Ndihma Juridike Falas

Ditën e Premte, datë 24.01.2025, ora 11:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:
Të nderuar qytetarë!
Policia Bashkiake Mirditë do të ketë akses si dhe do të nisë aplikimim e gjobave të unifikuara në sistemin E-Gjoba të Policisë së Shtetit për shkeljet administrative.
Ftojmë të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë dhe të respektojnë, rregullat dhe ligjet në fuqi, për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe zhvillimit të një komuniteti të sigurt e të rregullt.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Të dashur bashkëqytetarë!
Në përmbyllje të vitit 2024, plot sfida për secilin prej nesh si individë dhe komunitet, po pasqyrojmë disa nga arritjet dhe punët e realizuara nga Bashkia Mirditë gjatë këtij viti.
Përmes angazhimit të vazhdueshëm, jemi përpjekur të adresojmë nevojat dhe kërkesat e shumta të qytetarëve, duke u përqendruar në fushën e infrastrukturës, arsimit, çështjeve sociale, mbrojtjes së mjedisit, bujqësisë, zhvillimit të turizmit etj.
Përmirësimi i Infrastrukturës.
– Janë kryer ndërhyrje në përmirësimin e shtresave asfaltike në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Rrëshenit si: Blloku nr 1, Blloku nr.2 + Sheshet dhe Rruga Oazi i Gjelbërt (Unaza Vogël).
– Është ndërtuar mbrojtja lumore nga Përroi Jezull, në fshatin Jezull, si dhe po kryhet asfaltimi i rrugës.
– Janë kryer punime në të gjitha njësitë administrative për mirëmbajtjen e rrugëve duke parë shkallën e dëmtimit të shtresave rrugore dhe emergjencat e krijuara nga shembjet dhe bllokimet si pasoje e reshjeve.
– Janë realizuar rikonstruksione të trotuareve.
– Janë kryer riparime të ndryshme në sistemin e ndriçimit.
– Është projektuar ndërtimi i urave dhe pritave lumore: Ura -Tombino në lagjen Përtenaj, Nj. Adm Rrëshen; Përroi Xhuxhë, Nj.Adm Fan; Përroi Molug, Nj. Adm Rubik;
•Rikonstruksion Ure, Përroi i Jakajve, Nj. Adm Rrëshen;
•Ndërtime për urë bejli në lumin e Urakës, Nj. Adm Kthellë dhe në lumin Fan, Nj. Adm Fan, të cilat janë në proçes vendosjeje.
– Përmirësimi i sinjalistikës rrugore dhe vendosja e tabelave informuese në territorin e Mirditës është në proçes përfundimtar.
– Çezmet e ujit në qytetin e Rrëshenit, pritet të vendosen së shpejti.
Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit dhe jemi në pritje të fillimit të punimeve për:
– Asfaltimin e Bllokut nr.3 Rrëshen.
– Sistemim-Asfaltimin e segmentit të rrugës Reps, Nj. Adm Orosh;
– Riveshje shtresa asfaltike, Blloku Rruga e Dijes + rrugicë, Rrëshen;
– Riveshje shtresa asfaltike në rrugën Lagje e mesme Rubik;
– Riveshje shtresa asfaltike e rrugës rreth pallatit 9-katësh Kullat Jakaj, Rrëshen;
– Rikonstruksion i rrugës rreth pallatit 9-katësh Internacional, Rrëshen;
– Sistemim-Asfaltim i rrugës Ndërfushaz-Ndërfanë.
– Riveshje asfalti në segmentin e rrugës Kodër-Rrëshen.
Kujdesi Social.
Sektori i Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimit Social në bashkëpunim me institucione të tjera si dhe me organizatat partnere: Caritas Dioqezan, Vizion OjF, Qendra Edel, Motrat Vincenciane ju vjen në ndihmë disa familjeve në nevojë në territorin e Mirditës.
Në zbatim të programit “ Sunvencionim i Bonusit të Qirasë, për vitin 2024 janë trajtuar 125 familje me bonus qiraje.
