Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Të Dhënat për Arsimin, Pagat dhe Kualifikimet

Albert Melyshi është Kryetari i Bashkisë Mirditë.

Me vizionin “Për një qeverisje vendore, sa më afër qytetarëve” u  shpall fitues në garën për kryetar të Bashkisë Mirditë, në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Jetshkrimi

Albert Melyshi ka lindur në Malaj-Mirditë me 18.08.1982, dhe banon në qytetin e Rrëshenit.

Ka mbaruar studimet Bachelor për Punë Sociale në vitin 2009, për të vijuar më tej me studimet Master në Shkenca Sociale.

Ka punuar si mësues në gjimnazin e qytetit Rrëshen gjatë viteve 2013-2015.

Ka qenë anëtar i stafit drejtues dhe mësues në Shkollën Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në vitet 2015-2023.

Aktiviteti Politik

Kryetar i Partisë Demokratike, Mirditë Prill-Nëntor 2022

Nënkryetar i Partisë Demokratike Mirditë në vitet 2018-2021.

Kryetar grupseksioni Rrëshen në vitet 2014-2016.

Anëtar i kryesisë së FRPD-së Mirditë në vitin 2011-2013.

Paga e kryetarit
      -Paga bruto……………… 237.000 leke
      -Paga neto………………..   180.309 leke