Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mbledhja e Komisionit Vendor per Planifikimin e Perballimin e Mbrojtjes Civile për Periudhën Dimërore 2023- 2024.

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Komisionit Vendor për Planifikimin dhe Përballimin e Mbrojtjes Civile për periudhën dimërore 2023- 2024 në territorin e Bashkisë Mirditë.
Të pranishëm në këtë takim ishin: Prefekti i Qarkut Lezhë Z.Gjergj Prendi, Drejtori i Qendrës së Mbrojtjes Civile për Qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë Z. Besnik Hysaj, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, N/Prefekti Mirditë Znj. Marie Doda si dhe anëtarët e komisionit vendor.

Mbledhja u kryesua nga Kryetari i Bashkisë Mirditë Z. Albert Melyshi ku përshëndeti të pranishmit dhe kërkoi që të jemi në lartësinë e duhur për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të përballuar problematikat dhe emergjencat që mund të shfaqen gjatë stinës së dimrit.

U diskutuan problematikat e identifikuara në të gjitha njësitë administrative si dhe:
– Masat e marra për monitorimin e zbatimit të përpiktë të regjimit të punës në rezervuarë( hapja, mbyllja, niveli i ujërave, gjendja e siguria e shkarkuesve katastrofikë dhe e digave).
– Masat e marra për mbulimin me shërbim shëndetësor dhe për furnizimin e sigurimin e rezervave dimërore në medikamente mjekësore për zonat që bllokohen nga dëbora.
-Masat e marra për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes për sigurimin e furnizimit normal të popullatës me energji elektrike sidomos të zonave e fshatrave që bllokohen nga dëbora.
– Masat e marra për mbajtjen në gatishmëri të rrjetit rrugor dhe për hapjen e rrugëve që bllokohen nga bora e akulli.

Prefekti i Qarkut Lezhë Z. Gjergj Prendi ju bëri thirrje të gjithë anëtarëve të komisionit që ndërhyrja të jetë sa më e shpejtë në operacione dhe të ketë bashkëpunim dhe koordinim mes strukturave.

 

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.