Arsimi.
-Janë furnizuar me pajisje kancelarike të gjitha shkollat në territorin e bashkisë Mirditë.
– Janë vendosur kamera sigurie në të gjitha godinat arsimore në zonat urbane si dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Ndrec Ndue Gjoka” Fan.
– Shpërblim për nxënësit ekselentë të shkollave 9-vjeçare dhe maturantëve.
– Janë rikonstruktuar nyjet sanitare në shkollën 9- vjeçare Reps dhe në shkollën 9 vjeçare Rubik.
– Po ndërtohen dhomat e zhveshjeve për fëmijët që stërviten në fushën e sportit Rubik.
-Është riparuar vazhdimisht sistemi i kaldajave dhe garantuar sigurimi i ngrohjes për shkollat.
Bujqësia.
-Në bashkëpunim me PPNEA dhe shkollat janë mbjellur 1700 fidanë pishe në zonën e Thirrës.
– Janë kryer rikonstruksione dhe shërbime mirëmbajtëse në rezervuaret në territorin e bashkisë Mirditë.
– Eshtë planifikuar rikonstruksioni i shkarkuesit katastrofik të Rezervuarit Malaj 1.
– Janë blerë tuba për vijat vaditëse.
Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi.
-Është blerë një automjet për MZSH.
-Sektori i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në bashkëpunim me Sektorin Pyjor kanë qenë në gatishmëri dhe në përgjigje të gjjthë situatave emergjente ku për vitin 2024 është ndërhyrë në 94 raste, ku shumica e ndërhyrjeve kanë qenë në shuarjen e zjarreve në pyje dhe kullota, aksidente automobilistike.
Turizmi.
– Është bërë e mundur pjesëmarrja e Bashkisë Mirditë në panairin e Turizmit, duke promovuar pasuritë natyrore dhe kulturore të rajonit.
– Janë krijuar 5 paketa turistike dhe prezantuar tek operatorët turistikë.
– Është inauguruar Tranga si destinacion turistik dhe promovuar “Bota e xhupave të zanave të Mirditës”, me mbështetjen e znj. Marianne Graff.
– Është krijuar platforma “Visit-Mirdita” për promovimin dhe zhvillimin e turizmit në rajon.
Bashkia Mirditë ka ndërmarrë një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh, ku vlen të pëmenden: Binjakëzimi me Komunën San Cosmo Albanese dhe dy projekte mjaft të rëndësishme për Mirditën, të financuara nga Bashkimi Europian.
•Projekti EFFORT që synon përmirësimin e efiçencës energjetike të ndërtesave publike duke instaluar pajisje inovative.
•Projekti Mirdita-Junik që synon zhvillimin e turizmit dhe promovimin e trashëgëmisë kulturore.
Megjithatë, Mirdita ka nevojë për shumë më shumë investime për të plotësuar nevojat e qytetarëve dhe për të arritur zhvillimin e duhur.
Do të vazhdojmë të realizojmë projekte dhe të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet, donatorët dhe organizatat joqeveritare për të sjellë përfitime të qëndrueshme për Mirditën.
Faleminderit për mbështetjen tuaj!
Urojmë që Viti i Ri 2025 të jetë një vit sa më i mbarë dhe me sa më shumë përparime për të gjithë ne!
Gëzuar!
Bashkia Mirditë.
Me datë 22 dhjetor 2024, u shënua dita e dytë e vizitës së ndërsjellë të komunitetit Arbëresh në Mirditë, në kuadër të formalizimit të binjakëzimit ndërmjet Bashkisë Mirditë dhe Komunës San Cosmo Albanese, Itali.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm shumë të ftuar dhe miq të Mirditës, përfshirë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Presidentin e Fondacionit Arbëresh, Kryetarin e Komunës së Junikut, Kosovë, Drejtorin e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij Kosovë etj.
