Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, dedikuar pasurimit të Muzeut Historik të Mirditës.
Në ambjentet e Muzeut Historik të Mirditës është organizuar një event i vecantë kushtuar “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”.
Ky institucion i trashëgimisë kulturore i është nënshtruar një ndërhyrje restauruese ku është dyfishuar sipërfaqja e pavioneve muzeale, por akoma nuk ka ndërhyrje në plotësimin e mozaikut muzeal për ta bërë atë të vizitueshëm.
Ky takim pati si objektiv rritjen e sensibilizimit për ta rijetëzuar Muzeun edhe nga ana ekspozuese e artefakteve, tabeleve shpjeguese etj.
Në hollin e Muzeut dhe në një prej pavioneve, që do sjellë historinë kishtare të Mirditës, u organizuan disa mini-eksponate artefaktesh të kohëve dhe epokave të ndryshme si dhe ekspozita e Abatit të Përndritur, Rilindasit të madh të Kombit, Prend Doci, i cili përmes “Shoqërisë Bashkimi” krijoi dhe drejtoi si dhe përhapi fuqishëm gjuhën shqipe nëpërmjet shtypit të shkruar dhe botimit të librave nga fushat e ndryshme në alfabetin latin, veprime atdhetare të cilat shërbyen si parapërgatitje për shpalljen e Pavarësisë se vendit tonë ne vitin 1912.
Më pas u organizua një takim me studiues, historianë, mësues e të rinj, të cilët fillimisht i përshëndeti kryebashkiaku z. Melyshi, i cili në fjalën e tij foli për rëndësinë që ka rijetëzimi i këtij Muzeu si pike referimi për historinë e trevës sonë dhe si një atraksion i rëndësishëm trashëgimor dhe turistik, rijetëzim që do të bëhet përmes një bordi specialistësh të fushës.
Ai u shpreh se shtatori është muaji kur të gjithë kujtojmë Ditët Evropiane të Trashëgimisë dhe 29 Shtatorin, “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë”, të shpallur në vitin 2003, ku të gjitha vlerat e prekshme dhe të paprekshme bëhen një së bashku me ata që i krijuan dhe i ruajtën ato për t’ua kaluar brezave si dëshmi të identitetit tonë kulturor dhe evropian.
Më tej ai theksoi faktin se Mirdita ka një pasuri të vyer kulturore e cila në qoftë se nuk perpiqemi për ta ruajtur do të na humbasë. Ai ftoi të gjithë kontributorët e muzealizimit për të dhënë kontributin e tyre në rikonceptimin e përmbajtjes shkencore të Muzeut për ta kthyer në një muze dinjitoz me të gjithë trashëgiminë që ne na bën krenar, si dhe bëri thirrje ndaj çdo qytetari që në shtëpitë e tij ka objekte që dëshmojnë historinë, traditën dhe kulturën tonë të mund t’ia dhurojë këtij Muzeu.
Historiani i njohur z. Gjet Ndoj tha se Mirdita percjellë që nga Parailirët, Ilirët, Arbërit e deri më sot, në mënyrën më te qartë autentike e të papërzierë me mbivendosjet kulturore që sollën stuhitë barbare në kohë të ndryshme në ARBËRI. Dëshmitë janë të larmishme si: gjetje arkeologjike; objekte, pasuri e jashtëzakonshme etnografike; folklor si askund tjetër; apo dhe dokumente arkivore, që vërtetojnë dhe bindin çdo shqiptar e të huaj se: NGA MIRDITA KUNDROHET ARBËRIA DHE ILIRIA.
Këtu ka prezencë të larmishme të objekteve të Trashëgimisë Kulturore të vendit. Pjesëmarrja dhe premtimi i Kryetarit të Bashkisë Mirditë z Albert Melyshi, është mjaft shpresëdhënës për ngritjen ndër të tjera edhe të Muzeut Historik dhe Etnografik të Mirditës tonë.
Eventi u gërshëtua edhe me disa pjesë artistike që lidhen më folklorin e pasur por dhe demostrimin e zejeve të ndryshme. Një pjesë me lahutë nga bardi D. Përdoda, fabula e Moknës e kënduar nga artistja e Ansamblit Mirdita P. Beleshi si dhe disa pjesë artistike me fëmijët e QKF-Mirditë nën drejtimin e mjeshtrit Kol Picaku dhe muzikantit të ri A. Gjoka e bënë aktivitetin më tërheqës.
Artistët e “Tek Bunkeri” demostruan punimet e projektit që po zbatohet në Mirditë kryesisht për ish-burgun politik të Spacit, duke bërë pjesë aktive të rinjtë në punimet e ndryshme si në qeramikë, përmes të cilave mund të sillen dhe artefakte të modeluara si makete etj.
Zejtarja D. Fizi solli dëshmi autentike nga veshjet e Mirditës në mbi 100 vite. Drejtuese e grupit të duarve të shkathëta në QKF, z. M Shtjefanaku solli një ekspozitë të shkurtër nga punimet e fëmijëve të talentuar dhe mundësitë që kanë ata për të punuar në modele që do u duhen pavioneve të ndryshme të këtij Muzeu.
Eventi është moderuar nga z. Gj. Marku përmes një regjisure të integruar që i shërbente misionit të kësaj dite “Të pasurojmë Muzeun Historik të Mirditës
0 Comments