“Dita e Evropës”
-Dita e Evropës,
9 maji, kjo datë historike që shënjoi një pikë kthese në paqen, solidaritetin dhe unitetin e Evropës na gjeti së bashku në Bashkinë Mirditë në një tryezë të rrumbullakët me të rinjtë e qytetit te Rrëshenit në një debat konstruktiv . Me keta të rinj që aspirojnë dhe besojnë fort që nesër do të jemi qytetarët e një Evrope më të madhe më të sigurt dhe të bashkuar. Debati konstruktiv u zhvillua mes dy grupeve “pro dhe kundër ” me të rinjtë nga ” Klubi i Debatit ” i gjimnazit të Rrëshenit . Fjala përshëndetëse u mbajt nga nënkryetarja e Bashkisë Mirditë zn.Vitore Gjini e cila falenderoi pjesëmarrësit në këtë aktivitet dhe theksoi që vlerat evropiane mishërohen më së miri me angazhimin e të rinjve për një shoqëri demokratike.Dy ishin temat kryesore të debatit :
-Euroskepticizmi lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE në këndvështrimin politik, ekonomik dhe social.
-Përfshirja e të rinjve në procesin e vendimmarrjes vendore.
Të rinj, energjikë, të përgatitur dhe plot vizion paraqiten opinione dhe argumente bindëse mbi sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe treguan një interes të lartë mbi pjesëmarrjen në procesin e vendimmarrjes vendore .
Me gjithë argumentet pro dhe kundër ky debat na tregoi dhe një here rëndësinë jetike që ka për Shqipërinë dhe të rinjtë e këtij vendi anëtarësimi në familjen e madhe Evropiane.
0 Comments