar takimet konsultuese në Njësitë Administrative Kaçinar, Selitë, Kthellë, Fan dhe Orosh, ku banorët kanë paraqitur problematikat dhe prioritetet kryesore të zonave të tyre, të cilat do të merren në konsideratë për t’u pasqyruar në projekt-buxhetin e Bashkisë Mirditë për vitin 2026.
Procesi i konsultimeve do të vijojë nesër, më datë 14 nëntor 2025, me:
•Banorët e Njësisë Administrative Rrëshen, në QKF Mirditë, në orën 10:00.
•Përfaqësuesit e bizneseve, në Sallën e Këshillit Bashkiak Mirditë, në orën 13:00.
Gjithashtu, më datë 17 nëntor 2025, në orën 10:00, do të zhvillohet takimi i konsultimit publik me banorët e Njësisë Administrative Rubik.

Seti fotografik “Në Dritën e Ndërgjegjes”

Nga dritat e fushës së volejbollit, vajzat e ekipit të volejbollit Mirdita sollën dritë edhe në fushën e ndërgjegjes.

Përmes këtij seti fotografik, ato përcollën mesazhe të fuqishme kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke na kujtuar se ndërgjegjësimi fillon nga secili prej nesh.

Ky set fotografik u realizua nga Fondacioni Mary Ward Loreto, në kuadër të projektit “Shërbe & Ndriço”, një nismë e bazuar në metodologjinë “Service Learning”, ku të rinjtë mësojnë duke shërbyer për komunitetin e tyre.

Demo Day – TIP Mirdita 2025

Më datë 3 nëntor 2025, pranë QKF Mirditë, u zhvillua konkursi i prezantimit të ideve (Demo Day) nga aplikantët e Programit Mbështetës për të Rinjtë e Bashkisë Mirditë – TIP Mirdita 2025.

Aktiviteti u organizua nga Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me ekspertët e GIZ, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të nxitur inovacionin, sipërmarrjen rinore dhe zhvillimin e start-up-eve lokale në fushat e turizmit, blegtorisë dhe bujqësisë.

Demo Day i TIP Mirdita 2025 solli bashkë energjinë, kreativitetin dhe vizionin e ndërmarrësve lokalë, duke dëshmuar potencialin e Mirditës për zhvillim të qëndrueshëm rural dhe ekonomik.

Urime të përzemërta 13 fituesve që do të marrin mbështetje nga Bashkia Mirditë për të zhvilluar më tej idetë e tyre.

   

Tip Mirdita– Konkursi i Prezantimit të Ideve

Bashkia Mirditë lançoi në shtator, për herë të parë, një program mbështetës për të rinjtë e moshës 18–35 vjeç me vendbanim në Mirditë.

Qëllimi i programit “Tip Mirdita” është të nxisë sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin e ideve të reja që kontribuojnë në përmirësimin e jetës komunitare dhe ekonomike në Mirditë.

Thirrjes iu përgjigjën pozitivisht shumë të rinj dhe të reja me projekt-ide kreative dhe premtuese.

Të hënën, më 3 nëntor 2025, në QKF Rrëshen, nga ora 11:00 deri në 14:30, do të zhvillohet Konkursi i Prezantimit të Ideve, ku të rinjtë që kanë aplikuar do të prezantojnë idetë e tyre para jurisë.

Në përbërje të jurisë janë përfaqësues të Bashkisë Mirditë dhe ekspertë të GIZ Albania, të cilët do të vlerësojnë idetë më të mira për përfshirje në fazën e dytë të programit.

Konkursi është i hapur për të gjithë ata që duan të ndjekin procesin dhe të mbështesin inovatorët e rinj.

Suksese të gjithë të rinjve konkurentë!