Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë
Thirrje për shprehje interesi – Paketa e Maleve
NJOFTIM
Thirrje për shprehje interesi – Paketa e Maleve
Në mbështetje të Ligjit Nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve”, i cili synon të nxisë dhe tërheqë investime për zhvillimin ekonomik dhe turistik në zonat malore me përparësi zhvillimi, Bashkia Mirditë fton të gjithë të interesuarit të shprehin interesin e tyre për përfitim nga kjo paketë.
Projekt-idetë mund të paraqiten: nëpërmjet adresës elektronike info@bashkiamirdite.gov.al ose pranë Zyrës së Informacionit, Bashkia Mirditë, Kati 1.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!
Kryetari i Bashkisë Mirditë pjesë e forumit BE-Shqipëri për qeverisjen vendore.

Më 27 dhe 28 maj 2025, në Bruksel u zhvillua takimi i parë i Komitetit të Përbashkët Konsultativ (JCC) ndërmjet Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të qeverisjes vendore nga Shqipëria.
Në këtë forum ndërinstitucional mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, si pjesë e delegacionit shqiptar të bashkive.
Ndër të tjera u diskutua për:
-Vlerësimin e impaktit të politikave të BE-së në territor,
-Nxitjen e dialogut të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet politike në BE,
-Përfshirjen aktive të bashkive shqiptare në rrjetet evropiane të qeverisjes vendore.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, duke forcuar dialogun mes autoriteteve vendore shqiptare dhe institucioneve evropiane.

Koncerti i T’Shëlbuemit

Në datat 26 dhe 27 maj 2025, qyteti i Rubikut u vesh me atmosferë festive për Festën e T’Shëlbuemit, duke sjellë së bashku komunitetin përmes besimit, muzikës dhe sportit.
Mbrëmja e 26 majit u hap me një koncert emocionues në Qendrën Kulturore “Abat Doçi”, organizuar nga Motrat e Shën Xhovana Antidës me këngëtarët e mirënjohura Marie Lajçaj dhe Fatmira Breçani.
27 maji nisi me ritmin e garës në fushën e sportit, ku u zhvillua ndeshja “Kupa e T’Shëlbuemit” për grupmoshën U-11, me ekipe nga Rubiku, Rrësheni, Porto dhe Lezha ku ekipi i Rubikut doli fitues, duke marrë trofeun e kësaj dite festive.
Pasdite qytetarët u mblodhën në Kishën e T’Shëlbuemit për Meshën e Shenjtë.
Mbrëmja kulmoi me një koncert festiv pranë Kishës, ku Ansambli “Mirdita” dhe Rovena Dilo sollën një performancë plot energji duke mbyllur dy ditë festimesh me emocion dhe krenari.












Njoftim për Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Mirditë, Maj 2025
Ditën e Hënë, datë 02.06.2025, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:

Bashkia Mirditë mirëpret Atasheun Ekonomik dhe Tregtar të Ambasadës Çeke



Më datë 21 maj 2025, në Bashkinë Mirditë mirëpritëm Atasheun Ekonomik dhe Tregtar të Ambasadës Çeke, z. David Černohorský, i shoqëruar nga z. Erion Shehi, Ekspert Ekonomik në Sektorin Komercial të Ambasadës.
Vizita kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe identifikimin e mundësive konkrete për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet sipërmarrjeve të zonës sonë dhe partnerëve të mundshëm çekë.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi mundësinë e aplikimit të Bashkisë Mirditë në grantet e vogla të Ambasadës Çeke, si dhe në fondet e Grupit të Vishegradit, me synimin për të mbështetur projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin lokal dhe ekonomik të komunitetit tonë.
Njoftim për Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Mirditë, Prill 2025
Ditën e Premte, datë 25.04.2025, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:

Dëgjesa publike mbi Planin Vendor të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë




Njoftim !
Bashkia Mirditë fton qytetarët të marrin pjesë në dëgjesën publike mbi Planin Vendor të Veprimit për Efiçencën e Energjisë.
Data:16 Prill 2025
Ora: 10:00
Vendi:Qendra Kulturore e Fëmijëve, Rrëshen
Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për një proces sa më gjithëpërfshirës dhe transparent!


