Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Komuniteti

Njoftim/ Bonusi i Qirasë

Njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar se janë hapur proçedurat e aplikimit për programin: “Subvencionim i Bonusit të Qirasë për vitin 2024”.
Bashkëngjitur gjeni dokumentet që duhet të plotësoni.
Aplikimet bëhen nga data 15 nëntor deri më 20 dhjetor 2023.
Për çdo informacion të mëtejshëm jeni të lutur të drejtoheni pranë zyrave të Bashkisë Mirditë.

Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon të rekrutojë kandidatë për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon të rekrutojë kandidatë për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kriteret për ushtarë/detarë aktivë:
– Të jetë shtetas shqiptar
– Mosha e rekrutimit është 18 vjeç – 27 vjeç.
– Të ketë kryer arsimin, minimumi 9 vjeçar brenda ose jashtë vendit.

Dokumentacioni që do të paraqesin kandidatët:
– Kërkesë me shkrim;
– Fotokopjen e kartës së identitetit;
– Formular i vetëdeklarimit;
– Dy fotografi të përmasave 4×6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9×12cm;
– Fotokopje të noterizuar të çertifikatës së arsimit 9- vjeçar/ diplomës së arsimit të mesëm/ universitetit;
-Diplomë, dëshmi apo çertifikatë për aftësinë profesionale (nëse ka), të noterizuara;
-Dokument i qendrës shëndetësore të lëshuar nga mjeku i familjes;
-Ekzaminimet mjekësore për agjentët infektivë (Hepatit B, Hepatit C, Sifiliz etj.), grupin e gjakut të lëshuar nga drejtoritë e shendetit publik ose laborator mjekësor të licensuar për këto analiza;
– Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti.

Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtarë / detarë aktivë do të aplikojnë: online nëpërmjet portalit e- Albania në shërbimin ” Aplikim për rekrutimin e Forcave të Armatosura”, në postë, në seksionet e rekrutimit në qarqe, si dhe në QPR.
Afati për regjistrim është deri me datë 09.01.2024