KONSULTIMET PUBLIKE
Mbështetur në ligjin 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore, në ligjin nr. 9936 date 26.06.2020 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, në ligjin nr.68/2017 Për financat e Vetëqeverisjes Vendore, Udhëzimin Nr. 9 date 20.07.2018 Për Procedurat Standarte të Zbatimit të Buxhetit, si dhe në Urdhërin Nr. 361 dt. 19.10.2023 të Kryetarit të Bashkisë Mirditë “Për Ngritjen e Komisionit Për Konsultimet Publike ”
Në kuadër të hartimit të paketës fiskale dhe buxhetit vendor për vitin 2024, Bashkia Mirditë do të fillojë diskutimet dhe konsultimet publike në të gjitha Njësitë Administrative.
Bashkia Mirditë fton të gjithë qytetarët për të marrë pjesë dhe shprehur mendimet e tyre.
Konsultimet publike do të zhvillohen nga të gjitha drejtoritë dhe agjencitë e Bashkisë Mirditë sipas grafikut të mëposhtëm.
0 Comments