Mbledhja e Komisionit Vendor për Planifikimin e Përballimin e Mbrojtjes Civile për Parandalimin e Shuarjen e Zjarreve për vitin 2023
Ditën e sotme, datë 19.07.2023 u zhvillua mbledhja e Komisionit Vendor për Planifikimin dhe Përballimin e Emergjencave Civile në Bashkinë Mirditë.
Të pranishëm në mbledhje ishin: Prefekti i Qarkut Lezhë Z. Gjergj Prendi, Nënprefekte/ Mirditë Znj. Marie Doda, Shefi i Komisariatit Mirditë Z. Paulin Çupi si dhe të gjithë anëtarët e Komisionit Vendor të Mbrojtjes Civile të Bashkisë Mirditë.
Mbledhja u hap nga kryetari i Bashkisë Mirditë, i cili përshëndeti të pranishmit si dhe kërkoj gatishmëri, koordinim dhe bashkëpunim për të përballuar me sukses çdo emergjencë civile që mund të shfaqet.
Çështjet kryesore të rendit të ditës ishin:
1- Miratimi i planit të veprimit të forcave pjesëmarrëse për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në territorin e bashkisë.
2- Masat e marra nga Komisariati i Policisë për parandalimin e kultivimit të lendëve narkotike.
3- Masat e marra nga shërbimi i MZSH për parandalimin e shuarjen e zjarreve.
4- Masat e marra dhe ngritja e njësive vullnetare për parandalimin e shuarjen e zjarreve nga sektori i shërbimit pyjor.
5- Njohja me urdhrin e kryetarit të bashkisë për caktimin e drejtuesit të operacionit për shuarjen e zjarreve në territorin e bashkisë.
6- Njohja me skemën e lajmërimit në rastet e rënies së zjarreve.