Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Mirë Se Vini Në Faqen Zyrtare të Bashkisë Mirditë

FTESË PËR PJESËMARRJE NË DITËN E HAPUR/SESIONIN INFORMUES DHE TRAJNIMIN MBI MENAXHIMIN E PROJEKTEVE NË KUADËR TË THIRRJES SË PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË MIRDITË.

Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me programin ReLOaD3 në Shqipëri, ka shpallur më 5 Dhjetor 2025 Thirrjen e Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile, e cila është e hapur deri më 20 Janar 2026.
Me qëllim mbështetjen e OShC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, programi ReLOaD3 do të organizojë një ditë të hapur/sesion informimi si dhe një trajnim mbi ciklin e menaxhimit të projekteve për organizatat e shoqërisë civile në Mirditë.
 1. Dita e Hapur /Sesioni Informues
15 Dhjetor 2025
Salla e Këshillit Bashkiak Mirditë
2. Trajnimi “Cikli i Menaxhimit të Projekteve”
15–16 Dhjetor 2025
 Salla e Këshillit Bashkiak Mirditë
Në këto aktivitete ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në Thirrje.

 

Programi i Punëve Publike në Komunitet

Programi i punëve publike në komunitet po zbatohet për të dytin vit radhazi nga Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, dega Mirditë.

Ky program është shndërruar tashmë në një mundësi konkrete punësimi dhe integrimi për punëkërkuesit afatgjatë.

Gjatë takimit të zhvilluar me Kryetarin e Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, Drejtorin Rajonal të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Lezhë, z. Agostin Marku, si dhe Përgjegjësin e Zyrës Vendore të Punësimit Mirditë, z. Dritan Pepkolaj, u prezantuan 12 pjesëmarrësit e rinj të programit.

Ata do të angazhohen me kohë të pjesshme në shërbimet publike të bashkisë dhe njëkohësisht do të përfitojnë trajnime që synojnë rritjen e kompetencave të tyre individuale dhe profesionale.

Projekti Effort

Më datë 25 Nëntor 2025 u zhvillua vizita monitoruese nga Delegacioni Evropian në Tiranë, JTS, SASPAK dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë për ecurinë e zbatimit të projektit EFFORT të financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit IPA II Shqipëri-Kosovë.

Projekti EFFORT realizohet nga Bashkia Mirditë, Komuna Junik dhe Co-Plan dhe ka për qëllim të përmirësojë efiçencën e energjisë në Bashkinë Mirditë dhe në Komunën Junik/Kosovë.

Ndërhyrjet kryesore të projektit EFFORT synojnë:

  • Vlerësimin dhe auditimin energjitik në 10 objekte (7 në Mirditë, 3 në Junik).
  • Pajisjen me panele fotovoltaike të ndërtesave publike në minimumi 10 objekte (7 në Mirditë, 3 në Junik)
  • Termoizolimin e një ndërtese publike dhe vendosjen e një pompe termike në një shkollë në Mirditë.
  • Sistemin e ngrohjes termike efiçente në një ndërtesë publike në Junik.
  • Hartimin dhe Miratimin e Planit të Efiçencës së Energjisë për Mirditën dhe Junikun.
  • Trajnimin e stafeve të dy njësive lokale për efiçencën e energjisë.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar:

  • Matja e efiçencës së energjisë në objektet publike të Bashkisë Mirditë dhe Komunës Junik.
    Gjatë këtij procesi është vlerësuar gjendja e objekteve për sa i përket sistemeve energjitike dhe nevojave për ndërhyrje në funksion të efiçencës së energjisë bazuar në standardet ligjore.
    Bazuar në gjetjet e auditimit, janë kryer analizat mbi të cilat është hartuar detyra e projektimit për vendosjen e paneleve dhe projekti i zbatimit për termoizolimin e Infokullës.
  •  Hartimi i Planit të Efiçencës së Energjisë për Bashkinë Mirditë dhe Komunën Junik, i cili përcakton hapat që duhet ndjekur për të pasur një eifçencë sa më të lartë energjitike dhe kosto më të ulët për njësitë lokale Mirditë dhe Junik.
  •  Janë hapur procedurat për projektimin e vendosjes së paneleve diellore dhe termoizolimin e një objekti.

Pas vlerësimit të auditit energjitik dhe analizës së gjetjeve, në Mirditë projekti është në fazën e prokurimeve për:
* Projektimin dhe mbikqyrjen e vendosjes së paneleve diellore.
* Termoizolimin e Infokullës.

Njoftim

Të mërkurën, më 10 dhjetor, në orën 10:00, në hollin e Bashkisë Mirditë do të hapet ekspozita “Abati i Mirditës Prend Doçi”.

Kjo ekspozitë organizohet në kuadër të nismës së Bashkisë Mirditë në bashkëpunim me Unionin Mirdita për vendosjen e shtatores së Abat Prend Doçit në sheshin “Abat Doçi” në Rrëshen.

