Mbledhja e Komisionit Vendor për planifikimin e përballimin e e Mbrojtjes Civile për periudhën dimërore 2024-2025
Me datë 19.11.2024 në Bashkinë Mirditë u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile, ku u diskutua mbi masat për përballimin e mbrojtjes civile për periudhën dimërore (Nëntor 2024 – Mars 2025).
Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin dhe Drejtori i AKMC-së për rajonin e Veriut, z. Besnik Hysaj dhe Prefekti i Qarkut Lezhë, z. Gjergj Prendi.
Kryetari i Bashkisë Mirditë falenderoi strukturat e mbrojtjes civile për angazhimin e tyre gjatë sezonit të verës dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të koordinuar për të siguruar një përgatitje të plotë dhe efikase për sezonin dimëror.
Në këtë kuadër, u diskutuan disa pika kryesore të masave për përballimin e situatave emergjente:
1. Shkëmbimin e informacionit për përballimin e situatave emergjente.
2. Sigurimi i furnizimit të vazhdueshëm me energji elektrike, ujë të pijshëm, artikuj jetësorë dhe burime njerëzore për zonat në rrezik.
3. Përgatitja e strukturave operative për ndërhyrje të specializuara në kërkim-shpëtim dhe organizimi i bashkëveprimit me aktorët e tjerë.
4. Monitorimi i zonave të rrezikshme dhe përballimi i situatave të mundshme si bllokimi i rrugëve dhe rrëshqitja e tokës.
5. Mbajtja nën monitorim e rezervuareve për parandalimin e emergjencave dhe informimin e hershëm të popullsisë.
6. Korrespondencë të vazhdueshme me Komisionin e Mbrojtjes Civile në shkallë Qarku për pasqyrimin e situatave dhe zgjidhjen e problematikave.
0 Comments