Në sheshin “Abat Doçi” Rrëshen u zhvilluan aktivitete të shumta artistike dhe kulturore, ku qytetarë dhe personalite të shumta festuan së bashku me komunitetin arbëresh.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, iu drejtua të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse, duke falenderuar të gjithë partnerët për angazhimin e tyre në realizimin e projekteve të përbashkëta që lidhin tashmë ngushtësisht Mirditën me arbëreshët e Italisë dhe vëllezërit tanë të Kosovës.
Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e këtij binjakëzimi dhe të bashkëpunimeve të rëndësishme siç ështe projekti Mirdita-Junik i mbështetur nga Komisioni Europian dhe që sjellin zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve tona, duke krijuar mundësi të reja për avancimin kulturor, ekonomik dhe social.
Në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit të nënshkruar më 27 shtator 2024 ndërmjet Bashkisë Mirditë dhe Komunës San Cosmo Albanese, përfaqësues të Komunës San Cosmo Albanese, së bashku me Presidentin e Fondacionit Arbëresh, po realizojnë një vizitë zyrtare të ndërsjellë në Mirditë.
Delegacioni, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës San Cosmo Albanese, u prit nga Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, i cili shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për këtë vizitë të rëndësishme, e cila shënon një hap të mëtejshëm në forcimin e lidhjeve mes dy komuniteteve.
Gjatë ditës së parë të vizitës, delegacioni inspektoi disa nga vendet historike dhe kulturore të Mirditës, duke filluar me një vizitë homazh në Kishën e Shën Markut në Fan, ku në vitin 1911, arbëreshi Terenzio Tocci mblodhi prijësit e disa krahinave për të ngritur flamurin kombëtar dhe më pas për të krijuar “Qeverinë e Përkohshme të Kimzës”.
Aktivitetet vazhduan me një vizitë në Kishën e Gëziqit, ku janë zbuluar stema heraldike dhe mbishkrimi epigrafik i Principatës së Arbërit, për të vijuar me Kantinën Arbëri, shembull i zhvillimit ekonomik dhe turistik të rajonit.
Axhenda vijoi në Dioqezën Rrëshen ku u mirëpritëm nga Ipeshkëvi Dom Gjergj Meta, dhe më pas u përmbyll me një atmosferë shpirtërore dhe festive nga Koncerti i Krishtlindjeve të Korit “Voc Luvenum” në Katedralen “Jezusi i Vetmi Shpëtimtar i Botës”, Rrëshen.
Dita e dytë e vizitës do të vijojë me koncertin “Festo n’Mirditë” në sheshin “Abat Doçi” me shumë miq dhe të ftuar ku pritet të na bashkohet dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Ditën e Premte, datë 27.12.2024, ora 10:00 në Bashkinë Mirditë , do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Mirditë me rend dite si më poshtë:
22 dhjetori vazhdoi me aktivitete të jashtëzakonshme që sollën së bashku komunitetin dhe vizitorët për të festuar trashëgiminë kulturore dhe traditat e rajonit tonë.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë Panairin e Artizanëve, të shijojnë një koncert të mrekullueshëm në Sheshin “Abat Doçi”, dhe të eksplorojnë Infokullën, ku u zhvillua edhe një rrjetëzim ndërmjet grupeve të interesit.
Ky aktivitet eshtë pjesë e projektit “Mirdita Junik”,
i cili realizohet ne partneritet me CHwB Kosovë, Komunën Junik, Bashkine Mirdite dhe Qendrën UET.
Për të gjitha subjektet juridike me aktivitet HEC-e dhe subjekteve të nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve dhe nyjeve inerte.
Për të krijuar një atmosferë festive dhe mikëpritëse për qytetarët dhe vizitorët, si dhe për të mbështetur dhe promovuar bizneset vendase dhe artizanët, Bashkia Mirditë shpall ftesë të hapur për paraqitjen e ofertave për ushtrim të aktivitetetit gjatë muajit dhjetor në sheshin “Abat Doçi” Rrëshen, si pjesë e iniciativës “FESTO N’MIRDITË”!
Të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë, mund të paraqesin kërkesën e tyre deri më 05.12.2024.