Gjatë ekspozitës do të prezantohen edhe dy bocete, të cilat paraqesin konceptet fillestare të shtatores.

Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë.

Thirrje për Aplikime – Bashkia Mirditë në Partneritet me Programin ReLOaD3

Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me Programin ReLOaD3, shpall Thirrjen e Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) që të dorëzojnë projekt-propozime në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Mirditë.

Qëllimi i Programit ReLOaD3 është forcimi i bashkëpunimit mes qeverisjes vendore dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur transparencën, pjesëmarrjen qytetare dhe një mjedis më të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile.

Prioritetet e thirrjes janë:

1. Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe identiteti lokal  

1.1 Promovimi i pikave turistike në zona të ndryshme të bashkisë Mirditё, trashëgimisë historike e kulturore të Mirditës, përfshirë figurat, traditat, arkitekturёn, artizanatin, kulinarinë dhe veshjet popullore.

1.2 Hartimi i dokumentave strategjike dhe nisma pёr zhvillimin e turizmit nё Bashkinё Mirditё, interpretimin e monumenteve, dhe përfshirjen e brezit të ri në ruajtjen e identitetit lokal.

1.3 Krijimi i hapësirave të reja muzeale dhe shërbimeve të reja për zhvillimin e potencialve turistike e kulturore dhe informimin mbi to.

2. Mbrojtja e Mjedisit 

2.1 Ndërgjegjësim i komunitetit mbi mbrojtjen e mjedisit, parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve në territorin e Bashkisë, nëpërmjet pilotimit të modeleve

3. Rinia 

3.1 Nxitja e pjesëmarrjes aktive së të rinjve, me fokus të rinjtë që jetojnë në Njësitë Administrative.

3.2  Strategji lokale pёr rininё, module trajnimi dhe materiale shtesë mbi fusha të ndryshme me interes për rininë.

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lekë deri 2.500.000 Lekë.

Kohëzgjatja e projektit: 6 – 10 muaj

Afati për dorëzimin e aplikimeve

09 dhjetor 202520 Janar 2026.

Për më shumë informacion dhe për të tërhequr dokumentacionin e aplikimit, kontaktoni në:

Email: info@bashkiamirdite.gov.al

Adresa: Bashkia Mirditë, Zyra e  Pritjes së QytetarëveSheshi “Abat Doçi” Rrëshen.

Vizitoni faqen tonë për detaje të tjera: www.bashkiamirdite.gov.al

 

Ndezja e Dritave të Pemës së Krishtlindjes

Ndërsa përgatitemi për periudhën më të bukur të vitit, më datë 6 dhjetor, ora 18:20, ju ftojmë të mblidhemi së bashku në sheshin “Abat Doci”, për të ndezur dritat e Pemës së Krishtlindjes dhe për të hapur atmosferën magjike të festave.

Ju mirëpresim!

Një aktivitet i veçantë u zhvillua në Bashkinë Mirditë, duke bashkuar artistët e vegjël – instrumentistët, valltarët, këngëtarët – mësuesit e tyre, si dhe brezat e kaluar të QKF-së.

Fëmijët e artistët e vegjël janë ata që gjallërojnë çdo rast feste dhe gëzimi në Mirditë, duke na bërë të gjithëve krenar për talentin dhe energjinë e tyre.

Në shenjë vlerësimi për përkushtimin e tyre ndaj mësimdhënies dhe vazhdimësisë së trashëgëmisë sonë artistike, kryetari i Bashkisë Mirditë ndau certifikata mirënjohjeje për:
Z. Kol Picaku, Z. Fran Gjergji, Z. Ilirjan Simoni dhe Z. Angjelo Gjoka, si dhe për të gjithë artistët pjesëmarrës.

Aktiviteti u mbyll me një performancë të fëmijëve në çifteli duke shfaqur pasionin për muzikën tonë tradicionale.

Kardinali Ernest Simoni Troshani në Mirditë

Më 20 nëntor 2025, Kardinali Ernest Simoni Troshani vizitoi Katedralen “Jezusi i Vetmi Shpëtimtar i Botës” në Rrëshen, ku kremtoi Meshën e Shenjtë për komunitetin e Mirditës.

Kardinali Simoni, i lindur në vitin 1928 në Troshan të Lezhës, ka kaluar 28 vite burg dhe punë të detyruar gjatë regjimit komunist.

Pas viteve ’90, ai vijoi shërbimin meshtar dhe në vitin 2016 u nderua me titullin Kardinal nga Papa Françesku.

Prania e tij në Rrëshen përbën një kujtesë të gjallë të forcës së shpirtit njerëzor, të qëndresës dhe besimit të palëkundur.

Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, i dorëzoi Kardinalit Ernest Simoni Troshani, një mirënjohje në emër të Bashkisë Mirditë, në nder të kontributit të tij të jashtëzakonshëm.